Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Viktima e përmbytjeve në Klos, familjarët kërkojnë gjendjen e trupit

2016/11/10 at 9:04 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Intervista/ Viktima e përmbytjeve në Klos, familjarët kërkojnë gjendjen e trupit

Familja Ndoj në fshatin Plani i Bardhë në bashkinë e Klosit ka hapur dyert e mortit. Dhjetëra banorë të zonës, të afërm dhe qytetarë të tjerë udhëtojnë drejt fshatit të largët ku humbi jetën tragjikisht 44- vjeçari Xhevahir Ndoj.


Të afërmit thonë se Xhevahiri, në orët e para të mëngjesit udhëtoi drejt një HEC-i për të dërguar në punë dhëndrin. Në katin e parë të banesës së familjes Ndoji qëndrojnë gratë, të cilat jo vetëm ngushëllojnë gruan e vajzat e 44-vjecarit, por edhe vajtojnë, sipas traditave të krahinës.

Sakaq të gjithë janë veshur me rroba të zeza, në kujtim të Xhevahirit që humbi jetën në mënyrë tragjike. Në katin e dytë të shtëpisë, që po rehabilitohej, qëndrojnë burrat. Në qoshe vjehrri i viktimës, Murat Bardhi.

 

Zoti Bardhi, kur doli Xhevahiri nga shtëpia dhe kush jua dha lajmin se atë e rrëmbeu lumi?

Xhevahiri ka dalë nga shtëpia rreth orës shtatë të mëngjesit. Me makinën që i pati dhuruar djali im ai u nis për të dërguar dhëndrin te një hidrocentral këtu poshtë fshatit. Në kthim ai ka ngarkuar në makinë dy thasë me rërë, sepse po merrej me riparimin e shtëpisë së vjetër dhe të dëmtuar. Roja tjetër e HEC-it ka parë rreth orës 8 të mëngjesit një trup njeriu që dallgët e forta të lumit Mat e kishin rrëmbyer dhe po e lëviznin me shpejtësi të madhe. Shiu, mjegulla dhe shpejtësia e rrjedhës nuk e kanë lejuar atë ta identifikojë kujt i përkiste trupi, por ai ka bërë lidhjen pasi vetëm pak minuta më parë Xhevahiri është larguar nga HEC-i. Roja telefonoi në shtëpinë tonë dhe në Polici.

Kur u kuptuat se Xhevahiri ishte mbytur?

Shumë banorë të fshatit tonë dhe fshatrave përreth erdhën dhe nisën kërkimet. Mbërritën aty ku bashkohet përroi i fshatit tonë, Shehi, me lumin e Matit. Deri në mbrëmje as makina nuk dukej. Gurët dhe trungjet e kishin rrëmbyer atë disa metra poshtë. Në fshatin tonë një stuhi e tillë nuk mbahet mend prej vitit 1946. Janë dëmtuar të gjitha urat e fshatit, rrugët, çatitë e shtëpive dhe disa toka kanë rrëshqitur.

Cili është apeli juaj?

Unë, vajza dhe mbesat e mia kemi një apel. U lutemi strukturave shtetërore të bëjnë të pamundurën që të gjejnë të paktën trupin e pajetë të dhëndrit. Fundja të ketë një varr ku fëmijët të dërgojnë lule. Aktualisht forca të shumta kanë kontrolluar lumin e Matit nga Ulza deri afër fshatit tonë. Asnjë gjurmë nuk është gjetur. Ndoshta do të mendohet edhe për mbështetje financiare të familjes së vajzës sime. Ato aktualisht nuk kanë asnjë burim të ardhurash. Po të kem mundësi i tërheq në Tiranë, atje ku banoj edhe vetë.



Ju sugjerojmë

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit
Aktualitet

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit

1 Janar, 2026 11:00 pm
47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije
Bota

47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije

1 Janar, 2026 7:33 pm
Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur
Bota

Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur

1 Janar, 2026 5:12 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

CIA rrëzon pretendimin e Kremlinit: Ukraina nuk synoi rezidencën e Putinit me dronë

1 Janar, 2026 3:59 pm
Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
Bota

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

1 Janar, 2026 1:34 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Lezhë/ Sekuestrohen para, makineta për lojëra fati dhe drogë, një i arrestuar

1 Janar, 2026 11:33 am
Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin
Aktualitet

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin

1 Janar, 2026 11:25 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Aksident me 3 të vdekur në aksin Gjirokastër-Tepelenë

1 Janar, 2026 9:07 am
Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin
Bota

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin

1 Janar, 2026 9:04 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 1 janar 2026

1 Janar, 2026 9:01 am
Para
Fundjava diell por ja kur nisin rreshjet e shiut në Shqipëri

Parashikimi i motit për sot, 10 nëntor 2016

Fitorja në zgjedhje e Trumpit është shok dhe moment kthese

Fitorja në zgjedhje e Trumpit është shok dhe moment kthese

70 vjeçari kërcënon me armë 17 vjeçaren: Do martohesh me mua

Kapet plaku pedofil, mashtroi dhe futi në shtëpi vajzën 10 vjeçe
















TE FUNDIT

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit
1 Janar, 2026

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar, brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës, gjatë datave 02–07.01.2026, duke...

Lexo më shumë

47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije

47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije
1 Janar, 2026

Një zjarr gjatë natës së Vitit të Ri në barin “Le Constellation” në restorant luksoz të skive Crans-Montana ka shkaktuar...

Lexo më shumë

Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur

Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur
1 Janar, 2026

47 persona u vranë kur një zjarr shpërtheu në një bar të njohur për VIP-at në një vendpushim luksoz skijimi në Zvicër...

Lexo më shumë

CIA rrëzon pretendimin e Kremlinit: Ukraina nuk synoi rezidencën e Putinit me dronë

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
1 Janar, 2026

CIA ka vlerësuar se Ukraina nuk ka shënjestruar një rezidencë të përdorur nga presidenti rus Vladimir Putin gjatë një sulmi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com