Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ U akuzua se mori ryshfet, flet Prokurori i Dibrës: Ishte një video e kurdisur, s’kam marrë para

2016/10/23 at 9:58 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Intervista/ U akuzua se mori ryshfet, flet Prokurori i Dibrës: Ishte një video e kurdisur, s’kam marrë para

Dy ditë pas transmetimit të një video në emisionin “Fiks Fare” ku ishte filmuar prokurori i Dibrës Tom Dedaj në një aferë të dyshimtë korruptive, ka reaguar prokurori Dedaj, duke deklaruar se gjithçka e transmetuar ka qënë një maskaradë e ndyrë dhe aspak reale.


Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”, prokurori Dedaj ka sqaruar se stafi dhe drejtuesit e emisionit kanë shfrytëzuar një person të mjerë, i cili është bërë pre e fukarallëkut të tij dhe manipulimit qesharak nga emisioni. Dedaj shton se në karrierën e tij si prokuror askujt nuk i ka marrë lekë dhe askujt nuk i ka mbajtur makinën në mënyrë të padrejtë.

Prokurori, shton se prej disa ditësh ishte vënë në dijeni të kësaj maskarade, duke e kuptuar që në momentin kur qytetari insistonte të më takonte në zyrë, në një kohë kur ishte informuar se urdhëri për lirimin e makinës ishte dhënë prej meje. Ai shton se një ditë para se të transmetohej video, ka bërë kallëzim penal për hetimin e kësaj ngjarje pasi është e pazakontë me manipulimet që janë bërë.

Ndërkohë që nuk është në dijeni nëse ai është pezulluar ose jo nga kryeprokurori Llalla.

Prokuror, prej dy ditësh një emision televiziv transmetoi një video duke ju shfaqur juve teksa bisedoni me një qytetar dhe nga kjo bisedë ju u akuzuat se kishit marrë 200 mijë lek ryshfet për lirimin e një automjeti të bllokuar nga policia e Dibrës. Sa e vërtetë është kjo video dhe në bisedë me qytetarin, ju a i keni kërkuar ose marë lek ditë para ose prapa, firmosjes se vendimit të lirimit të makinës?

Në radhë të parë nuk do shumë mend të vihet re se gjithçka ëdhtë e sajuar. Ai shtetasi nuk më ka ofruar dhe s’me ka dhënë asnjë lek apo përfitim tjetër. Në video përmendet shifra 200 por nuk thuhet më tepër as lekë, as euro, as Yen apo…. Po ashtu ajo 200-­ja është 200-­t, 200 mijë apo çfarë? Unë nuk kisha arsye ti kërkoja lekë apo përfitim tjetër atij qytetari. Çështja është përfunduar në disfavorin e tij. Pasi drutë janë sekuestruar dhe çështja i është dërguar sipas ligjit inspektoriatit për vendosjen e gjobës që dihet se është 5 milion të reja. Unë kisha nxjerrë urdhërin për kthimin e mjetit që më datën 12 tetor, video, mban datën 18 tetor 2016. Shkresa ishte dërguar në komisariat për ekzekutim më 17 tetor. Çështja është përfunduar nga unë më 18 tetor, disa orë para se shtetasi të më takonte mua. Nuk ka asnjë telefonatë në mes ne të dyve. Gjithçka unë e kam zgjidhur ligjërisht para datës 18 tetor 2016. Unë e kam ditur dhe kuptuar se diçka jo e mirë po ndodhte. Shifrën 200 se kam dëgjuar fare.

Ju jeni vënë në dijeni për këtë përgjim para se të transmetohej dhe a keni ushtruar presion mbi denoncuesin Faik Zeqaj për lëshimin e një deklarate, pasi siç dihet tashmë ai ka tërhequr thënien e tij që ka transmetuar Fiks ­Fare?

