Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

INTERVISTA/ Paloka: Dorëzimi i mandateve të deputetëve të PD-së është vetëm fillimi

2016/02/29 at 10:33 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Cili është politikani me aktiv në PD?

Dorëzimi i mandateve të deputetëve të PD-së është vetëm fillimi… Këtë sinjal jep kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, sipas të cilit së shpejti PD­ja do të përshkallëzojë qëndrimin e saj, në Kuvend dhe jashtë saj. Z. Paloka përmes “Gazeta Shqiptare” hedh akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama për lidhje të forta me kriminelët, përballë të cilit ai thotë se opozita dhe shqiptarët nuk do të ndalen deri në rrëzimin e klikës së tij nga pushteti.


Z.Paloka, pse kaq e tensionuar situata politike në vend?

Tensioni ka disa shkaqe dhe shtrihet jo vetëm në politikë, po në të gjithë hapësirën dhe fushat në vend, politike, sociale dhe ekonomike.

Dhe cilat janë arsyet kryesore?

Sigurisht, arsyet kryesore lidhen me gjendjen më se të mjeruar ekonomike, korrupsionin qeveritar dhe pasojat sociale që sjellin. Po jo më pak të rëndësishme janë mungesa e sigurisë në vend dhe padrejtësia si një fenomen mbizotërues i këtij regjimi. Vetëm në tre vjet Rama “ia arriti” që ta çojë këtë vend drejt rrënimit ekonomik, një situatë që Shqipëria nuk e përjetoi as në kulmin e krizës ndërkombëtare të pak viteve më parë. Sot jemi përpara një realiteti që vë gjithnjë e më shumë përballë qindra e mijëra familje shqiptare në varfëri ekstreme, me oligarkinë e lidhur me Edi Ramën që shton milionat dhe luksin me shpejtësi. E gjitha kjo falë pasojave të të ashtuquajturave reforma të Ramës, të cilat rrënuan plotësisht shtresat e varfra dhe po shkatërrojnë shtresën e mesme, sidomos profesioniste dhe intelektuale.

Rritja e taksave, rritja e çmimit të energjisë dhe heqja e mbrojtjes për më të varfrit, rritja e papunësisë dhe paralelisht ulja e numrit të familjeve që përfitojnë ndihmën sociale, rritja e tarifave për studentët, rritja e kontributit të detyrueshëm shoqëror për ata që quhen profesionistë të lirë, rritja e tarifave lokale në nivele të palogjikshme atje ku ka fituar Rama, shkatërrimi me dhunë e polici i banesave dhe bizneseve të vogla të qytetarëve si dhe shumë akte të tjera antiqytetare të këtij regjimi, kanë sjellë pasoja katastrofike për njerëzit e thjeshtë.

Në anën tjetër, paratë që iu grabitën me format e mësipërme qytetarëve nuk shërbejnë për investime apo për përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre, por përfundojnë në mënyrën më të paskrupullt në xhepat e Edi Ramës dhe oligarkëve rreth tij. Të ashtuquajturat “koncesione” apo “partnerit publik­privat” nuk janë gjë tjetër veçse shpërndarja e parave që iu grabiten shqiptarëve, në xhepat e familjarëve, miqve dhe partnerëve të Ramës, ministrave dhe disa deputetëve të tij, që sigurisht, pjesën më të madhe të parave të grabitura e depozitojnë në xhepat e Ramës. Po jo vetëm kaq! Kjo klikë që sundon, e ka rritur borxhin në nivele të tilla që rrezikojnë ta çojnë vendin drejt falimentimit të shpejtë edhe më keq se Greqinë.

Miliona të marra borxh, që gjithashtu nuk shkojnë për investime dhe nuk gjenerojnë asnjë qindarkë që të shërbejë të paktën për larjen e këtyre borxheve, po përfundojnë po në xhepat e oligarkisë dhe për restaurime luksi të zyrave e tualeteve të ministrave.

Sa shqetësuese është për opozitën, situata aktuale e rendit?

Kësaj gjendjeje të mjerë ekonomike i shkon paralel edhe një situatë e mungesës totale të rendit dhe sigurisë në vend, shoqëruar me padrejtësi ekstreme dhe arrogancë të një regjimi të ngritur për të sunduar me dhunë shumicën. E nuk ka si të ndodhë ndryshe kur kemi një kryeministër që promovon çdo ditë krimin dhe kriminelët, që ka mbushur parlamentin dhe zyrat e shtetit me kriminelë ordinerë.

Nuk ka si të ndodhë ndryshe kur ministri i Brendshëm me gojën e tij ka pranuar më se një herë se ka shkelur ligjin, kur njihet publikisht jo thjesht si mik i kriminelëve me emër si Shullazi apo Habilaj, por sipas informacioneve edhe të shërbimeve të huaja, është vënë dhe ka vënë në shërbim të tyre edhe strukturën e Policisë së Shtetit.

Sigurisht që do ketë një situatë të tensionuar në vend kur shqiptarët që nuk kanë bukë për fëmijët në shtëpi, burgosen për 30 mijë lekë të vjetra, kurse ministra, deputetë dhe vetë kryeministri grabisin miliona çdo ditë.

Do ketë tension kur qytetarëve të thjeshtë iu shemben shtëpitë edhe qindravjeçare dhe lihen në qiell të hapur, kurse oligarkët e Ramës ndërtojnë pallate buzë detit, vila e resorte luksi pa pyetur as për ligj e as për shtet, se shteti është Edi Rama. Ka tension, sepse në spitalet shqiptare vdesin njerëzit nga mungesa e ilaçeve dhe kushtet skandaloze, por ndërkohë Beqët dhe Rama fusin milionat në xhep nëpërmjet Nushit dhe të tjerëve.

