Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intrigat e Luftës së Ftohtë:Historia e vërtetë e “Urës së Spiunëve

2015/11/24 at 10:20 AM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Intrigat e Luftës së Ftohtë:Historia e vërtetë e “Urës së Spiunëve

Teksa rregjizori Stiven Spielberg ka realizuar së fundmi filmin “Ura e spiunëve”, me protagonist kryesor aktorin Tom Henks, le t’i hedhim një vështrim ngjarjeve emocionuese të jetës reale, dhe personazheve që e frymëzuan filmin.


Nga Sara Kettler
“Smithsonian”

Filmi i ri i Stiven Spielberg “Ura e Spiunëve”, dramatizon një shkëmbim të pabesueshëm spiunësh, që u zhvillua në kulmin e Luftës së Ftohtë. Protagonisti kryesor, avokati Xhejms Donovan i luajtur nga Tom Henks, mbrojti një operativ rus të arrestuar në SHBA me akuzën e spiunazhit, dhe negocoi shkëmbimin e tij me një pilot amerikan që mbahej i burgosur nga Bashkimi Sovjetik. Në vitin 1964, Donovan botoi një biografi mbi përvojat e tij të paharrueshme të titulluar “Të huajt mbi një urë”, që është ripublikuar kohët e fundit. Këtu po paraqesim një vështrim, mbi disa nga ngjarjet e jetës reale dhe njerëzit që e frymëzuan filmin:
Arrestimi i një spiuni rus
Në vitin 1948, një agjent i mirë-trajnuar i inteligjencës sovjetike, mbërriti në Shtetet e Bashkuara. Duke përdorur pseudonimin Emil Goldfus, ai ngriti në Bruklin një studio në cilsinë e një artisti. Ndërsa emri i tij i vërtetë ishte Uilliam Fisher, do të bëhet më i njohur si Rudolf Abel. Në vitin 1952, Abel pati fatin e keq t’i caktohet të punojë me një nëpunës të paaftë:Reino Hajhanen. Pas disa vitesh abuzimi me alkoolin, dhe pa arritur të mbledhë asnjë informacion me rëndësi, Hajhanenit iu kërkua të rrikthehej në Bashkimin Sovjetik.
Nga frika e dënimit për shkak të punës së tij të dobët, ai kërkoi azil në ambasadën e SHBA-së në Paris, në maj të vitit 1957. Abel kishte bërë dikur gabim, kur e kishte ftuar Hajhanen në studion e tij. Pas dezertimit, ky i fundit qe në gjendje t’i tregonte FBI-së se ku ta gjente eprorin e tij. Në 21 qershor, 1957, Abeli u arrestua në një dhomë hoteli në Nju Jork.
Xhejms Donovan caktohet avokati mbrojtës
Pas refuzimit për të bashkëpunuar me qeverinë e SHBA-së, Abel u akuzua për spiunazh. Tashmë ai kishte nevojë urgjente për një avokat. Mbrojtja e një spiuni të dyshuar sovjetik, nuk ishte një detyrë e lakmuar pas asaj që ndodhi në Amerikë gjatë viteve ‘50 ne kohën e senatorit Mekarthi.
Por Shoqata e Avokatëve në Bruklin, njihte vetëm një njeri të gatshëm për këtë çështje:Xhejms B. Donovan. Ky kishte qenë një avokat i siguracioneve, por kishte punuar edhe për Zyrën e Shërbimeve Strategjike (paraardhësja e CIA-s) gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai gjithashtu kishte shërbyer edhe si prokuror i asociuar në në gjyqin e Nurembergut ndaj krerëve nazistë.
Më e rëndësishmja, ai besonte se të gjithë – madje edhe një spiun i dyshuar – meriton një mbrojtje të fuqishme, ndaj dhe e pranoi detyrën. (Edhe pse Donovan dhe familja e tij përjetuan disa kritika, duke përfshirë letra plotë zemëratë dhe telefonata në mes të natës, angazhimi e tij për të respektuar të drejtat e Abelit kryesisht u respektua).
Gjyqi
Donovan, i mbështetur nga dy avokatë të tjerë, u përgatit për të marrë pjesë në gjyqin kundër Abelit, që filloi në tetor të vitit 1957. Abel u përball me 3 akuza:1) konspiracion për të transmetuar të dhëna ushtarake dhe bërthamore Bashkimit Sovjetik; 2) konspiracion për t’i mbledhur këto informacione; 3) dhe të qenit në Shtetet e Bashkuara, pa u regjistruar si një agjent i huaj.
Provat kundër Abelit, u gjetën në dhomën e tij të hotelit dhe studio dhe përfshinin radiot me valë të shkurtra, harta të zonave të mbrojtjes të SHBA-së, dhe mjete transporti për maskim (si një furçë rroje, mansheta dhe një laps). Një tjetër provë ishte një monedhë e modifikuar, që Hajhanen e kishte humbur menjëherë pas mbërritjes së tij në Nju Jork. (Në vitin 1953, një gazetashitës kishte gjetur një mikrofilm që ishte fshehur në këtë monedhë).
Pavarësisht përpjekjeve të Donovan për t’u shpjeguar, apo minimizuar rëndësinë e këtyre provave – ai përmendi faktin se në shumë numra magjike përdoren monedha të gërryera nga brenda – dhe një përpjekje për të diskredituar Hajhanen, Abel u dënua për të treja akuza në 25 tetor 1957.
Burg apo dënim me vdekje?