Kam kuptuar se diçka jo e mirë po kurdisej para, ose në momentin kur shtetasi insistoi të më takonte patjetër e të vinte në zyrë. Këmbëngulja e tij ishte e paarsyeshme. Aq më tepër që për këtë shtetas një kolegu im më kishtë ndërhyrë që ta shpejtoja zgjidhjen e problemit. Kjo ndërhyrje shpjegon dhe faktin, se unë mikut të kolegut s’mund ti merrja lekë. Për rrjedhojë elementin lekë apo 200-­t se kam vlerësuar se është pagesë apo favor. Shtoj këtu se shtetasi s’kishte përse të paguante, makina ishte e tija dhe me dokumenta të rregullta. Unë si kam mbajtur kurrë automjet askujt. Nuk i kam bërë presion shtetasit, por të thëm një sekret. Shtetasi kur konstatoji se problemi i tij ishte zgjidhur është çuditur dhe ka anulluar filmimin dhe dhënien e ndonjë shume që ja kishin dhënë dërguesit. Ai shtetas i mjerë është bërë pre e fukarallëkut të tij dhe manipulimit qesharak. Pasi kam konstatuar me intuitën time këtë manipulim të shëmtuar por pa qënë akoma i informuar hollësisht kam paraqitur me 20 tetor 2016 një kallëzim penal, pasi data 19 tetor ishte pushim. Por pa patur asnjë ide se në fakt maskarada ishte bërë pavarësisht se kishte dështuar me turpin e atyre që e kanë sajuar duke luajtur paturpësisht me hallexhiun, e duke nëpërkëmbur një prokuror me personalitet si unë. Shtoj këtu që ai shtetas nuk më ka ofruar asnjë lekë, euro apo favor tjetër. Unë s’kam parë, prekur apo marrë lekë, euro, dele, vezë apo çështë ajo 200­-t, që është përmendur. Jam vënë në dijeni të këtij përgjimi dhe shtetasi më ka dërguar 2 deklarata me shkrim dhe një vidio me zë me dëshirën e tij. Me sa di unë ai ka kërkuar që ajo vidio e manipuluar nga Fiks ­Fare, të mos transmetohej, por ata që e kanë sajuar kanë shkelur gjithë normat shqiptare e ligjet me atë veprim.

Megjithëse ju keni dhënë urdhër të lirohet automjeti i Zeqajt që transportonte dru, momentalisht hetimet vijojnë për këtë shtetas apo janë pushuar? Çështja i ka kaluar inspektoriatit për marjen e masave administrative, dha janë zyrtarët e këtij institucioni që vendosin gjoba që shkojnë deri në 5 milion lekë. Prokuroria e Krimeve të rënda ka nisur një hetim pas publikimit të videos.Jeni i gatshëm të përballeni me drejtësinë dhe kolegët tuaj? 

Unë jam i hapur për çdo hetim. Në fakt hetimin që ka nisur Krimet e Rënda, e kam inicuar vetë pasi në 20 tetor 2016, një ditë para se të transmetohej maskarada, kam depozituar një kallëzim penal në prokurorinë e Dibrës, dhe kam kërkuar të hetohet gjithçka dhe përgjegjësit të marrin përgjegjësitë ligjore.

Momentalisht jeni pezulluar apo vijoni ende në detyrë??

Nuk kam dijeni zyrtarisht nëse jam pezulluar apo jo pasi s’më ka informuar askush. Komenti im është se “Fiks­ Fare” është në rënien e tij, ç’farë s’pritet nga njerëzit e dëshpëruar. Kam edhe shumë informacione të tjera që do bjerë mundësia tua them në ditët në vijim. Kërkesa “Me sa di unë ai ka kërkuar që ajo vidio e manipuluar nga Fiks­Fare, të mos transmetohej, por ata që e kanë sajuar kanë shkelur gjithë normat shqiptare e ligjet me atë veprim”. Telefonatat Nuk ka asnjë telefonatë në mes ne të dyve. Gjithçka unë e kam zgjidhur ligjërisht para datës 18 tetor 2016. Unë e kam ditur dhe kuptuar se diçka jo e mirë po ndodhte. Shifrën 200 se kam dëgjuar fare. Burimi: Shqiptarja.com



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Video/ Messi shpërthen kundër tifozëve të Valencias: “Ju bij k….sh”

Video/ Messi shpërthen kundër tifozëve të Valencias: "Ju bij k....sh"

Zvicër, helikopteri i ushtrisë kap hajdutin shqiptar pas plaçkitjes së një vile

Zvicër, helikopteri i ushtrisë kap hajdutin shqiptar pas plaçkitjes së një vile

Historia/ Nuk shkonte mirë me burrin, gruaja nga Ndroqi inskenoi vjedhjen e parave në shtëpi

Historia/ Nuk shkonte mirë me burrin, gruaja nga Ndroqi inskenoi vjedhjen e parave në shtëpi
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com