Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Juri Xhorkaef: Ta mundim Gjermaninë me “armët” e saj

2016/07/07 at 12:31 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Intervista/ Juri Xhorkaef: Ta mundim Gjermaninë me “armët” e saj

Juri Xhorkaef i përket brezit të lojtarëve që e bënë të madhe Francën duke fituar në harkun e dy viteve Kupën e Botës dhe atë të Europës. Ish-fantazisti i talentuar tani jeton në Nju Jork, pasi punon në njërin prej kampeve që Interi ka ngritur në shtetet më të rëndësishme të globit.

“Edhe tani luaj futboll. Më saktë luaj kalçeto, vrapoj pak, por kam rendiment të lartë falë fantazisë”, rrëfen 48-vjeçari përpara se të tregojë pritshmërinë që ka për ndeshjen e madhe mes Gjermanisë dhe Francës.

Edhe Franca ashtu si ty tani bën futboll të bukur.

Më në fund, kishte ardhur koha. Fillimi ishte i vështirë, pasi kishim shumë lojtarë të talentuar, por na mungonte kolektivi. Jemi rritur.

A është kjo meritë e Deshampit?

Ai është kritikuar shumë, por për mendimin tim ka bërë një punë të madhe. I është dashur që të formojë një grup lojtarësh brenda pak kohësh mes shumë vështirësive. Ai ka pasur probleme që nuk kanë lidhje me futbollin, siç është ai i Benzemasë dhe të tjera që kanë lidhje me fatin e keq siç janë dëmtimet në seri. Mua më pëlqen Didi, pasi ndryshon shpesh modulin e lojës dhe di se si të korrigjohet.

Spostimi i Grizmanit prapa Zhirusë ka ndihmuar shumë të dy lojtarët.

Gjithmonë kam pasur besim te Zhiru. Kam thënë që në fillim se do t’u shërbente të tjerëve si “torre” apo të përdorte forcën e vet fizike do të bënte diferencën.

Pas tij vjen Paje. A nuk është një surprizë e këndshme edhe për ty?

Të them të vërtetën, po. Ai përfitoi prej faktit se nuk ishte në fokusin e gazetarëve dhe me kalimin e ndeshjeve zgjidhi problemet e skuadrës. Ka shumë teknikë. Më ngjan pak mua. Nga jashtë zone ka gjithmonë një goditje të mirë…

A bën mirë Juventusi që e shet për gjithë ato para që i kanë ofruar në këmbim?

Pogba duhet të largohet, Juventusi nuk duhet ta pengojë. Është e kot të mbash një lojtar që preferohet prej skuadrave të mëdha të kontinentit. Juventusi fiton shumë para nga kjo lamtumirë.

Le t’i kthehemi Francës. Si e shikon ndeshjen kundër Gjermanisë?

Do të jetë provimi i parë i vështirë për ata. Për fatin e saj të keq, Franca deri më tani nuk është përballur me rivale të denja. Deri më tani Europiani nuk ka qenë “stërvitës” për ata që, si të mos mungonin ndeshjet në finale, kanë luajtur prej dy vitesh vetëm miqësore. Kjo është pengesa e madhe. Avantazhi ynë është se luajmë në shtëpi dhe se do të kemi përballë një ekip të lodhur që është gjymtuar prej disa dëmtimesh. Edhe pse më duhet ta pranoj se Gjermania është e vetmja skuadër e vërtetë e këtij Europiani që ka një nivel të ulët. Franca, Spanja dhe Italia janë një shkallë më poshtë.

Franca nuk mund Gjermaninë në finalet e turneve të mëdha që prej 1958-ës.

Mua s’më kanë mundur kurrë (qesh), edhe pse kam luajtur kundër atyre vetëm miqësore. Në Botërorin dhe Europianin që fituam nuk e kemi pasur përballë. Tani nuk kam çfarë të them, veçse ka ardhur momenti që ta thyejmë këtë tabu.

Si munden gjermanët?

Ka qenë interesante ndeshja që bëri Gjermania kundër Italisë. Ndryshuan modul, mbyllën hapësirat dhe komanduan lojën. Luajtën si Italia për ta mundur. Edhe pse e kaloi vetëm falë penalltive, për mua nuk ka shumë rëndësi. Ata e kaluan. Franca duhet të luajë siç bëri Gjermania kundër Italisë.

Çfarë mallkimi janë penalltitë për Italinë?

Italianët i ekzekutuan në mënyrë të tmerrshme. E parë se çfarë katranosën Zaza dhe Pele. Aq më tepër kur e dinin se kishin Nojerin përballë. Nuk mendoja se Italia do të ishte aq kompetitive. Mbase mund të them se e meritonte të kualifikohej duke parë raportin cilësilojë.

Pak më lart the se ky Europian ishte i një niveli të ulët…

Shumë pak kualitet. Nuk ka goditje në portë. S’ka lojtarë që driblojnë kundërshtarin. Interesante ka qenë vetëm mënyra se si u organizuan ekipet e vogla si Uellsi dhe Islanda apo rikthimi i ekipeve historike si Polonia dhe Hungaria.

Cila është skuadra ideale e Europianit sipas teje?

