Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista- Vrasja në Konispol/ Bashkëshortja: Nuk besoj te vrasja rastësore. Dyshoj se burrin ma vrau komshiu pasi na urrente

2016/02/23 at 1:20 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Intervista- Vrasja në Konispol/ Bashkëshortja: Nuk besoj te vrasja rastësore. Dyshoj se burrin ma vrau komshiu pasi na urrente

Mbrëmjen e 13 shkurtit, Pajtim Shehu, babai i tre fëmijëve, doli nga shtëpia për të ndihmuar mikun e tij, të cilit po i vidhej lokali. 44­ vjeçari mbeti i vrarë në rrethana që Policia e Sarandës thotë se janë zbardhur, por për familjarët ka ende dyshime.


Autor i krimit në fshatin Shkallë të Konispolit është cilësuar fqinji i tyre, Ajet Rexhepi, i akuzuar për vrasje nga pakujdesia. Megjithëse mister mbetet fakti pse ai nuk tregoi për krimin. Pas humbjes së bashkëshortit, e shoqja e tij, Mirela Shehu, është tejet e tronditur.

Ende nuk e beson se çfarë ka ndodhur, edhe pse arrin të rrëfejë me detaje momentet e fundit kur pa të shoqin gjallë.

Si e kujtoni, kur doli nga shtëpia bashkëshorti juaj dhe kush e lajmëroi?

Ishim në gjumë, kur ra zilja e telefonit, ora ishte rreth 12:30 ose 12:33. Pajtimi mori telefonin dhe në fillim pa emrin se kush po i fliste. Më tha që i fliste Arqilea. Bile e dëgjova edhe unë zërin e Arqilesë që po i thoshte: “Hajde, Pajtim, se erdhi hajduti”. “Erdha”, iu përgjigj Pajtimi dhe mbylli telefonin. “Ku po shkon?”, i thashë unë. “Do shkoj të kapim hajdutin”, ma ktheu Pajtimi. I thashë: “Po kështu vetëm do shkosh?”. “Është gjynah më tha, do shkoj të kapim hajdutin”. U ngrit shpejt e shpejt, u ndërrua nga rrobat e gjumit dhe iku me shpejtësi. Mua nuk më zinte vendi. U çova, pashë orën, mora telefonin dhe i rashë numrit të Pajtimit, por telefoni më doli i fikur. Ndenja 5 minuta, i rashë përsëri telefonit, përsëri i fikur.

Sa zgjati kjo periudhë?

Gati 40­50 minuta. Dëgjova zëra. Hapa dritaren dhe dëgjova zëra që vinin nga lokali i gjitonit këtu pranë nesh. Atëherë thashë me vete do dal se do të jetë i zoti i lokalit, se nuk dija edhe se çfarë të bëja, se kisha edhe dy vajzat e vogla në gjumë. Vesha xhupin dhe dola. Te porta e lokalit ishte Sulo Telushi me të birin, komshinjtë tanë. Ai më tha se e kishte parë Pajtimin duke ikur me elektrik në dorë. I thashë që do të shkoja të shikoja vetë se isha në merak. Mora rrugën dhe u nisa. Dallova atje lart në trotuar, te lokalet, te rruga kryesore se kishte njerëz.

Deri në atë orë a kishit dëgjuar krismë arme?

Jo, nuk kisha dëgjuar krismë. Atje dëgjohej zhurmë, pashë njerëz, por pashë edhe personin që kam dëgjuar se ai e ka bërë aktin, ishte me dy­tre veta, me Arqilenë në mes të rrugës, u llafos edhe me Jorgullën, e zonja e një lokali tjetër, dhe u drejtua drejt meje.

Kush? Ajet Rexhepi?

