Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Flet daja: Një muaj para vrasjes, Admiri i theu dhëmbët Idës

2016/04/09 at 3:07 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Intervista/ Flet daja: Një muaj para vrasjes, Admiri i theu dhëmbët Idës

 


Të afërmit e Ida Dervishit, gruas së vrarë nga burri i saj tri ditë më parë, thonë se viktima kishte zbuluar se i shoqi e tradhtonte.

Daja i viktimës, Arjan Mancaku, tregon se mbesa e tij kishte zbuluar se i shoqi kishte të dashur.

Mancaku thotë se mbesa e tij i kishte gjetur burrit në portofol foton e një femre, por nuk kishte guxuar t’i thoshte asgjë apo të pyeste nga frika e dhunës.

Ndërkohë, një ditë para se dhëndri t’i vriste vajzën, Feride Spahia i ishte lutur asaj që të mos shkonte më tek i shoqi, por të qëndronte në shtëpinë e nënës.

Nëna e Ida Dervishit kishte ditëlindjen dhe e bija bashkë me fëmijët kishte qenë për drekë tek ajo. Por e ëma s’e ka mbajtur dot.

Vajza i ka thënë se i shoqi do ta vriste edhe po të rrinte tek ajo, edhe po të kthehej në shtëpi.

Nëna e 29­-vjeçares tregon edhe bisedën me dhëndrin, Admir Dervishi, të cilit i ka kërkuar që të divorcohej me vajzën e saj, por ai nuk ka pranuar.

Ndërsa gati një muaj para vrasjes, ai e kishte rrahur aq keq, sa i kishte thyer dhëmbët.

Kur e keni takuar Idën për herë të fundit?

Një ditë para se ta vriste ai. Erdhi këtu bashkë me fëmijët, sepse unë kisha ditëlindjen. Ndenji për drekë, përgatitëm drekën bashkë dhe iu luta që të mos shkonte. Kisha një parandjenjë, sepse një natë më përpara ishte zënë keq me të. Mos shko, i thosha, se ai do të të vrasë. “Ai do të më vrasë, si këtu, si atje”, më tha dhe u largua. Kështu më thoshte gjithmonë. Ai çfarë nuk sajon. Për xhelozi thotë. Kur ishte xheloz, pse i mori dyqan?

Por i donte lekët sepse ia merrte çdo ditë. Edhe dy ditë para se ta vriste i kishte shkuar te dyqani, sepse ia bënte xhaketat që shiste me shenjë.

Kjo ishte arsyeja pse kishin debatuar?

Po. “Ku është kjo xhaketa që ishte këtu? Apo e ke shitur?”, i ka thënë. Më pas i kishte kontrolluar sirtarin dhe shitjet që kishte bërë dhe i kishte thënë: “Këtu mungojnë 100 mijë lekë. Ku i ke, apo ia ke dhënë nënës tënde?”. Nëna ku ta ndihmonte, t’i jepte ndonjë gjë, jo t’i merrte.

Ata vuanin për bukën e gojës. Atë ditë që erdhi, pra, një ditë para vrasjes, Ida më tha që nuk kishte këpucë për të veshur. Ia dhashë lekët, i thashë të shkonte të blinte një palë atlete. Ai zihej dhe e rrihte për një fjalë goje. Nuk di çfarë të them për atë njeri.

Po me dhëndrin kishit biseduar ndonjëherë? Ju kishte dhënë ndonjë shpjegim pse e rrihte vajzën tuaj?

Po, si me djalin tim. E kam marrë veç vajzës. E mora në telefon, dhe Idës nuk i kam treguar gjë. I kam thënë që Ida nuk ka dijeni për këtë. I kam kërkuar që të ndahet. I kam thënë që nëse do ndonjë tjetër, divorcohu nga vajza ime, martohu me atë tjetrën dhe të jesh i lumtur. Nëse Gjykata do të vendosë që ti t’i takosh fëmijët 2 herë në muaj, unë do të të lejoj t’i shohësh çdo ditë. Vetëm vajzën time ma lër të qetë, se po ma vret, ma ke shkatërruar. “Jo, nëna Rita. Unë vajzën tuaj e dashuroj, nuk ndahem nga ajo”, më tha.

“Po si e dashuron dikë kur e gjakos dhe e nxin për ditë”, i thashë. Nuk dija si ta zgjidhja ndryshe. I kisha provuar të gjitha format. Nuk kisha përfshirë njeri tjetër në këtë histori.

As djalit, as vëllezërve të mi nuk u kisha treguar asgjë.

(Ndërhyn daja i Idës, Arjan Mancaku).

Ai akuzon mbesën time dhe thotë që ishte xheloz, kur ai vetë kishte një të dashur. Ka qenë vetë Ida që i ka gjetur fotografinë e saj në portofol. Nuk i ka thënë asgjë, se nuk guxonte. Po t’ia kishte thënë, do ta kishte vrarë me kohë. Ashtu ishte ai. Edhe për pisllëqet e veta dhunonte gruan. Ida ka ardhur këtu dhe ia ka thënë nënës së saj. “Mami, ai ka një tjetër, se ia gjeta fotografinë e saj në portofol”, i ka thënë.

