Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Krimi në Korçë, habit gjyshi i fëmijëve: Krimi se kreu djali im por nusja me persona të tjerë

2016/12/10 at 8:53 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Intervista/ Krimi në Korçë, habit gjyshi i fëmijëve: Krimi se kreu djali im por nusja me persona të tjerë

Djali im, Naumi kurrë nuk do t’i vriste fëmijët e tij, për të cilët ai jepte jetën. Djemtë ishin gjithçka për të, ndaj nuk është ai autori i ngjarjes makabre që na ka shokuar të gjithëve.


Jam i bindur se krimin e trefishtë e ka kryer nusja e tim biri, Marsela në bashkëpunim me persona të tjerë. Ajo femër e përdalë që dha dëshminë e iku në Greqi, nuk duhej të lihej e lirë. Unë kërkoj drejtësi, në të kundërt betohem se hakun e dy nipërve dhe të djalit do e marr vetë, do të bëj vetëgjyqësi”. Kështu deklaroi dje Andrea Toshi, babai i 41-vjeçarit Naum Toshi, i cili në orët e para të mëngjesit të së hënës mbyti me tel fëmijët 4 dhe 7 vjeç dhe më pas vari veten.

I tronditur nga dhimbja e thellë për humbjen e “tri dritave të syve”, 72-vjeçari u bëri apel organeve të drejtësisë që të zbardhin sa më shpejt të vërtetën e ngjarjes së ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit të Korçës. Ndërkohë, në një intervistë ekskluzive dhënë dje për “Gazeta Shqiptare”, Andrea Toshi tregoi me detaje tmerrin që përjetoi në momentin kur hyri në dhomën ku flinte i biri dhe dy djemtë e këtij të fundit. Gjithashtu, Andrea Toshi u shpreh se Naumi ishte i veçantë dhe kurrsesi nuk do të bëhej xhelat i fëmijëve të tij.

xhaxhaaaa

Si e mësuat ngjarjen e rëndë ku djali tuaj mbyti dy djemtë dhe më pas vari veten?

Rreth orës 07:00 të së hënës, unë shkova tek banesa e djalit tim ashtu si çdo ditë tjetër për të ushqyer pulat që kishte blerë Naumi dhe qenin. Kur hyra oborr, në derën e jashtme prej druri pashë të ngjitur një letër ku ishte shkruar: “Ngjitu lart”.

Çfarë ndodhi më pas?

Pasi lexova letrën me vështirësi për shkak edhe të moshës, më rrahu zemra fort nga tronditja, pasi mendova se im bir mund të kishte bërë diçka me nusen e tij, Marselën. Kurrë nuk më shkonte mendja se ai mund t’u kishte bërë diçka fëmijëve të tij (qan). U ngjita me një frymë në katin e dytë, në dhomën ku flinte Naumi me fëmijët, pasi dhomat e tjera në atë kat janë të kyçura sepse i ka djali tjetër që jeton në Greqi. Kur hapa derën pashë tmerr me sy. (Andrea Toshi përshkruan me detaje ç’ka parë. Për arsye etike, GSH po censuron rrëfimin e tij për fëmijët e varur me tel). Mu errësuan sytë, nuk po merrja vesh çfarë kishte ndodhur.

Kë lajmëruat më pas?

Zbrita si i çmendur shkallët dhe shkova te shtëpia e vajzës që është aty afër dhe i tmerruar i thashë: “Hajde se Nuni ka vrarë fëmijët dhe veten”. Më pas vajza lajmëroi policinë dhe ata nuk na lejuan më të futeshim në shtëpinë e djalit ku ndodhi ngjarja.

Naumi kishte shfaqur shenja depresioni gjatë ditëve të fundit?

Unë kam 6 fëmijë, por Nuni siç e thërrisja unë ishte i veçantë. Ai punonte dhe kurrë nuk i binte më qafë askujt. Ishte tip i mbyllur dhe kurrë nuk tregonte për problemet e tij. Grindjet që kishte me bashkëshorten i dëgjoja nga djemtë e tjerë që kanë jetuar me të së bashku në Greqi. Ditët e fundit ishte i shqetësuar dhe thoshte shpesh o baba ajo më shkatërroi jetën. I flisja, i thosha lëre se nuk është nuse për ne ajo.