Po. Dhe unë iu shmanga, si gjithmonë. Ika pak më tutje në mes të asfaltit, jo në trotuar, ku ishte ai, dhe pak më vonë shkova drejt Arqilesë dhe e pyeta: “Ku është Pajtimi?”. Më tha se Pajtimi nuk kishte shkuar aty. “Si nuk ka ardhur këtu?”, i thashë përsëri. Pajtimi ka rreth një orë që ka ikur nga shtëpia dhe s’përgjigjet në telefon.

Edhe ai u përpoq ta merrte në telefon. Ndërkohë erdhën njerëz që thoshin: “Pajtimin do ta ketë marrë peng hajduti, apo mos ndoshta do ta ketë vrarë”. U trondita shumë nga ato që dëgjova. Nuk dija çfarë të bëja.

I kujtoni personat që ishin në rrugë?

Për momentin atje, e mbaj mend shumë mirë, ishte Arqilea, e shoqja e tij, Margarita, Jorgulla, Kaça, ky (Ajeti) dhe pas pak erdhi edhe Kujtim Dulja. Ndenja edhe disa minuta e mora rrugën për në shtëpi. Mendova se Pajtimi mund të ishte kthyer. Gjatë rrugës telefonova dhe babanë tim që jeton në Çiflik dhe i tregova se Pajtimi ishte larguar. Në shtëpi nuk ishte kthyer im shoq dhe kur erdhi babai, dolëm prapë jashtë. Ishte ora 01:30 ndoshta. Njerëzit e fshatit i dëgjoja që u nisën duke kërkuar Pajtimin. Ikin ata, pas tyre shkoja edhe unë, sa andej këndej, i flisnin në emër, kërkonin. Po kalonte ora. U ktheva prapë në shtëpi e prapë dola. Këtë herë pashë në rrugë sërish atë. (Ajetin, nuk ia përmend emrin).

A foli ai me ju?

Jo, as i fola, as më foli. Atje pashë dhe polici e ky se ç’po diskutonte me policinë. Kaloi pak kohë dhe dëgjova zërin e djalit të tij (Ajetit) që i thirri djalit të Sulos, komshiut tonë. Atje kuptova dhe thashë: “Ma kanë vrarë që i thua hajde këtu ti?”. Fjalë thuheshin edhe më përpara mos e kanë marrë peng, se dëgjuam dhe një krismë. Atëherë nisa të bërtisja e të ulërija.

Shkuat vetë te vendi i ngjarjes në atë moment?

Shkova deri në njëfarë vendi, por nuk më lanë. Më penguan. Fillimisht më pengoi djali i Sulos, pastaj xhaxhai im, duke më thënë mos ik se nuk është mirë të shikosh.

E kuptuat se çfarë kishte ndodhur?

E kuptova, por edhe dëgjova që thoshin e kanë vrarë. Unë thjesht isha e shokuar dhe ulërija.

Çfarë konflikti keni pasur me personin që është tashmë i ndaluar nga Policia e Sarandës?

Di që para shumë viteve, në 2004­n, Pajtimit i ndahej vëllai nga nusja dhe kur mori rrobat e kunatës bashkë me djalin e xhaxhait t’ia çonte në shtëpi, atje gjetën edhe këtë personin (Ajetin) që mbështeste familjen e vajzës dhe atje kanë bërë fjalë se ai bënte mbrojtësin e familjes së ish-kunatës. Disa kohë më vonë, në një fshat, në Dishat, Pajtimi kishte shkuar t’i çonte makinën babait tim që ishte me orkestër dhe atje u konfliktuan. Më vonë patën dhe një konflikt për një llambë elektrike, se ai e kishte denoncuar tim shoq.

Si mendoni, kush ia mori jetën burrit tuaj?

Unë e mendoj me bindje të plotë që ai është ai që i mori jetën burrit tim.

Pse?

Duke më ndodhur këto gjëra mua, duke e parë që të gjithë burrit tim i thoshin që ty të denoncoi ai, unë mendoj që ai duke pasur gjithë atë urrejtje, dhe këtë edhe me Pajtimin e kemi diskutuar se përse ky njeri ka këtë urrejtje për ne duke mos i bërë asgjë, kjo më bën të dyshoj.

