Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Tritan Shehu për zgjedhjet në PD: Nuk ka problem nëse Basha nuk dorëhiqet

2017/07/01 at 10:15 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Intervista/ Tritan Shehu për zgjedhjet në PD: Nuk ka problem nëse Basha nuk dorëhiqet

Deputeti i PD Tritan Shehu, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Punes, Ceshtjes Sociale dhe Shendetesise, ku Ministri i Punes Spiro Ksera ka deklaruar se nuk do kete rritje te moshes per daljen ne pension.

Deputeti i zgjedhur i PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehu, e cilëson thirrjen për largimin e Bashës nga drejtimi i PD-së pa kandidim, të ngjashme me plenumet e PPSH-së në regjimin komunist.


Në një intervistë për “Panorama”, ish-kreu i PD-së shpjegon arsyet e humbjes së demokratëve në zgjedhjet e 25 qershorit, duke veçuar si elementin kryesor fenomenin e shitblerjes së votës.

Partia Demokratike i humbi zgjedhjet e 25 qershorit, me një rezultat të krahasueshëm me atë të vitit 1997. Cilat mendoni se ishin shkaqet, a erdhi kjo prej përbërjes së listës?

Shkaqet për këtë humbje janë komplekse dhe vështirë se mund të evidentohen qartë në një intervistë, aq më shumë vështirë se mund t’i rendisësh sot kronologjikisht. Po kështu ka edhe diferenca sipas qarqeve në influencat e tyre. Sidoqoftë mund të ndahen në së paku dy pjesë. A- Në ato që lidhen me gjendjen e PD-së: të strukturave, shtrirjes e efikasitetit të tyre, fiktivitetit të gjendjes në terren nga ajo që paraqitej, nga elemente të listës së paraqitur të kandidatëve, kohës shumë të shkurtër që patëm në fushatë, disa herë nga një moskuptim e parashtrim jo i qartë e “joshës” i konceptit të Republikës së Re, nga mungesa e një fushate klasike “agresive” edhe në imazhin e saj, qoftë ky lokal, qoftë ky qendror etj., elemente që duhen analizuar një për një. Po ashtu, PD pati edhe elemente shumë pozitivë si programi, ku në plan të parë u vendos fokusimi tek ekonomia, te financat direkt për qytetarët, për t’u pasuar me konceptet e dinjitetit qytetar, luftën me arrogancën e prepotencën etj. Më vjen keq, por siç duket nga rezultati, këto pak rol luajtën, ndoshta ngaqë duheshin impostuar ndryshe, apo për shkaqe jashtë PD-së që do t’i përmend më poshtë. Dhe kjo duhet theksuar në rastin e kësaj fushate, ku z. Rama nuk artikuloi asnjë platformë zhvilluese, ai veçse evitonte përgjigjet, qoftë duke i bërë qesharake bisedat. Dhe për këto probleme të PD-së, a nuk ka përgjegjësi z.Basha? Pa dyshim që ka. Gjithmonë, në radhë të parë përgjegjësinë e ka kryetari i partisë, por jo vetëm ai.

Në fakt, këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë z. Basha në daljen e tij publike pak ditë më parë. Ju folët edhe për faktorë të tjerë, a mund të rendisni disa të tillë?

Këta faktorë lidhen me veprimtari të paligjshme dhe kriminale, që çuan në deformimin e votës. Në pamje të parë, teknikisht procesi ishte korrekt, por po të “gërryhet” më poshtë, do të shikojmë se gjërat nuk janë ashtu. Na del përpara një tjetër tablo elektorale, jo demokratike, ku presioni i tejskajshëm mbi administratën publike, lokale e qendrore, e përdorimi arrogant i saj morën dimensione të paprecedenta. Jo vetëm PS, por edhe parti të vogla që kishin ndonjë “copë” pushteti, i përdorën ato në mënyrën më barbare. Nga ana tjetër, blerja e votës u kthye në një fenomen shkatërrues. Krahas këtyre dëshiroj të përmend edhe një tjetër element kriminal, kondicionimi i fshatarëve me kanabisin e kultivuar prej tyre, e stimuluar dhe e njohur kjo nga drejtues të strukturave shtetërore, që në fakt pasi kishin marrë “taksën” e tyre, duke ditur ku është kultivuar, ku fshihet tashti, i mbanin nën presion për votën ata “gjynahqarë”.

