Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

INTERVISTA/ Sociologia Binjaku: Gratë politikane janë të frustruara

2015/12/19 at 11:48 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
INTERVISTA/ Sociologia Binjaku: Gratë politikane janë të frustruara

Ashpërsia e xhunglës politike i ka frustruar ato pak gra që kanë arritur të mbijetojnë, ndërsa një pjesë e mirë janë mënjanuar.


Me këtë bindje, sociologia Entela Binjaku, analizon për  Opinion.al  mënyrën se si media shqiptare e ka trajtuar në kohë portretin e gruas, duke u ndalur te pyetja se sa e përfaqësojnë gruan shqiptare në jetën publike, gratë politikane.  Sipas sociologes, lënia në hije e grave që kanë nevojë për zë, grave të lokalitetit dhe fokusimi vetëm te një model dominues, ushqen tek të parat  ndjesi inferioriteti e revoltë te brendshme. Protagonizmi i ulët i gruas në jetën publike, mbetet për Binjakun, sfidë e shoqërisë shqiptare.

Zonja Binjaku, e parë në rrafshin sociologjik të gjykimit,  si është gjetur portreti i gruas në median shqiptare? Si e pasqyron ajo gruan?

Një pjesë e mirë e pozicionit të gruas në shoqërinë shqiptare është ndihmuar nga  organet mediatike, në kuptimin që shohim të pranishme në media gra që sjellin modelin e të bërit biznes, sjellin portretin e gruas shqiptare që jeton një dramë, asaj që kontribuon mjaftueshëm në shoqëri me angazhimin publik, gruas që vuan problematikat e zonave rurale. Shohim edhe gra që mbrojnë kauza të mëdha, si ato që vijnë edhe në mbrojtje të vetë pozicionit të gruas. Por ndoshta do të duhej ti jepej zë, prioritet, disa modeleve për të cilat flitet pak dhe nevoja e të cilave është e madhe.

Në fakt, shumë studime pohojnë se gruaja e zakonshme, ajo e fshatit, artizania, infermierja, mësuesja, amvisa, të cilat mbartin vlera në modelet e tyre, thuajse po zhduken nga ekrani…

Për sa i përket  asaj  gruaje që në përditshmërinë e vet kryen detyra familjare, si nënë, si bashkëshorte, si amvisë, që kontribuon në jetën familjare edhe përmes aktivitetit jashtë familjar, ne e vëmë re që është më pak e pranishme. Kjo lidhet nga njëra anë me atë kulturë që spjegova më lart por edhe me faktin se ne jetojmë një kohë ku dashje pa dashje, pavarësisht trashëgimisë sonë kulturore, shoqërore, jemi pjesë e shoqërisë së masës, ku të gjitha kthehen  në mall dhe  shoqëria bëhet shoqëri konsumi. Në shumë aspekte, figura e gruas që i serviret publikut, është po ajo figurë që i shërben shoqërisë konsumeriste.  Ndërsa kjo grua, ajo e zakonshmja, shitet më pak në shoqërinë konsumeriste, e ndaj pasqyrohet më pak. Institucionet mediatike dhe të gjitha institucionet kanë detyrimin ti paraqesin publikut trendin më të mirë, atë që e ngre shoqërinë në stadin më të lartë të vlerave.

Etiketimet si “seksi i dobët” , raportimet mediatike që e portretizojnë gruan si “viktimë”, a  kanë  efekte psikologjike dhe sociale te gratë dhe vetë shoqëria?

Në rastet kur në media merr prioritet një model gruaje dhe anashkalohen shumë modele të tjera, sigurisht që kjo krijon një disbalancë mes shikuesit dhe platformës mediatike. Dhe kjo sigurisht që do të ndikojë në ushqimin e ndienjës së inferioritetit te një kategori e caktuar grash. Mund të stimulojë te ato një revoltë  të brendshme e cila do të stimulojë në anë tjetër, të ndjerit si pjesë e një diferentizmi social, ose pjesë e një inferioriteti social. Nga ana tjetër mund të nxisë te shikues të ndryshëm ndienjat e padrejtësisë sociale, pjesë e së cilës gra nga cepa të ndryshëm të kësaj Shqipërie. Këto nuk i kanë shërbyer as medias në përmbushjen e misionit të saj, po as shoqërisë e cila ka nevojë të ushqehet me vlera nga institucione me , si media.

Sa dhe si e ndikon opinion publik sensacioni që media përdor, në raportimin e rasteve të dhunës mbi gruan?

