Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/Naser Neziri, mekaniku që u bë aktor në Belgjikë: Shpresoj të preformoj në atdhe

2017/10/31 at 1:04 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Intervista/Naser Neziri, mekaniku që u bë aktor në Belgjikë: Shpresoj të preformoj në atdhe

Aurora Allushaj


Shumëpak ose aspak është folur për të në median shqiptare. Ai është i qetë, symprehtë, fytyrën  e ka të rrahur me vaj e uthull, siç ndodh jo rrallë me ne shqiptarët. Naser Neziri, është një aktor shqiptar. I lindur në Kumanovë e i rritur në Belgjikë, ai ka një histori të rrallë.  Nga fëmijëria e tij mban mend fshatin, aromën e tokave dhe vatrën e ngrohtë ku mblidheshin të gjithë bashkë. Në moshën 9 vjeçare mbërrin në Bruksel ku nis një jetë të re sëbashku me familjen. Gjuhën shqipe e ka kultivuar nga babai, ai nuk ka pranuar kurrë që ata të flisnin frëngjisht në sallën e ngrënies, ishin të autorizuar vetëm në dhomën e studimit. Dënoheshin nëse do të guxonin të flisnin frëngjisht në ambientet e tjera të shtëpisë. Në një bashkëbisedim të gjatë, Neziri ka folur për episodet më kulminante të jetës së tij. Studimet për mekanik, punën 11 vjeçare si agjent sigurimi e deri tek rolet si aktor. Në telefilmin më të fundit që po xhiron, ka rolin e një shqiptari.

Do të doja ta nisja këtë intervistë me ju me një pyetje prezantuese: Cili është Naser Neziri?

Jam lindur në Kumanovë më 17 prill 1963 e më pas kam ardhur në Belgjikë në vitin 1972. Jam fëmija i pestë i dy prinërve të mrekullueshëm shqiptarë. Im at ka qenë garazhist e më pas fotograf, ndërsa nëna rrobaqepse.  Kam studiuar për mekanik e kam punuar në garazhin e bababit tim. Kam ndërruar disa profesione derisa realizova ëndrrën time, aktrimin. Kam punuar si kameraman me Valerie Vanhutvinck, regjizore dhe drejtoreshë e grupit teatral ‘Les Rougisseur’. Kam qenë drejtor fotografie në parkun e njohur ‘Ëalibi’.

Si arritët ta plotësonit ëndrrën tuaj?

Mendoj që nuk ka gjë që nuk arrihet nëse me të vërtetë e do. Në çdo punë që kam bërë kam vendosur vullnetin dhe pasionin tim. Çdo sakrificë e kam parë si një shkallë për tu ngjitur gjithmonë e më lartë, derisa kapa’ hënën’. E kam nisur punën në garazhin e babait tim si mekanik, në të njëjtën kohë ndihmoja edhe nënën në atelienë e saj si rrobaqepës. Kam punuar si agjent sigurimi për 11 vite e si fotograf gjithashtu. Në fund ja arrita qëllimit, hyra në botën e aktrimit.

Cilat kanë qenë hapat e para? Rolet tuaja deri tani?

Filmi i parë është ‘In’ në vitin 2001 i cili ka fituar çmimin si filmi më i mirë me metrazh të shkurtër në Festivalin Internacional të flmit në Bruksel. Kam aktruar në filmin e shkurtër ‘Koro’ të Guldem Durmaz në 2003. Në vitin 2013 kam ideuar ‘Camera Quartier’ me të rinjtë e Schaerbeek, ku kam qenë regjizor, aktor dhe kameraman. Në të njëjtin vit kam qenë aktor i pesë filmave me metrazh të shkurtër realizuar nga ‘Bakavaro Channel’. Në vitin 2014 kam marrë pjesë në filmin e parë me metrazh të gjatë ‘Adil El Arbi dhe Bilal Fallah’ dhe ‘Black’.  Në vitin 2016 kam filluar te jap leksione për filma dhe aktrim në A.S.B.L ‘Camera Quartier’ në Bruksel. Në 2017 kam marrë pjesë në filmin ‘Patser’ në rolin e një kolumbiani, filmi del në kinema në janar të 2018. Kam nisur para pak muajsh rregjistrimin e serialit belg ‘Champion’ që do trasmetohet në qershor të vitit që vjen në RTBF, kanalin zyrtar belg në gjuhën frënge. Në këtë serial luaj rolin e një shqiptari të quajtur Atila. Jam shumë entuziast, pasi përpos faktit se do të trasmetohet para ndeshjeve të Botërorit, në të do të ketë edhe pjesë ku do të dëgjohet muzikë shqiptare e do të promovohet kultura jonë.

