Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Noyer: Të ndalim Pogbanë dhe Griezmanin

2016/07/06 at 12:46 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Intervista/ Noyer: Të ndalim Pogbanë dhe Griezmanin

Portieri i Gjermanisë, Manuel Nojer, ndihet optimist për gjysmëfinalen ndaj Francës. Gjatë konferencës, ai flet për Italinë, Francën, mungesat dhe kapitenin.

Nojer, si u ndiet në rolin e kapitenit ndaj Italisë? Pse ia dhatë shiritin më pas Shvajnshtaigerit?

Roli im nuk ka ndryshuar. Këtë detyrë dhe përgjegjësi e kam marrë nga dita e parë dhe ka funksionuar gjithnjë. Kur Shvajni u fut në fushë, ishte e qartë që duhej t’ia kaloja shiritin. Ishte një sinjal që kapiteni ynë është në bord.

Ju pëlqen të luani më shumë me 4 apo 3 mbrojtës si kundër italianëve?

Për portierin nuk ndryshon gjë. Besoj se edhe ndaj Francës do zgjedhim sistemin fitues. Trajneri e di shumë mirë sesi luhet kundër Francës. Ne do të zbatojmë me përpikëri planin dhe ndjekim idetë e trajnerit. Jam i bindur që do të jetë i drejti si me 4 apo 3 mbrojtës. Të enjten do kërcënoheni nga një prej sulmuesve më të rrezikshëm, Oliver Zhiru… Është shumë i rrezikshëm në zonën e rreptësisë si me kokë dhe këmbë. Stopon dhe e mban shumë mirë topin. Ai është i pakëndshëm për qendërmbrojtësit, por nuk është i panjohur për ne. Komplet reparti sulmues i Francës ka kualitet.

Kujt i trembeni më shumë dhe keni kujdes?

Grizman dhe Pogba në veçanti. Grizman është i fortë në driblime një kundër një. Lidhet shumë mirë me Pogbanë në kundërsulme. Për këtë duhet të përgatitem më shumë, për të gjetur kohën, reagimin dhe daljen e duhur. Për këtë ne nuk duhet të humbim rregullsinë e lojës sonë.

Mendoni se Franca ndihet favorite dhe kërkon hakmarrjen nga 2014­-ta?

Është normale që francezët kanë fituar besim. Çdo ndeshje ata kanë pësuar ngritje, por të mos harrojmë që nuk janë përballur ende me një kombëtare të niveleve botërore. Ata vërtet do të ndihen të karikuar, por edhe nën presion nga tifozët e tyre. Pavarësisht të gjithave, ne i dimë armët tona të forta. Kryesore është që mbrojtja është e hekurt, pasi në sulm jam i bindur që do shënojmë.

Cila ishte receta e penalltive?

Duhet të dëgjosh tingujt e zemrës dhe t’i besosh vetes. Edhe pse kisha parë shumë penallti të italianëve, përsëri ato ishin të ndryshme. Instinkti është leksioni më i mirë. Së fundmi, Khedira dhe Gomez mungojnë ndaj Francës. Në kombëtare asnjë nuk është i pazëvendësueshëm, por secili ka rëndësinë e tij. Jam i sigurt që do kompensohen siç duhet.

Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Debate në PD/ Ja gruaja që fut në sherr Bashën me Selamin

PD me një propozim të ri për nenin 88 sipas Venecias

Parashikimi i motit, përgatituni për të nxehtin afrikan

Moti, ja temperaturat në ditët në vijim...

FotoLajm/ Pasi shkatërruan rrugët, tani u mbeti të lyejnë urat

Haxhinastos nuk ja zgjidhën gjuhën dy të vdekur, por parat e grabitura

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com