Na thatë se deri vonë, ditën e ngjarjes, keni menduar se vajza juaj ishte gjallë. Kur e morët vesh se kishte ndërruar jetë, kur shkuat të merrnit fëmijët?

Jo, as kur shkova aty nuk e dija që ajo kishte vdekur. Fillimisht mezi i gjeta shtëpinë. Kam shkuar te rajoni i Policisë që kam pyetur, sepse aty kishin pak kohë që kishin shkuar dhe unë nuk kisha qenë ndonjëherë. Fillimisht i kam telefonuar një punonjësi policie, që ishte në dijeni të problemeve mes vajzës sime dhe të shoqit. Më kishte thënë vetë që ta telefonoja për gjithçka, sepse ishte shefi i asaj zone, sipas tij.

Por kur e mora unë në telefon, më tha që nuk është më i asaj zone. Dhe ky është një dyshim e një pikëpyetje e madhe. Megjithatë e gjeta shtëpinë. Pastaj nuk po gjeja fëmijët, sepse ai, pasi kishte vrarë vajzën, i kishte çuar te një komshie. Aty kishin mbërritur edhe motrat e tij. I morëm fëmijët bashkë me ato dhe i kam sjellë në shtëpinë time, bashkë me fëmijët. Gjithnjë duke menduar se vajza ime ishte gjallë, sepse nuk më tregoi askush. Po ta dija se ai më kishte vrarë vajzën, unë do t’i kisha vrarë motrën e tij. Kokë për kokë.

Kur e mësuat se kishte vdekur?

Nga televizori e kam marrë vesh që vajza më kishte vdekur, ma kishte vrarë ai maskarai. Por atëherë motrat e tij kishin ikur. Mund ta kenë marrë vesh para meje, në ndonjë formë tjetër. Unë e kam varrosur vajzën 29 vjeçe me protezë në gojë. Ia kishte thyer dhëmbët duke e rrahur. Nuk i kishte lënë dhëmb në gojë para një muaji. Ida ishte sëmurë. Kishte raste që i binte të fikët dhe rrinte 15 minuta sikur ishte në gjendje kome. Askush nuk bëri asgjë për të parandaluar këtë ngjarje, edhe pse të gjithë ishin në dijeni. Etleva Delia/ “Panorama”



Ju sugjerojmë

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit
Aktualitet

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit

15 Qershor, 2025 2:37 pm
Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë
Aktualitet

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë

15 Qershor, 2025 2:14 pm
New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama
Bota

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama

15 Qershor, 2025 1:52 pm
Auto-Skicë
Bota

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

15 Qershor, 2025 1:37 pm
Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
Aktualitet

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë

15 Qershor, 2025 1:20 pm
Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës
Aktualitet

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës

15 Qershor, 2025 12:59 pm
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

15 Qershor, 2025 12:36 pm
Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese
Kryesore

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

15 Qershor, 2025 12:26 pm
SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve
Aktualitet

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve

15 Qershor, 2025 12:07 pm
87-vjetori i Rexhep Qoses, Begaj: Një pasuri kombëtare e mendimit
Aktualitet

Axhenda/Nesër samiti i SEECP, Begaj pret kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

15 Qershor, 2025 11:50 am
Para
Video/ Ledion Liço imiton Leonardo DiCaprion

Ledion Liço, Zefina Hasanin e kanë pushuar nga puna

Ja 10 arsyet përse Barcelona nuk është një ekip që duhet pëlqyer…

Ja 10 arsyet përse Barcelona nuk është një ekip që duhet pëlqyer...

Video/ Fëmija bie nga makina e prindërve dhe përfundon në rrotat e….

Video/ Fëmija bie nga makina e prindërve dhe përfundon në rrotat e....

Please login to join discussion















TE FUNDIT

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit
15 Qershor, 2025

Një ngjarje e rrallë natyrore ka ndodhur gjatë kësaj jave në ujërat e detit Jon, pranë gadishullit të Karaburunit. Në...

Lexo më shumë

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë
15 Qershor, 2025

Policia ka ndaluar një automjet që kryente manovra të rrezikshme në zonën e rërës në plazhin e Velipojës, pasi rrezikonte...

Lexo më shumë

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama
15 Qershor, 2025

Djali i miliarderit George Soros, Alex Soros, është martuar me Huma Abedin në një ceremoni madhështore ku morën pjesë emrat...

Lexo më shumë

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

Auto-Skicë
15 Qershor, 2025

Irani i ka kërkuar Qipros t’i përcjellë "disa mesazhe" për Izraelin, tha të dielën presidenti qipriot, Nikos Christodoulides. Christodoulides theksoi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com