Si u njoh Naumi me Marselën dhe kur kishin nisur mosmarrëveshjet mes çiftit?

Naumi ka jetuar prej vitesh në Athinë ku punonte murator dhe ishte njeri që kurrë nuk ka pasur probleme me askënd. Ka qenë me dokumentacion të rregullt në Greqi dhe Marselën e ka njohur në Athinë. Ajo ishte me fëmijën e vogël në krahë, pa ngrënë e pa veshmbathje. E solli në shtëpi, ndërsa na tha ne se kjo do jetë nusja ime dhe ky fëmija im. Pas një viti kanë lindur edhe djalin tjetër. Në fillim ata shkonin shumë me njëri-tjetrin, më pas filluan grindjet sepse Marsela punonte në lokale nate dhe asnjëherë nuk e dëgjonte burrin e saj. Madje ajo bridhte edhe me të tjerët dhe nuk i bënte përshtypje duke i lënë fëmijët të vetëm në banesë.

Ju thoni se djali juaj ka qenë njeri i urtë, i sjellshëm dhe jo konfliktual, atëherë si arriti të vriste fëmijët e tij?

Nëse djali im e ka bërë vërtetë krimin, shkak është bërë gruaja e tij që i shkatërroi jetën. Por, unë nuk besoj kurrë që e ka bërë Naumi krimin makabër, pasi e njihja djalin tim. Ai jepte jetën për dy djemtë e tij, kujdesej gjatë gjithë ditës për ta. I çonte në shkollë dhe kopsht, i ushqente dhe i lante. Nëse doni shkoni pyesni edhe në shkollë se si kujdesej ai për fëmijët. Fqinjët atë natë kanë parë Marselën që ka hyrë në shtëpi dhe më as ka dalë jashtë, ndërsa e prisnin disa persona me makinë të zezë. Duke e njohur atë lloj femre, që nuk ndjente dhembshuri për fëmijët e saj, jam i sigurt dhe i bindur se ajo në bashkëpunim me persona të tjerë e ka kryer krimin. E përsëris, im bir kurrë nuk do e bënte atë makabritet.

Cili është apeli juaj?

I bëj apel policisë që të hetojë çështjen deri në fund dhe të nxjerrë autorin e vërtetë të krimit të trefishtë. Nuk është vrasësi djali im, por ajo femra e përdalë, që dha dëshminë dhe më pas iku në Greqi.

Ajo u procedua nga policia si e kaloi kufirin kur akuzohet për një vepër penale?

Policia pse nuk u ngjit në tavan të shikonte se si ishte lidhur teli ku u var djali im dhe të verifikonte shenjat e gishtave? Unë jam i helmuar nga dhimbja dhe dikush duhet të më japë përgjigje. Më ikën tri dritat e syve dhe nëse nuk zbardhet e vërteta, do bëjmë vetëgjyqësi. Betohem se hakun e dy nipërve dhe djalit do e marr vetë. Marsela Behari duhet të ishte në burg dhe jo të lihet e lirë dhe të bredh ende në lokalet e natës të Greqisë.(Gazeta Shqiptare)



Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
E fundit/ Kapet gomonia me 1.5 ton marijuanë shqiptare në brigjet e Barit

E fundit/ Kapet gomonia me 1.5 ton marijuanë shqiptare në brigjet e Barit

E fundit/ Kërkohet arrestimi i Klemend Balilit, operacion i gjerë policor në jug të Shqipërisë

E fundit/ Kërkohet arrestimi i Klemend Balilit, operacion i gjerë policor në jug të Shqipërisë

Intervista/ Rrëfimi tronditës i futbollistit të Elbasanit: “Na hoqën bukën dhe ushqeheshim me byreqe”

Intervista/ Rrëfimi tronditës i futbollistit të Elbasanit: "Na hoqën bukën dhe ushqeheshim me byreqe"
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com