Do ketë tension, kur deputeti vret në dyert e komisariatit, por kjo nuk e ndalon të rikthehet në parlament, se Ramës i duhet vota dhe mbështetja e tij, ndërkohë që viktimat qëndrojnë në qelitë e burgut.

Përballë kësaj situate të vështirë, pse i ndërpreu opozita protestat?

Përkundrazi, në protestë janë shumica e shqiptarëve e jo vetëm opozita. Protestojnë studentët, bizneset, mjekë e infermierë, profesionistë të lirë dhe shoqëria civile (për aq sa ka mbetur pa kapur nga kjo klikë). Shkaqe ka shumë, por shkaktar vetëm një: Edvin Rama.

Nisur nga të gjitha këto që ju përmendët, cili do të jetë qëndrimi i grupit parlamentar të PD­së dhe opozitës në tërësi?

Jo vetëm qëndrimi i grupit parlamentar, po i opozitës në përgjithësi, është vetëm një: në krah të qytetarëve për të përmbysur këtë regjim sa të mos jetë vonë.

Në kushte të tilla, nëse mazhoranca nuk pranon kërkesat e opozitës, a është e gatshme PD­ja të dorëzojë mandatet e deputetëve siç paralajmëroi ishkryeministri Sali Berisha?

Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për disa kërkesa apo teka të opozitës, por për disa qëndrime parimore që lidhen me procesin e dekriminalizimit dhe me të drejtat dhe detyrimet kushtetuese të opozitës dhe mazhorancës. Po duket qartazi se Rama ka vendosur të sfidojë jo vetëm opozitën si nismëtare të procesit të dekriminalizimit.

Jo vetëm ndërkombëtarët që e mbështetën, ndihmuan dhe e konsideruan si suksesin më të madh e domethënës të politikës shqiptare në këto tri vite, përfshi dhe Sekretarin amerikan të Shtetit. Jo, Rama ka vendosur të sfidojë dhe vetë ligjin (që në fakt nuk është gjë e re për të dhe klikën e tij në këto tri vite).

Unë e kam thënë më se një herë se dekriminalizimi, më shumë sesa për kuadër ligjor, ka nevojë për vullnet politik, e Rama vullnetin e ka, por e ka për inkriminim dhe jo për dekriminalizim. Rama është ai që i mbushi me vetëdije të plotë listat e deputetëve me kriminelë ordinerë. Rama është ai që mbushi administratën dhe i kandidoi për pushtetin lokal, vrasës e trafikantë.

Kryeministri Rama është ai që po iu del hapur në krah dhe në formë sfide edhe sot kriminelëve të tij. Për cilat arsye bëhet kjo mbrojtje?

E gjitha kjo ndodh sepse Rama e di që jo vetëm te shqiptarët, po as brenda partisë së tij nuk mund të fitojë ndershmërisht. Për këtë arsye ai nuk do të heqë dorë kurrë nga kriminelët, sepse mendon që vetëm me ata mundet të fitojë e të mbajë pushtet.

Z.Rama nuk do të pranojë as kërkesat e tjera të opozitës, pavarësisht se ato janë detyrime kushtetuese, siç është funksionimi i komisioneve hetimore parlamentare, sepse në kushtet kur drejtësinë e ka vënë pothuajse nën thundër, këto komisione mbeten e vetmja mënyrë për të hetuar krimin dhe korrupsionin e kësaj qeverie.

Prandaj ai ka urdhëruar bllokimin e tyre jo më duke mos lejuar ngritjen e komisioneve si më parë, por duke përdorur mazhorancën brenda komisioneve për mosfunksionimin e tyre. Pika tjetër, që lidhet edhe me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, ka të bëjë me mandatet e deputetëve që kanë shkelur ligjin e Kushtetutën duke rrëmbyer fonde publike, vetë apo nëpërmjet familjarëve.

Rama i pengoi fillimisht duke përdorur kartonët në parlament, por nuk do të jetë çudi që edhe tani pas vendimit të Gjykatës që e quajti antikushtetuese mënyrën si veproi shumica në parlament, ai të gjejë justifikime të tjera për të mos lejuar zbatimin e Kushtetutës.

Përveç vezëve në Kuvend, a do të ketë një qëndrim më të përshkallëzuar nga ana e grupit parlamentar të PD­-së?

Sigurisht, përballë një situate të tillë, grupi ynë parlamentar do të mbajë qëndrimet e tij, që do përcaktohen në mbledhjen e grupit parlamentar e që sigurisht do të përshkallëzojë qëndrimin e mbajtur së fundmi.

Kreu i PD­së, Lulzim Basha është shprehur se në grupin parlamentar janë bërë propozime radikale që tejkalojnë edhe dorëzimin e mandateve. Çfarë propozimesh konkretisht?

Dorëzimi i mandateve të deputetëve është një opsion i hedhur edhe në mbledhjet e tjera të grupit parlamentar, siç pati propozime edhe më radikale. Sigurisht, përballë një klike të tillë, me një regjim të zhytur në krim e korrupsion, me një kryeministër injorant, arrogant e provokator, të gjitha opsionet për përmbysjen e tij janë të pranueshme dhe, në këtë rast, dorëzimi i mandateve të deputetëve është vetëm fillimi.

*Intervista është botuar në Gazeta Shqiptare



Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Ja veshjet më të bukura të OSCAR

Ja veshjet më të bukura të OSCAR

Shpërthim pranë shtëpisë së Gazmend Çollakut, alarmohen banorët

80 vjeçari i jep fund jetës në litar

Shkëmbi shembet në rrugë, plagoset rëndë punëtori turk i HEC-it

Shkëmbi shembet në rrugë, plagoset rëndë punëtori turk i HEC-it

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com