Nuk ka dhimbje që mund ta përshkruajë ikjen e një artisti nga jeta. Ergi Dini u nda nga jeta mbrëmë ashtu siç ai jetoi në këto vite; vrullshëm, duke rendur pas pasionit, ashtu i hallakatur siç i jepte përkufizim natyrës së tij gati dy vite e gjysmë më parë, në një intervistë për programin “Jo vetëm Modë” vetëm një javë pasi ishte shpallur fitues në “X-Factor” në Tv Klan. Këtë intervistë që po e rikthejmë sot në memorien e lexuesve, ku Ergi rrëfen jetën e tij të lidhur me muzikën, që nga fëmijëria deri ne finalen e “X-Factor” dhe një ëndërr që mbeti në mes, ajo e përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovision…