Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Kadare: Historia e letërsisë është histori e majave

2016/05/30 at 9:25 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ismail Kadare: Ju rrefej 80 vitet e mia…

TO GO WITH STORY BY LAURENT LOZANO Albanian novelist Ismail Kadare gestures during an interview with AFP on February 8, 2015 in Jerusalem. Born in 1936 in the Albanian mountain town of Girokaster, Kadare has won a number of prestigious prizes including the first international Man Booker Prize in 2005. AFP PHOTO/ GALI TIBBON

NGA: AG APOLLONI


Në një intervistë të titulluar “Historia e letërsisë është histori e majave”, Ismail Kadare në përgjigje të pyetjeve të Ag Apollonit për revistën “Symbol”, na bën të rikthejmë sërish sytë nga letërsia e madhe, nga letërsia e tij, nga veprat më të hershme deri tek ato më të
fundit.

 

– Zoti Kadare, gjysma e prozës suaj është krijuar nën diktaturë dhe gjysma në demokraci. Në cilën periudhë mendoni se i keni shkruar veprat më të mira?

Pa dashur të tregohem trillan, me ndonjë përgjigje të tipit: “në të dyja”, sinqerisht mendoj se veprat më të mira, sikurse ato më pak të mira, i kam shkruar, për fat të mirë, në të dyja periudhat. Përdora shprehjen “për fat të mirë”, sepse një gjë e tillë është shenjë e mirë për letërsinë.

– Romani juaj i parë i botuar, ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’, shkaktoi një tronditje në letërsinë shqipe, e cila deri në vitin 1963 nuk pati fatin të kishte ndonjë roman të madh. Ai ju ktheu në lider të letërsisë shqipe dhe si i tillë u futët edhe në letërsinë botërore. Kur e shkruat në fillim si tregim, a e keni menduar se emri juaj përgjithmonë do të lidhej me atë titull?

Jo, nuk e kam menduar. Siç e kam përmendur diku, ka qenë miku im i ngushtë, Drago Siliqi, i cili bashkë me kënaqësinë që më shprehu për versionin prej 30­40 faqesh, siç u shkrua në fillim kjo vepër, më shfaqi pakënaqësinë që isha ngutur ta shpenzoja këtë subjekt me një novelë. Është e drejtë apo e padrejtë, dihet se në letërsi, romani si gjini, ka fituar një aureolë të veçantë.

– Edhe pse ‘Gjenerali’ trajton ngjarje të kohës pas konfliktit (luftës), ju brenda tij keni krijuar mjaft konflikte psikologjike. Kjo u ka pëlqyer lexuesve, por kritikët zyrtarë ju kanë kritikuar për moszbatim të doktrinës së realizmit socialist dhe për mungesë të
urrejtjes ndaj armikut. Sa kanë ndikuar dhe sa ndikojnë, përgjithësisht, kritikat në punën tuaj?

Letërsia, si çdo art, krijohet për t’u pëlqyer prej lexuesit, atij që quhet “publik”. Dihet se niveli i pëlqimit dhe ai i artit nuk përkojnë gjithmonë. Madje ka raste kur ndahen. Kjo ndodh edhe me kritikën. Është e natyrshme që shkrimtari ta dëshirojë gjithmonë një pakt pozitiv me publikun. Por, ka raste kur ndodh e kundërta. Kjo vjen ngaqë publiku gjithashtu krijohet. Në vendet totalitare, për shembull, një pjesë e publikut kur vëren se ndaj veprës së shkrimtarit ka ftohtësi, nga ato që quhen gjysmëzyrtare, ai mbetet gjithashtu i ftohtë. Ndërkaq, te një pjesë tjetër e publikut, pikërisht nga kjo ftohtësi shtohet kureshtja, madje simpatia për shkrimtarin. Besoj se në të famshmet “takime me lexuesit”, nga bashkëbisedimi (pyetje­përgjigje) me sallën, shumica e shkrimtarëve shqiptarë të kohës e kanë ndier këtë.

– Derisa ‘Gjenerali’ ka një lidhje me dramaturgjinë e Eskilit, ‘Kronikë në gur’ sjell fiksimin tuaj me veprën e Shekspirit. Si ndodhi që u lidhët kaq shumë me këta dy shkrimtarë, për të cilët keni shkruar edhe libra eseistikë?