Kam vënë re se jo vetëm media e parë, televizioni, por edhe mediat online e bombardojnë shoqërinë tonë me mesazhe, aq sa vetë shoqëria ndodh të arrijë një nivel ngopjeje, në termat që nuk i shkojnë një shoqërie të civilizuar. Fakti që këto akte ndodhin tregojnë se ne jemi një shoqëri që e vuajmë agresivitetin e lartë mes nesh. Kështu që media nuk bën gjë tjetër vecsë pasqyron atë që sheh apo merr nga shoqëria. Por kur fola për rolin e medias, mendoj që e ka mundësinë  që të tregohet më e kujdesshme në përzgjedhjen e fjalorit, i cili shkon e godet mëndjet e njerëzve  që i ndjekin. Si mund të realizohet kjo? Përmes rubrikave të caktuara, ose fashave të caktuara të orareve  të transmetimit të kronikave që flasin për dhunën. Sepse shohim që bëhet disi e ashpër gjuha, tejkalohet hera herës, dhe kjo mund të krijojë efekte të padëshirueshme në psikën e  shumë qytetarëve.

Përmendët modelet, a janë të tilla gratë politikane? E kanë përmbushur ato rolin për përfaqësim publik  të gruas së zakonshme?

Është një pyetje pak e vështirë për t’iu përgjigjur për shkak se në 25 vite ndryshimesh, ku liberalizimi i tregut mediatik u shoqërua edhe me ndryshime të përfaqësimit të gruas në media, ne shikojmë që fare pak gra kanë rezistuar, ose janë pjesë e  historisë së këtij tranzicioni. Gjë kjo që tregon në njërën anë ose protagonizmin e ulët të tyre në kauza shoqërore, ose një lloj frustrimi që vetë arena politike u ka bërë dhe ato janë mënjanuar.

Fare pak prej tyre arrijnë të mbijetojnë në këtë xhungël të madhe përpjekjesh të egra që ka politika jonë.

A kanë kryer plotësisht misionin e tyre?  Mendoj se jo vetëm ato, po sikundër shumë aktorë të politikës shqiptare i kanë shumë detyrime, shumë borxhe kësaj shoqërie lidhur me votëbesimin që vetë ajo i ka dhënë dhe lidhur me kthimin mbrapsht të këtij besimi. Sigurisht që në sferën e politikës ka edhe gra që kanë investuar, janë munduar, janë sakrifikuar, por historia e dy dekadave do ta tregojë, kur të shkruhet historia e tranzicionit shqiptar ndoshta do ta gjejnë edhe ato një vend, por unë shoh që fare pak kanë ardhur deri më sot.



Ju sugjerojmë

Kryeministri Rama ndan pamjet mahnitëse: Një perlë e rivierës shqiptare
Aktualitet

Kryeministri Rama ndan pamjet mahnitëse: Një perlë e rivierës shqiptare

22 Qershor, 2025 9:10 am
Bombardimi i centraleve bërthamore nga SHBA, reagon Irani: Do të ketë pasoja..
Bota

Bombardimi i centraleve bërthamore nga SHBA, reagon Irani: Do të ketë pasoja..

22 Qershor, 2025 9:09 am
SHBA-të bombardojnë centralet bërthamore iraniane, Trump: Ja qëllimi ynë…
Bota

SHBA-të bombardojnë centralet bërthamore iraniane, Trump: Ja qëllimi ynë…

22 Qershor, 2025 8:45 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 22 qershor 2025

22 Qershor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 22 qershor 2025

22 Qershor, 2025 8:18 am
Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
Bota

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

21 Qershor, 2025 10:37 pm
Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
Aktualitet

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

21 Qershor, 2025 10:12 pm
Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
Bota

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

21 Qershor, 2025 9:25 pm
Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Bota

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

21 Qershor, 2025 9:03 pm
Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
Aktualitet

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota

21 Qershor, 2025 8:29 pm
Para
Modelet e Miss Universe, bukuroshe dhe pa grim

Modelet e Miss Universe, bukuroshe dhe pa grim

Receta/ Ja sëmundjet që shëron konsumimi i fiqve

Receta/ Ja sëmundjet që shëron konsumimi i fiqve

Anxhelina Hadërgjonaj nudo në pishinë

Anxhelina Hadërgjonaj nudo në pishinë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kryeministri Rama ndan pamjet mahnitëse: Një perlë e rivierës shqiptare

Kryeministri Rama ndan pamjet mahnitëse: Një perlë e rivierës shqiptare
22 Qershor, 2025

Mëngjesin e kësaj të Diele, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të bukur nga bregdeti shqiptar. Konkretisht në një...

Lexo më shumë

Bombardimi i centraleve bërthamore nga SHBA, reagon Irani: Do të ketë pasoja..

Bombardimi i centraleve bërthamore nga SHBA, reagon Irani: Do të ketë pasoja..
22 Qershor, 2025

Seyed Abbas Araghchi, ministri i Jashtëm i Iranit i dënoi sulmet amerikane si “të shëmtuara” dhe tha se Irani po...

Lexo më shumë

SHBA-të bombardojnë centralet bërthamore iraniane, Trump: Ja qëllimi ynë…

SHBA-të bombardojnë centralet bërthamore iraniane, Trump: Ja qëllimi ynë…
22 Qershor, 2025

Presidenti Donald Trump tha se ushtria amerikane goditi tre objekte bërthamore iraniane, teksa Shtetet e Bashkuara u përfshin në konfliktin...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 22 qershor 2025

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
22 Qershor, 2025

Ditën e Dielë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com