Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

INTERVISTA/ Politologu: Europa i ka nënvlerësuar islamikët

2016/03/23 at 9:56 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
INTERVISTA/ Politologu: Europa i ka nënvlerësuar islamikët

Politologu egjiptiano-gjerman Asiem El Difraoui thotë se Europa i ka neglizhuar islamikët.

DW: Çfarë sinjali jepet nga sulmet në Belgjikë?

Asiem El Difraoui: Në fokus është Belgjika. E natyrisht synohet të goditet Brukseli, kryeqyteti i Europës e kësisoj të preken të gjithë europianët. Ajo që të habit, është neglizhenca e policisë belge dhe në bashkëpunimin në nivel europian. Njerëzit pas arrestimit të Abdeslam para katër ditësh dhanë shumë lëvdata, ndonëse atje u gjetën ndezës bombash e në radarin e shërbimeve të sigurisë u shfaqën edhe njerëz të tjerë, për të cilët askush nuk dinte asgjë deri në atë çast. E megjithatë policia p.sh. ndryshe nga situata pas sulmeve në Paris në nëntor, ku përjetuam një përmirësim të menjëhershëm të masave të sigurisë, kësaj here nuk e vendosi gjendjen e alarmit në shkallën e sipërme.

A është nënvleftësuar forca goditëse dhe niveli i organizimit të ekstremistëve apo Xhihadistëve?

Natyrisht, është nënvleftësuar prej të gjithëve. Ndonëse ishte befasi, që ishin kaq shumë njerëz që kishin të bënin me këtë. E pas këtij arrestimi duhet të ishte marrë me mend, që do të kishte celula të tjera – pikërisht sepse francezët kanë qenë të involvuar në këtë dhe ditët e fundit ka pasur aksione të dështuara.

Kuptohet, që askush nuk do tani t’i kritikojë hapur belgët. Por ky ishte një neglizhim prej tridhjetë vjetësh. Vetëm sa për ta kujtuar: edhe përgatitja e sulmeve të 11 shtatorit është komanduar nga Molenbeek. Asokohe një ekip i rremë xhirimi hodhi në erë udhëheqësin afgan të aleancës veriore.

Çfarë duhet bërë tani?

Në radhë të parë duhet të forcohet bashkëpunimi europian, e kjo në mënyrë masive. Europa duhet të mendojë, se si të arrihet një bashkëpunim i vërtetë masiv dhe i dobishëm, jo vetëm për të luftuar terrorin, por në radhë të parë për ta parandaluar atë dhe radikalizimin.

Por prej vitesh Europoli/Interpoli bashkëpunojnë lidhur me këtë çështje – ku qendron problemi?

Me sa duket ende nuk ekziston vullneti i mjaftueshëm politik, për të hequr dorë nga sovraniteti nacional, ligjet sovrane. Kjo nuk mund të shpjegohet ndryshe.

A mos vallë ende nuk janë kuptuar strukturat e organizimit të tyre dhe mentaliteti i tyre?

Ato kuptohen gjithnjë e më mirë, por nuk zhvillohet një debat publik lidhur me këtë. Belgjika nuk ka një politikë parandaluese. Koordinatori European i Anti-Terrorizmit Gilles de Kerchove para një viti tha, se duhet të rikuperohen shumë gjëra. Por këtë tani më në fund ai edhe duhet ta bëjë! Në këtë drejtim duhet të ndihmojnë edhe gjermanët.

Çfarë do të thotë kjo për Gjermaninë, a ka arsye për t’u shqetësuar më shumë?

Situata e rrezikut është relativisht e lartë. Dihej që të tilla gjëra do të ndodhnin. E këto do të vazhdojnë të ndodhin. Por ato do të pakësohen, nëse ne të gjithë qendrojmë në një linjë dhe bashkëpunojmë. Në asnjë mënyrë nuk duhet të kthehemi në nivele të shtetit nacional dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të biem në panik!

Në ç’kontekst ka të bëjë kjo me IS?