Jam në mëdyshje vetëm te portieri. Edhe pse mes Bufonit, Lorisit e Halldorsonit zgjedh Nojerin. Është një fenomen edhe te penalltitë. Në mbrojtje zgjedh anglezin Uollker. Në mes sigurisht që preferoj “bastardët” italianë, Bonuçin dhe Kelinin. Ndërsa në krahun tjetër të mbrojtjes preferoj portugezin Gerreiro. Në mesfushë më pëlqejnë Modriç, Kros dhe Ramsej. Ndërsa në sulm dua Bejlin, Zhirunë dhe Pajenë. Zbulimin e turneut.

Ju sugjerojmë

Për herë të fundit në Kuvend,Dashnor Sula:Krenar që s’po dal si hipokrit dhe lëpirës
Aktualitet

Për herë të fundit në Kuvend,Dashnor Sula:Krenar që s’po dal si hipokrit dhe lëpirës

3 Korrik, 2025 2:48 pm
“E kthyen Zegjinenë”/ Berisha: Për narkoregjimin, mandatet janë letra pa vlerë..
Aktualitet

“E kthyen Zegjinenë”/ Berisha: Për narkoregjimin, mandatet janë letra pa vlerë..

3 Korrik, 2025 2:34 pm
Rama kërkon shkarkimin e menjëhershëm të drejtorëve në bashkinë Vlorë
Aktualitet

Rama kërkon shkarkimin e menjëhershëm të drejtorëve në bashkinë Vlorë

3 Korrik, 2025 2:14 pm
“Votat për princeshën e burgjeve,Sara Mila”/Berisha:Komisionerët votuan gjithë ditën
Aktualitet

Berisha: Njohëm me prova e fakte asamblenë e OSBE dhe EPP për farsën e 11 majit

3 Korrik, 2025 2:09 pm
Goditet grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron 4 mln Euro në Itali.Zbulohet skema e..
Aktualitet

Goditet grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron 4 mln Euro në Itali.Zbulohet skema e..

3 Korrik, 2025 1:54 pm
Gjermania synon marrëveshje me talebanët për dëbimin e emigrantëve
Bota

Gjermania synon marrëveshje me talebanët për dëbimin e emigrantëve

3 Korrik, 2025 1:49 pm
Policia serbe largon bllokadat pas një nate të tensionuar në Beograd dhe në Novi Sad
Rajoni

Policia serbe largon bllokadat pas një nate të tensionuar në Beograd dhe në Novi Sad

3 Korrik, 2025 1:44 pm
Temperaturat e larta në Evropë, rritet numri i viktimave në Spanjë
Bota

Temperaturat e larta në Evropë, rritet numri i viktimave në Spanjë

3 Korrik, 2025 1:36 pm
VIDEO/ Diogo Jota publikoi klipin e dasmës pak orë para fundit tragjik
Sport

VIDEO/ Diogo Jota publikoi klipin e dasmës pak orë para fundit tragjik

3 Korrik, 2025 1:20 pm
Aksidenti me 1 të vdekur dhe 3 të plagosur në Borizanë, arrestohet shoferja
Aktualitet

Aksidenti me 1 të vdekur dhe 3 të plagosur në Borizanë, arrestohet shoferja

3 Korrik, 2025 1:13 pm
Para
Thirrja për armatosje/ Taulant Balla çon Berishën në Prokurori. Ja padia..

Berisha: Vjedhja u bë për 12 minuta dhe janë vjedhur 20 milion euro

Zyrtare/ Ja shuma që do të përfitojë Arlind Ajeti te Torino

Zyrtare/ Ja shuma që do të përfitojë Arlind Ajeti te Torino

Formacionet e mundshme zyrtare, ja si do të luajnë Gjermania dhe Franca

Formacionet e mundshme zyrtare, ja si do të luajnë Gjermania dhe Franca

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Për herë të fundit në Kuvend,Dashnor Sula:Krenar që s’po dal si hipokrit dhe lëpirës

Për herë të fundit në Kuvend,Dashnor Sula:Krenar që s’po dal si hipokrit dhe lëpirës
3 Korrik, 2025

Deputeti i PD Dashnor Sula ka mbajtur sot fjalimin e tij të fundit në Kuvend gjatë seancës plenare. Ai nuk...

Lexo më shumë

“E kthyen Zegjinenë”/ Berisha: Për narkoregjimin, mandatet janë letra pa vlerë..

“E kthyen Zegjinenë”/ Berisha: Për narkoregjimin, mandatet janë letra pa vlerë..
3 Korrik, 2025

Në konferencën për mediat, Berisha nga selia blu u ndal edhe te rinumërimi i votave në qarkun e Fierit nga...

Lexo më shumë

Rama kërkon shkarkimin e menjëhershëm të drejtorëve në bashkinë Vlorë

Rama kërkon shkarkimin e menjëhershëm të drejtorëve në bashkinë Vlorë
3 Korrik, 2025

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka kërkuar shkarkimin e drejtorëve në bashkinë e Vlorës dhe drejtuesve të degës së Partisë...

Lexo më shumë

Berisha: Njohëm me prova e fakte asamblenë e OSBE dhe EPP për farsën e 11 majit

“Votat për princeshën e burgjeve,Sara Mila”/Berisha:Komisionerët votuan gjithë ditën
3 Korrik, 2025

Në konferencën për mediat në selinë blu, kreu i PD, Sali Berisha tha se prezantoi para Asamblesë Parlamentare të OSBE-së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com