Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Rama: Ja sa më “kushtoi” këtë herë tokja e duarve me Obaman

2016/07/10 at 1:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Intervista/ Rama: Ja sa më “kushtoi” këtë herë tokja e duarve me Obaman

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë nga Varshava për “Top Channel”, deklaron se edhe tani, në këto momente, vazhdojnë përpjekjet për arritjen e një konsensusi për çështjen e reformës në drejtësi.

Kryeministri thotë se mazhoranca është e hapur për konsensus, por pa prekur thelbin e reformës, që është vetingu. Ndërkohë që komenton se propozimi më i fundit i Partisë Demokratike dëmton pikërisht këtë pikë të reformës, Rama thotë se Partia Socialiste dhe LSI ka të njëjtin qëndrim, për ta votuar atë.

Zoti kryeministër, sa ju kushtoi kësaj radhe shtrëngimi i duarve me presidentin Obama?

Edi Rama: Fatkeqësisht në Shqipëri ka njerëz të veshur me pushtet e të pajisur me akses dhe mendojnë e besojnë se çdo gjë shitet dhe blihet.

Një dashakeqës mund të thotë se kryeministri Rama bie në sy në kontaktet e tij të personalizuara me Obamën, Merkel, apo Erdogan. Por veç kësaj, ç’vlerë të shtuar i jep kjo Shqipërisë?

Edi Rama: Pa dyshim që këto reflektojnë marrëdhënien me Shqipërinë, që shihet me respekt. Marrëdhëniet e mira me ndërkombëtarët nuk janë ato që të mbajnë apo të heqin nga pushteti, atë e bëjnë shqiptarët. Jemi në një moment kritik, data 21 korrik, për miratimin e reformës në drejtësi.

Keni një propozim konkret nga PD që ka hequr dorë nga qëndrimi i mëparshëm, por ka një të ri për çështjen e vetingut…

Edi Rama: Përpjekja jonë për konsesnsus ka qenë këmbëngulëse, por jo konsensus për deformimin e draftit apo për konsensus që na ndan nga partnerët. Mundësia që reforma të kalojë është reale, vullneti im dhe i qeverisë është i plotë për të gjetur një zgjidhje që nuk deformon thelbin. Sesa deformohet thelbi, këtë nuk është e nevojshme ta dëgjoni nga unë. Këtë e thonë vazhdimisht partnerët tanë.

Ju vijoni të thoni se është PD që del kundër SHBA dhe BE. Pse nuk mendoni që ajo ka realisht një shqetësim për draftin përsa kohë i shkon kundër edhe SHBA­-ve, për një draft që tek e fundit do të na duhet neve dhe jo Amerikës?

Edi Rama: Nuk mund të ketë një draft ku SHBA, Shtëpia e Bardhë, BE, kancelarja gjermane, presidenti i Francës, etj, të mbështesin kapjen e sistemit nga unë, sikundër pretendon PD. Edhe kapja nga ata, le të themi.

Kur jemi shtet sovran, përse ndërkombëtarët duhet të kenë një vendimmarrje absolute në këtë proces?

Edi Rama: Nuk bëhet fjalë për një vendimmarrje absolute, por për një pjesëmarrje aktive në proces dhe nëse ne shkojmë deri në absurdin që të mendojmë se duan të na kapin ndërkombëtarët, partnerët tanë strategjikë pa të cilët nuk do të ishim aty ku jemi sot, atëherë biseda merr fund.

Në rast se Victoria Nuland do të kërkojë ndryshimin e këtij drafti, ju do ta pranonit?

Edi Rama: Nuk bëhet fjalë për të na kërkuar gjë neve. Neve nuk kanë çfarë të na kërkojnë sepse ne nuk jemi një palë e ndarë nga partnerët tanë. Pa dyshim që edhe sot që flasim ekspertët ndërkombëtarë dhe ekspertët tanë përpiqen të gjejnë nëse ka ende rrugë, ende zgjidhje, për të akomoduar një propozim që do të mund të shterronte deri në fund të gjitha përpjekjet tona që PD të vinte të votonte reformën.

Thatë që qeveria është e gjitha në unision. E keni në trend Ilir Metën?

Edi Rama: S’ka asnjë dyshim që unë i besoj asaj që është thënë në mënyrë të përsëritur dhe asaj që ndodh në të përditshmen, se PS dhe LSI kanë deklaruar që ne do të votojmë reformën në drejtësi. Burimi: Top Channel

Ju sugjerojmë

Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 mln lekë! Ja përllogaritja
Aktualitet

Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 mln lekë! Ja përllogaritja

28 Maj, 2025 8:48 am
Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 28 maj 2025

28 Maj, 2025 8:30 am
Horoskopi, 27 korrik 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2025

28 Maj, 2025 8:15 am
“Fati e desh të mos isha në varrim”, Fevziu: Ky emision i dedikohet Artan Lames!
-U tha në Opinion

“Fati e desh të mos isha në varrim”, Fevziu: Ky emision i dedikohet Artan Lames!

27 Maj, 2025 11:12 pm
Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi
Bota

Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi

27 Maj, 2025 10:19 pm
SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna
Bota

SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna

27 Maj, 2025 10:17 pm
Francë/ Miratohet ligji për “vdekjen e asistuar”
Bota

Francë/ Miratohet ligji për “vdekjen e asistuar”

27 Maj, 2025 10:07 pm
Pagoi 1400 Euro për vizë në ambasadën gjermane, çfarë ndodhi më pas
Aktualitet

Pagoi 1400 Euro për vizë në ambasadën gjermane, çfarë ndodhi më pas

27 Maj, 2025 9:37 pm
Ekspertët manipulojnë akt-ekspertimin e aksidentit rrugor, nxjerrin fajtor viktimën
Aktualitet

Ekspertët manipulojnë akt-ekspertimin e aksidentit rrugor, nxjerrin fajtor viktimën

27 Maj, 2025 9:20 pm
Hamami në Durrës rihapet për vizitorët
Aktualitet

Hamami në Durrës rihapet për vizitorët

27 Maj, 2025 8:50 pm
Para
Nga derrat te qentë anti-tank, ja 9 raste kur kafshët u përdorën në luftë

Nga derrat te qentë anti-tank, ja 9 raste kur kafshët u përdorën në luftë

Historia e çuditshme/Milani blen Muzakan argjentinas me origjinë shqiptare

Historia e çuditshme/Milani blen Muzakan argjentinas me origjinë shqiptare

Biznesmenët e drogës, ja si u kryen takimet e heroinës në Prizren

Biznesmenët e drogës, ja si u kryen takimet e heroinës në Prizren

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 mln lekë! Ja përllogaritja

Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 mln lekë! Ja përllogaritja
28 Maj, 2025

Të gjithë personat fizikë që për vitin tatimor 2024 kanë realizuar një fitim tatimor mbi 14 milionë lekë, nga 31...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 28 maj 2025

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
28 Maj, 2025

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht të...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2025

Horoskopi, 27 korrik 2023
28 Maj, 2025

Dashi Mund të mos kaloni mbrëmjen romantike që kishit menduar, por kjo nuk do të thotë që çdo gjë do...

Lexo më shumë

“Fati e desh të mos isha në varrim”, Fevziu: Ky emision i dedikohet Artan Lames!

“Fati e desh të mos isha në varrim”, Fevziu: Ky emision i dedikohet Artan Lames!
27 Maj, 2025

Emisioni “Opinion” i kësaj të marte i dedikohet Artan Lames, që fatkeqësisht ndërroi jetë më 23 maj të këtij viti,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com