Ne kemi Xhihadizmin dhe ky është nënvleftësuar prej tridhjetë vjetësh. Ne tani merremi me IS, që unë e cilësoj si DAESH. Por nuk është vetëm DAESH. Ka edhe shumë grupime të tjera. Kjo është një ideologji e prapambetur dhe mjaft e përhapur, dhe ne nuk e luftojmë atë bashkarisht. Por pikërisht në hapësirën jugore të Mesdheut tek fqinjët tanë ajo ka shumë rrënjë social-ekonomike. Ne si europianë nuk i kundërvihemi me një politikë të përbashkët në rrënjë Xhihadizmit. Ne na duhet një politikë solidare me vendet në hapësirën jugore të Mesdheut, ku Xhihadizmi ende vazhdon të ketë shumë viktima. Atje ne nuk bëjmë asgjë. Kjo është një dëshmi e dështimit europian!

Pra më shumë bashkëpunim me fqinjët europianë dhe bashkëpunim në politikën e sigurisë në Europë? A mjafton kjo?

Në radhë të parë ne na duhet një plan Marshall për Mesdheun jugor, ku krijohet terreni pjellor për Xhihadizmin.

A do të shënojnë këto atentate një kthesë në debatin për refugjatët?

Ekstremistët duan në radhë të parë të polarizojnë. Ne nuk duhet të biem në polarizim. Nisur nga ajo që xhihadistët na njohin ne më mirë, se sa ne i njohim ata, ata përpiqen vazhdimisht ta përçajnë shoqërinë tonë. Ata përpiqen të nxisin frikën. Pikërisht në këtë kurth nuk duhet të biem ne!

*Asiem el Difaouri është politolog gjermano-egjiptian i specializuar në fushën e Xhihadizmit dhe propagandës xhihadiste në internet.

*Intervista u mor nga Deuche Welle

Ju sugjerojmë

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet
Aktualitet

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet

6 Qershor, 2025 11:32 am
Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
Aktualitet

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 11:23 am
Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!
Aktualitet

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!

6 Qershor, 2025 11:17 am
Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë
Bota

Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë

6 Qershor, 2025 11:16 am
Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën
Rajoni

Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën

6 Qershor, 2025 11:12 am
Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh
Aktualitet

Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh

6 Qershor, 2025 11:07 am
Shpërndante lëndë narkotike në Kamëz dhe Valias, arrestohet 25-vjeçari
Aktualitet

Shpërndante lëndë narkotike në Kamëz dhe Valias, arrestohet 25-vjeçari

6 Qershor, 2025 11:05 am
Dhërmi/ Shiste drogë në lokalet e natës, pranga 46-vjeçarit. Ja çfarë iu sekuestrua
Aktualitet

Dhërmi/ Shiste drogë në lokalet e natës, pranga 46-vjeçarit. Ja çfarë iu sekuestrua

6 Qershor, 2025 10:53 am
Sot Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Sot Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, rrugët që do të bllokohen

6 Qershor, 2025 10:45 am
Kurban Bajrami në Shqipëri: Besimtarët festojnë me lutje në Tiranë, Lezhë dhe Berat
Aktualitet

Kurban Bajrami në Shqipëri: Besimtarët festojnë me lutje në Tiranë, Lezhë dhe Berat

6 Qershor, 2025 10:39 am
Para
Kylie i dhuron Marios buzëkuqët e rinj, “marshalla” sa mirë thotë ai

Kylie i dhuron Marios buzëkuqët e rinj, "marshalla" sa mirë thotë ai

Foto/ Kim takon sozinë e saj, ja si ndihet ajo

Foto/ Kim takon sozinë e saj, ja si ndihet ajo

Alarm për bombë në aeroportin e Athinës

Alarm për bombë në aeroportin e Athinës

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet
6 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka uruar sot besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. Përmes një mesazhi për mediat,...

Lexo më shumë

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur këtë të premte në Rrogozhinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15 në...

Lexo më shumë

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!
6 Qershor, 2025

Ministria e Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar në lidhje me debatet e fundit për restaurimin e burgut famëkeq të Spaçit....

Lexo më shumë

Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë

Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë
6 Qershor, 2025

Kurban Bajrami i këtij viti mbërriti me një frymë tjetër më të heshtur, më të përmbajtur, por ndoshta edhe më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com