Fakti që ju jeni shqiptar si ka ndikuar në karrierën tuaj?

Personalisht ka qenë një avantazh, ne shqiptarët jemi kokëfortë, të vendosur e guximtarë. Në sytë e të tjerëve nuk kam hasur kurrë probleme. Në vitet kur kam ardhur në Belgjikë, shqiptarët respektoheshin shumë. E njëjta gjë vazhdon edhe sot, me ndonjë ndryshim fare të vogël. Flukset emigratore i kanë këto.

Si e ke njohur Shqipërinë? Kur ka qenë vizita e parë?

Shqipërinë e kam njohur nga babai im. Ai na fliste gjithmonë për të, kur u rrita fillova të lexoj dhe të kërkoj më shumë informacion për të. Im atë na thoshte gjithmonë:  Shqipëria është xhepi ynë, duhet me e mbajt atë vend. Kohë më vonë, kur Shqipërinë e kishte kapluar komunizmi shkoja me pushime në Korfuz. Nga aty shikoja dritat e Sarandës, e çmallesha deri diku. Vizita e parë ka qenë në Pogradec, është e çuditshme ndjesia dhe emocioni që ndjeva aty.

 

Nga fëmijëria juaj, vitet që keni jetuar në Kumanovë çfarë kujtoni?

Mbaj mend fshatin, aromën e tokave dhe vatrën e ngrohtë ku mblidheshin të gjithë bashkë. Çdo herë që kthehem kam të njëjtën ndjesi. Kam shtëpi aty, e hera herës rifreskoj kujtimet dhe dhëmshurinë që kurrë nuk shuhen.

Po gjuhën shqipe si e keni mbajtur kaq të freskët dhe të gjallë?

Qesh. Më thonë shpësh se ne, shqiptarët e Maqedonisë e kemi shqipen e kulluar. Kjo është gjuha ime, e prindërve të mi, e gjakut tim. Babai nuk na ka lejuar kurrë të flasim gjuhë tjetër përveçëse shqipes. Në sallon dhe dhomën e ngrënies nuk na është lejuar, dritën jeshile e kishim vetëm në sallën e studimit. Nëse do guxonim të thyenim rregullin, dënoheshim.

Sipas jush cila është veçoria që karakterizon shqiptarin?

Pa u menduar fare të përgjigjem besa,  guximi dhe mikëpritja, për këtë jam shumë krenarë. Këtu në Belgjikë njoh shumë shqiptarë të tillë, më ngrohet zemra teksa i shikoj të rregulluar me biznese dhe aktivitete të llojeve të ndryshme.

Nëse do t’iu jepej roli negativ i një shqiptari a do ta pranonit?

Nuk do ta pranoja kurrë.Aktrimi për mua është një mision, dua t’iu përcjell belgëve vyrtytet më të mira të popullit tim. Në Francë kam dëgjuar të thonë mos u bëj si shqiptar, ekspozimi në filma si mafioz, vrasës a hajdut jep efekte të tilla.

Si e njihni historinë e Shqipërisë?

E njoh nga Skënderbeu, ai është krenaria jonë.  Skënderbeu ka vdekur, si trashëgimi na ka lenë një flamur. Pa flamurin me dy krena ne nuk do të ekzistonim. Do flisnim turqisht.

Keni projekte për të aktruar në Shqipëri? Keni pasur oferta?

Kam pasur një ofertë nga Musa Isufi, për të luajtur në Maqedoni. Në Shqipëri ende, edhe pse projekte në mendjen time kam shumë.

Çfarë do ti thonit publikut shqiptar, e mbi të gjitha emigrantëve?

Mos i vrisni ëndrrat, besoni në to. Gjërat që më shumë duam realizohen një ditë. Emigrantëve shqiptarë: përcillni vyrtytet më të mira, ne jemi pasaporta shqiptare në botë.