Atëherë, cili ishte roli i çadrës për përmirësimin e gjendjes me ndryshimet që dha?

Në fakt është e vështirë t’i përgjigjesh saktësisht kësaj pyetjeje. Kjo sepse nuk është e lehtë të përcaktohet se sa influencoi ajo çadër në zbutjen e atyre kërcënimeve. Por, një gjë është fakt: ajo çadër nuk i krijoi ato, ajo i zbuloi qartë para opinionit të brendshëm e të jashtëm, i shtroi si një problem i madh për vendin, e vetë fakti që shumica e kërkesave të PD-së u realizuan, tregoi se ato ishin të drejta e problemet qëndronin. Pastaj sa u zbuten problemet, sa 7 ministra teknikë në 3.5 javë mund të përmirësonin gjendjen, këto janë pyetje mbi të cilat mund të ketë opinione të ndryshme, por në çdo analizë efekti ishte pozitiv.

Ka akuza për z.Basha se gaboi me atë iniciativë…

Për mua jo, unë argumentova të kundërtën. Jam i sigurt që Basha ishte koshient i vështirësive të përballimit të “së keqes”, i pamjaftueshmërisë së ndryshimeve e kohës në dispozicion për këtë, por ai zgjodhi rrugën më të mirë të mundshme. Kjo, edhe për atë që ne tashti kemi të drejtë e mundësi të ngremë zërin, sepse këto probleme tragjike u pranuan nga të gjithë që para zgjedhjeve. Mos harrojmë se, gjithashtu, ajo çadër u kthye në një vend mbledhjeje të demokratëve nga i gjithë vendi, duke vënë në lëvizje të gjitha  strukturat tona në prag fushate, si edhe duke kapur median për rreth tre muaj, mbas një terri të gjatë për PD-në. Pra, sidoqoftë, efektet e asaj iniciative ishin pozitive, ndonëse jo aq sa mund të përmbysej situata.

A ju duket i gabuar vendimi i Bashës për të hyrë në ato zgjedhje, siç e akuzojnë disa sot në PD?

Absolutisht jo. Në zgjedhje do të merrej pjesë, nuk mund të bojkotoheshin se rrezikohej çdo gjë. Ju e patë edhe presionin ndërkombëtar për këtë, gjë që nuk mund të neglizhohet. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se edhe ai u bë koshient i problemeve e qëndrimeve të drejta të Bashës.  Ju pyesni edhe për opinione në PD, që e akuzojnë Bashën pse hyri në zgjedhje?  Kjo nuk ka sens. Shumë kolegë të rëndësishëm në krye të PD-së bënë një presion të fortë publik atëherë, që dëmtoi edhe skemat e z.Basha, për të marrë pjesë në Kuvend e për të hyrë në procesin zgjedhor. Kjo është e vërteta.

Figura të PD-së kërkojnë largimin e Bashës, dorëheqjen e tij të parevokueshme e zgjedhjet e reja pa kryetarin aktual. Si ju duken këto nisma që disa kanë qenë joetike?