Erdhi ai në shtëpi tani që ju kishit këtë ngjarje?

Unë vetë nuk e kam parë. Di që gruaja e atij atë natë ka ardhur, ka ardhur edhe të nesërmen, por atë nuk e kam parë.

Në këto kushte çfarë kërkoni?

Dua që jo vetëm të vihet drejtësi, por ai person të vuajë dhe të torturohet siç jam torturuar unë gjithë këtë kohë. Nuk dua ta imagjinoj që ai njeri të jetë më në jetë. I bëj apel kryeministrit, presidentit, ministrit të Drejtësisë, ministrit të Brendshëm të dënojnë autorin.



Ju sugjerojmë

Ambasadori italian: Fati i Shqipërisë, në BE. Duhet të ecet përpara me reformat
-U tha në Opinion

Ambasadori italian: Fati i Shqipërisë, në BE. Duhet të ecet përpara me reformat

28 Maj, 2025 11:40 pm
Opinion – Intervista e parë e Ambasadorit të Italisë në Tiranë – 28 Maj 2025
Emisionet

Opinion – Intervista e parë e Ambasadorit të Italisë në Tiranë – 28 Maj 2025

28 Maj, 2025 11:39 pm
Shpërthim brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës
Kronikë

Shpërthim brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës

28 Maj, 2025 11:36 pm
Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador
-U tha në Opinion

Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador

28 Maj, 2025 10:57 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Aktualitet

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin

28 Maj, 2025 10:37 pm
Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin
Bota

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin

28 Maj, 2025 9:32 pm
Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë
Bota

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë

28 Maj, 2025 9:25 pm
I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin
Aktualitet

I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin

28 Maj, 2025 9:14 pm
Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha
Politikë

Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha

28 Maj, 2025 9:00 pm
Shqipëri-Serbi më 7 qershor, 1500 policë do “blindojnë” Tiranën
Sport

Shqipëri-Serbi më 7 qershor, 1500 policë do “blindojnë” Tiranën

28 Maj, 2025 8:25 pm
Para
Foto/ Gërmoi në oborrin e shtëpisë, ja çfarë zbuloi rastësisht ky njeri

Foto/ Gërmoi në oborrin e shtëpisë, ja çfarë zbuloi rastësisht ky njeri

Video/ Djaloshi shqiptar nga Kumanova mahnit jurinë e “The Voice” në Gjermani

Video/ Djaloshi shqiptar nga Kumanova mahnit jurinë e "The Voice" në Gjermani

Itali/ Policia e ndjek në 20 km, shqiptari i dehur përplaset me murin dhe bie në pranga

Itali/ Policia e ndjek në 20 km, shqiptari i dehur përplaset me murin dhe bie në pranga

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ambasadori italian: Fati i Shqipërisë, në BE. Duhet të ecet përpara me reformat

Ambasadori italian: Fati i Shqipërisë, në BE. Duhet të ecet përpara me reformat
28 Maj, 2025

Ambasadori italian në Shqipëri, Marco Alberti, u shpreh në emisionin “Opinion” në Tv Klan se Italia do të vijojë ta...

Lexo më shumë

Opinion – Intervista e parë e Ambasadorit të Italisë në Tiranë – 28 Maj 2025

Opinion – Intervista e parë e Ambasadorit të Italisë në Tiranë – 28 Maj 2025
28 Maj, 2025

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Marco Alberti ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Vetëm...

Lexo më shumë

Shpërthim brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës

Shpërthim brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës
28 Maj, 2025

Një shpërthim me tritol dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrethimin e jashtëm të burgut të...

Lexo më shumë

Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador

Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador
28 Maj, 2025

Nisur nga rasti i Dritan Gjikës, kryemafiozit shqiptar që u arrestua së fundmi, sonte në “Opinion” u diskutua pikërisht se si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com