Ju sugjerojmë

Mbledhja e gjyqtarëve/Simoni flet për sigurinë:Nuk mund të shtyhet më në këto kushte
Aktualitet

Mbledhja e gjyqtarëve/Simoni flet për sigurinë:Nuk mund të shtyhet më në këto kushte

9 Tetor, 2025 1:44 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Dhunoi avokatin avokatin në Fier, arrestohet 49-vjeçari

9 Tetor, 2025 1:32 pm
Arrihet marrëveshja Izrael-Hamas, shpërthen festa në Gaza dhe Tel Aviv
Bota

Arrihet marrëveshja Izrael-Hamas, shpërthen festa në Gaza dhe Tel Aviv

9 Tetor, 2025 12:32 pm
Seanca në Kuvend, Balla: PD ofendoi ministrat, Sali Berisha nuk do normalitet
Kryesore

Seanca në Kuvend, Balla: PD ofendoi ministrat, Sali Berisha nuk do normalitet

9 Tetor, 2025 12:29 pm
Berisha: E mbyllën seancën sapo përmenda Arubën, dëshmon tmerrin e Edi Ramës
Kryesore

Berisha: E mbyllën seancën sapo përmenda Arubën, dëshmon tmerrin e Edi Ramës

9 Tetor, 2025 12:28 pm
Mbyllet seanca në Kuvend, Bardhi-Peleshit: Nëse nuk e mban dot presionin
Kryesore

Mbyllet seanca në Kuvend, Bardhi-Peleshit: Nëse nuk e mban dot presionin

9 Tetor, 2025 12:20 pm
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
Politikë

Zgjedhjet lokale në 6 bashki/ PD, PS dhe PL propozojnë anëtarët e KZAZ

9 Tetor, 2025 12:00 pm
Vrasja e gjyqtarit/Koçiu-opozitës: S’jam unë përgjegjëse, jeni ju me gjuhën linçuese
Kryesore

Vrasja e gjyqtarit/Koçiu-opozitës: S’jam unë përgjegjëse, jeni ju me gjuhën linçuese

9 Tetor, 2025 11:45 am
PS rrëzon kërkesën e PD për interpelancë me Ramën për Arubën
Kryesore

PS rrëzon kërkesën e PD për interpelancë me Ramën për Arubën

9 Tetor, 2025 11:25 am
Lamallari-opozitës: Nuk keni turp, mos bëni kapital politik me prokurorë e gjyqtarë
Kryesore

Lamallari-opozitës: Nuk keni turp, mos bëni kapital politik me prokurorë e gjyqtarë

9 Tetor, 2025 11:22 am
Para
Sfida më e madhe për Evropën, që nga luftërat e Ballkanit

Lajm i Fundit/ Spanja anulon pavarësinë e Katalonjës

Korçë/ Vjehrra dëbon nusen nga shtëpia për një arsye ekstreme

Korçë/ Vjehrra dëbon nusen nga shtëpia për një arsye ekstreme

Sërish tërmet në Maqedoni

Indonezia goditet nga një tërmet i fuqishëm
















TE FUNDIT

Mbledhja e gjyqtarëve/Simoni flet për sigurinë:Nuk mund të shtyhet më në këto kushte

Mbledhja e gjyqtarëve/Simoni flet për sigurinë:Nuk mund të shtyhet më në këto kushte
9 Tetor, 2025

Pas përfundimit të mbledhjes së gjyqtarëve, Sandër Simoni ka dhënë një prononcim për mediat, ku ka zbardhur detaje nga mbledhja....

Lexo më shumë

Dhunoi avokatin avokatin në Fier, arrestohet 49-vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
9 Tetor, 2025

Një grua 49-vjeçare është arrestuar nga policia në Fier, pasi ka goditur një avokat. Policia thotë se ka arrestuar në...

Lexo më shumë

Arrihet marrëveshja Izrael-Hamas, shpërthen festa në Gaza dhe Tel Aviv

Arrihet marrëveshja Izrael-Hamas, shpërthen festa në Gaza dhe Tel Aviv
9 Tetor, 2025

Pengjet izraelite mund të lirohen që të dielën, sipas planit të Donald Trump për fundin e luftës në Gaza, dhe...

Lexo më shumë

Seanca në Kuvend, Balla: PD ofendoi ministrat, Sali Berisha nuk do normalitet

Seanca në Kuvend, Balla: PD ofendoi ministrat, Sali Berisha nuk do normalitet
9 Tetor, 2025

Pas mbylljes së Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se deputetët e PD ofenduan ministrat në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com