Pas dënimit të tij, Abeli u përball me rrezikun për t’u ndëshkuar më shumë sesa me burg:vjedhja dhe transmetimi i të dhënave strategjike ndaj një vend të huaj, rrezikonte dënimin me vdekje. Donovan po luftonte tashmë për jetën e klientit të tij. Fatmirësisht, avokati abstragoi në mëyrë të mjaftueshme, për të argumentuar se ky person mund të përdorej në të ardhmen për ndonjë shkëmbim të burgosurish:
”Është e mundur që në të ardhmen e parashikueshme, një amerikan i rangjeve të ngjashme të kapet nga Rusia sovjetike ose ndonjë aleate e saj, ndërsa shkëmbimi i të burgosurve nëpërmjet kanaleve diplomatike, mund të konsiderohet në interesin më të mirë kombëtar të Shteteve të Bashkuara”. Donovan e fitoi këtë betejë, dhe në 15 nëntor, 1957, gjykatësi Mortimer Bajers e dënoi Abelin me 30 vjet burg dhe jo me vdekje
Apeli në Gjykatën Supreme
Ndërsa Abeli shkoi në burg, Donovan vazhdoi të punojë në emër të klientit të tij. Abel ishte arrestuar dhe mbajtur nga zyrtarët e Shërbimit të Emigracionit dhe Natyralizimit, por agjentët e FBI e kishin pyetur dhe kontrolluar dhomën e hotelit, pa patur një mandat për këtë. Donovan besonte se ky akt ishte një shkelje e Amendamentit të Katërt kundër kontrollit dhe konfiskimit të paarsyeshëm, ndërsa parashtroi një ankesë mbi këtë çështje. Edhe pse Abeli ishte një shtetas i huaj, Donovan – dhe gjykatat – besonin se ai e meritonte një mbrojtje të plotë kushtetuese, dhe përfundimisht Gjykata e Lartë ra dakord për ta shqyrtuar çështjen. Por në 28 mars të vitit 1960, Gjykata vendosi 5 me 4 kundër Abelit.
Kapja e një piloti amerikan
Pasi ankesa e tij dështoi, dukej se Abeli do të kalonte dekada në burg. Por piloti amerikan Frencis Geri Pauers, u rrëzua me avionin e tij mbi Bashkimin Sovjetik në 1 maj 1960. Ai po fluturonte me një avion spiun U-2, ndërsa zyrtarët sovjetikë e akuzuan për spiunazh, duke e dënuar me 10-vjet burg.
Kur Pauers u kap, qarkulluan zëra se mund të shkëmbehej me Abelin.
Oliver Pauers, babai i pilotit, madje i shkroi Abelit për këtë çështje. Në vitin 1961, Donovan mori një letër nga Gjermania Lindore – e dërguar me mbikëqyrjen e KGB-së – duke konfirmuar interesin për arritjen e një marrëveshje të tillë. Qeveria e SHBA ishte gjithashtu e gatshme të hiqte dorë nga Abeli për Pauersin. Megjithatë, ajo kishte nevojë për dikë që të përpunonte detajet e këtij pakti.
Një udhëtim i rrezikshëm
Donovanit iu kërkua të negocionte shkëmbimin. Zyrtarë të qeverisë i thanë se lirimi i Pauers ishte prioritet, por kishte edhe dy studentë amerikanë që mbaheshin prapa Perdes së Hekurt:Frederik Prior u përball me gjyqin në Gjermaninë Lindore për spiunazh, dhe Marvin Makinen u kap në Rusi, duke fotografuar instalimet ushtarake sovjetike.
Donovanit iu tha gjithashtu se nuk do të punonte në cilësitë e tij zyrtare – nëse diçka shkonte keq gjatë negociatave në Berlinin Lindor, ai duhej t’ia dilte vetë. Megjithatë, ai vendosi të luajë shanset e tij. Pa i thënë askujt – madje edhe familjes së tij – se ku po shkonte realisht, Donovan udhëtoi për në Evropë në fund të janarit 1962.
Negociatat
Pas mbërritjes në Berlinin Perëndimor, Donovan kreu disa udhëtime në Berlinin Lindor. Ai u përball në disa raste me një tufë rojesh në kufi të qytetit të ndarë, si dhe hasi një bandë rrugësh. Megjithatë, ishin negociatat – gjatë së cilave ai duhej të merrej si me përfaqësuesit sovjetikë dhe ata të Gjermanisë Lindore – aspekti më frustrues.
Në pikën të më ulët të bisedimeve, avokati i Gjermanisë Lindore Volfgang Vogel paraqiti një ofertë për të shkëmbyer Prior me Abelit, por pa lirimin e Pauers apo Mäkinen. Pastaj zyrtari sovjetik Ivan Shiskin i tha Donovanit, se Mäkinen do të lirohej në vend të Pauers.
Asnjëra nga ofertat nuk e ishte e pranueshme për SHBA-në, dhe Donovan kërcënoi të ndërpresë negociatat. Përfundimisht u ra dakord që Prior të lirohej më vete, çka do të pasohej menjëherë nga një shkëmbim mes Pauersit dhe Abelit. (Lirimi i Mäkinen do të ndodhë në vitin 1963).
Shkëmbimi
Në 10 shkurt 1962, Donovan, Abel dhe të tjerë mbërritën në Urën e Glienickes, e cila lidhte Gjermanisë Lindore dhe atë Perëndimore. Amerikanët dhe sovjetikët u takuan në qendër të urës në orën 8.20 të mëngjesit, por duhej të prisnin më parë konfirmimin e lirimit të Prior për të përfunduar shkëmbimin. Në orën 8.45 amerikanët më në fund mësuan se Prior ishte dorëzuar, në vendkalimin kufitar Sharli midis Berlinit Perëndimor dhe atij Lindor. Abel dhe Pauers u shkëmbyen zyrtarisht në orën 8.52 të mëngjesit.
(Për analiza, komente, reportazhe nga bota, vizitoni www.bota.al}