Unë mendoj se të gjithë duhet të ruajmë qetësinë edhe të përqendrohemi tek ajo që na mban bashkuar, si thelbësore për të ardhmen, pa asnjë notë përjashtimi apo denigrimi. Unë i kuptoj edhe kritikat, tonet e larta, propozimet që bëhen tashti (ndërsa i konsideroj të papranueshme ato që u bënë në fillim apo gjatë fushatës, kur duhej të kishte vetëm një qëllim, punën e përbashkët për një rezultat sa më të mirë). Po kështu i konsideroj të papranueshme tejkalimet etike, epitetet denigruese e çdo gjë të tillë jashtë një norme respekti reciprok. Ne nuk kemi e as duhet të kërkojmë ndonjë “armik” midis nesh, edhe kur kemi divergjenca e pse jo edhe interesa personale a grupesh jo të njëjta. Kjo është jeta e politika. Askush nuk duhet të imitojë plenumet e PPSH-së. Gjithashtu duhet të jemi të sinqertë me opinionin: kërkesa për dorëheqje të parevokueshme nga Basha, në fakt është një thirrje për largimin e tij pa mundësi rikandidimi!! Kjo nuk më duket demokratike. Gjithsecili ka të drejtë të kandidojë nëse dëshiron. Pastaj do të vendosë vota e anëtarësisë, gjë që duhet të jetë verdikt.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka vendosur të ngrijë postin e tij dhe të çojë PD-në në zgjedhje më 22 korrik. Cili është vlerësimi juaj për këtë vendim të tij?

Është e drejta e z.Basha të vendosë se si ai do të veprojë, do të japë dorëheqjen e plotë pa rikandiduar, do të rikandidojë, duke bllokuar funksionet kryesore për të mos pasur influenca në procesin e votimit etj. Ai ka zgjedhur këtë të fundit, që është një formë dorëheqjeje me të drejtë rikandidimi. Dhe këtu nuk ka asgjë të keqe. Mos harrojmë se për kryetarin e ri do të votojë e gjithë anëtarësia e jo delegatët e një kongresi. Unë nuk besoj se një anëtarësi e tërë do të manipulohet a impresionohet nga të tilla detaje. Rëndësi ka të ngrihet në mënyrë shumë transparente një infrastrukturë e plotë për të implementuar atë proces votimi. Dhe për këtë duhet të punojmë të gjithë, përfshi kandidatët që do të paraqiten. Ju pyesni për datën 22 korrik. Unë në fakt këtë datë e kam dëgjuar për herë të parë gjatë fushatës nga  kolegë që tashti e kundërshtojnë atë, duke më thënë që është statuore e palëvizshme. Megjithatë, për mua kjo nuk është thelbësore, thelbësor është organizimi transparent i procesit.

Sipas jush është më pozitive që ky proces të zhvillohet shpejt apo më vonë?

Ju thashë që së pari për këtë duhen parë afatet legale e më tej diskutuar me qetësi. Unë personalisht mendoj se nuk ka pse të humbet kohë. Në fakt do të gjykoja që më i interesuari për të shtyrë zgjedhjet duhej të ishte z. Basha, pikërisht për t’u zbutur shija e hidhur e humbjes.

Ka pasur ironira, ju mendoni se kandidatura e z.Selami është e fortë dhe reale?

I kam dëgjuar ato dhe më ka ardhur keq për të tilla paragjykime. Z.Selami ka shpallur kandidaturën dhe kjo është në të drejtën e tij, ashtu siç besoj se do të ketë edhe të tjerë që do ta bëjnë këtë. Kjo është veçse pozitive e demokratike.

A e gjykoni frutdhënës një koalicion të PD-së me PS-në?

Absolutisht jo! PS i ka numrat e saj e duhet të qeverisë vetë. Ne nuk mund të bëhemi shtojca e kurrkujt. Ne duhet të përgatitemi për një opozitë të fortë, programore, të qartë, të shumëllojshme e demokratike. Dhe të shikoni se gjërat mund të ndryshojnë shumë më shpejt sesa mendohet. Mos të harrojmë se pushteti i tepërt bëhet edhe “varri” i atij që e rrëmben, veçanërisht kur e merr me rrugë jodemokratike, siç ndodhi në këto zgjedhje. ADI SHKËMBI/PANORAMA



Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Kombëtaret e Shqipërisë pa trajner, si Guinea dhe Pakistani

Kombëtaret e Shqipërisë pa trajner, si Guinea dhe Pakistani

Fotolajm/ Moderatorja shqiptare nudo në plazh publik

Fotolajm/ Moderatorja shqiptare nudo në plazh publik

Video/ A do ti presë flokët Gena?

Video/ A do ti presë flokët Gena?
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com