Tërheqja nga të mëdhenjtë nuk është ndonjë meritë për askënd. Përkundrazi, është gjëja e duhur për të gjithë.

– Eskili dhe Shekspiri ndihen edhe në romanet tuaja me temë politike, si: ‘Dimri i vetmisë së madhe’, ‘Koncert në fund të dimrit’, ‘Vajza e Agamemnonit’, ‘Pasardhësi’ etj. A mendoni se ata autorë janë strehë e sigurt estetike për trajtimin e temave politike?

Siç e thashë më lart, kjo është e natyrshme. Letërsia, ashtu si artet e tjera, ka një fat të madh, ajo çmohet vetëm nga majat. Krijuesit e rëndomtë, madje edhe ata të mesmit, janë të pashmangshëm, të shumtë dhe të dobishëm, por ata mënjanohen vetvetiu në rrugëtimin e saj të gjatë. Shkurt, historia e letërsisë mbetet historia fatlume e majave të saj. Dhe kjo është një mrekulli për gjithë botën, sepse nuk e ngarkon kulturën e saj as me vlera të përkohshme, as me kaos dhe anarki…

– Ngjashëm me ‘Gjeneralin’ që është roman pa hero, edhe ‘Kështjella’ është roman që nuk e shfaq heroin. Pse kjo shmangie e heronjve në këto romane?

Më tepër se të jetë bërë enkas prej meje, ka gjasë që kjo hynte në përpjekjet e natyrshme të një pjese të shkrimtarëve për t’iu shmangur subjekteve aq shumë të bezdisshme prej realizmit socialist, si: jeta në kooperativë ose uzina, garat socialiste, e sidomos personazhet pozitivë. Këta të fundit, që nga njerëzit e thjeshtë gjer te sekretarët ­model të partisë dhe heroinat e punës, ishin bërë aq barrë e rëndë për letërsinë, saqë dukej se shpëtimi mund të vinte vetëm nga personazhet negativë. Kur ishte fjala për personazhe më të ndërlikuar, si komandantë kështjellash apo çetash partizane, gjithçka vështirësohej edhe më fort. Antikiteti grek ose Shekspiri jepnin zakonisht personazhe të rangut të lartë që të ngjethnin mishtë. Merrej me mend se nëpërmjet tyre kushtëzoheshin ligjet e artit të madh.



Ju sugjerojmë

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
Aktualitet

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

28 Qershor, 2025 10:31 pm
Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
Sport

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

28 Qershor, 2025 10:01 pm
SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
Bota

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

28 Qershor, 2025 9:18 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

28 Qershor, 2025 8:46 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

28 Qershor, 2025 8:42 pm
16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo
Kronikë

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo

28 Qershor, 2025 8:24 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Tiranë, taksia përplaset me autobusin dhe makinën e policisë

28 Qershor, 2025 8:00 pm
“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive
Kryesore

“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive

28 Qershor, 2025 7:44 pm
Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore
Bota

Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore

28 Qershor, 2025 7:39 pm
Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë
Rajoni

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë

28 Qershor, 2025 7:08 pm
Para
Erdhi vera, zhvishet edhe Lori Hoxha

Erdhi vera, zhvishet edhe Lori Hoxha

NATO, bazë në Shqipëri? Ja çfarë tha Rama

NATO, bazë në Shqipëri? Ja çfarë tha Rama

Rrëfehet Brad Pitt: Ja nga çfarë sëmundje vuan Angelina Jolie

Rrëfehet Brad Pitt: Ja nga çfarë sëmundje vuan Angelina Jolie

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
28 Qershor, 2025

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, datë...

Lexo më shumë

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
28 Qershor, 2025

Paul Pogba është zyrtarisht një lojtar i Monaco-s. Klubi i Ligue 1 ka njoftuar firmën me mesfushorin francez, me një...

Lexo më shumë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
28 Qershor, 2025

Një pamje e papritur i priste ata që kalonin anën lindore të Detroitit të premten, ndërsa kartëmonedhat filluan të binin...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Qershor, 2025

 Një aksident ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, në rrugën që të dërgon drejt fshatit Tushemisht. Mësohet se dy mjete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com