Ju sugjerojmë

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
Aktualitet

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

14 Maj, 2025 8:20 pm
Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
Politikë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

14 Maj, 2025 7:55 pm
Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
Politikë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

14 Maj, 2025 7:46 pm
Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
Politikë

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

14 Maj, 2025 7:37 pm
Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!
Kryesore

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!

14 Maj, 2025 7:30 pm
PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
Kryesore

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

14 Maj, 2025 7:18 pm
Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
Politikë

Votat nga Greqia, PD apelon vendimin e KAS

14 Maj, 2025 7:02 pm
‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
kulture

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

14 Maj, 2025 6:53 pm
Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
Rajoni

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

14 Maj, 2025 6:26 pm
Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
Politikë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

14 Maj, 2025 6:20 pm
Para
Pacientët u përzunë për mungesë uji, Beqaj: S’kemi probleme

Pacientët u përzunë për mungesë uji, Beqaj: S’kemi probleme

Helmut Schmidt, njeriu qe mposhti terrorizmin e kuq!

Helmut Schmidt, njeriu qe mposhti terrorizmin e kuq!

Sot në Opinion. Cili është ministri më i mirë?

Sot në Opinion. Cili është ministri më i mirë?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
14 Maj, 2025

Të premten, më 16 maj, në Tiranë do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, i cili do të bëjë...

Lexo më shumë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur pasditen e sotme nga sheshi 'Skënderbej' fjalimin falenderuespër fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. Ndër...

Lexo më shumë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
14 Maj, 2025

Në fjalimin e falënderimit pas fitores së zgjedhjeve të 11 Majit, Rama nuk harroi pa përmendur edhe partitë e reja,...

Lexo më shumë

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij të fitores, bëri një dedikim edhe për nënën e tij, Aneta Ramën, e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com