Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ I mbijetuari: Herë-herë bënim edhe gallatë. Se di si ndodhi…

2016/04/08 at 10:06 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Intervista/ I mbijetuari: Herë-herë bënim edhe gallatë. Se di si ndodhi…

Gerald Baramuça, i mbijetuari i tragjedisë së ndodhur dy ditë më parë, kur helikopteri i Ushtrisë u rrëzua në ujërat e liqenit të Shkodrës rrëfen momentet e tmerrit dhe si mundi të shpëtojë.

“Kur helikopteri ra në liqen, kam dalë nga kabina dhe kam notuar për disa metra. Drejt meje po vinte një varkë. Pastaj mbaj mend vetëm kur jam përmendur në spitalin e Shkodrës dhe kam telefonuar familjen”­ thotë ai në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”.

Në spitalin Ushtarak ai ruhet nga forcat e Ushtrisë. Gjatë intervistës, i riu shprehet se kanë qenë në një lartësi rreth 15 metra mbi liqenin e Shkodrës dhe nuk kanë pasur asnjë problem gjatë udhëtimit.

Gerald, ti je i vetmi që fatmirësisht shpëtoi nga ngjarja tragjike e ndodhur me helikopterin “EC 145”, me numër bordi 637. Si ndodhi ngjarja?

Isha i ulur në pjesën e pasme të helikopterit. Para meje qëndronin të ulur dy kolegët dhe shokët e mi, Donaldi dhe Floriani. Në vesh kishim vendosur kufjet dhe unë isha duke bërë një video me celularin tim. Ndonjëherë bënim edhe gallata gjatë rrugës.

Si munde të shpëtoje?

Kur helikopteri ra në liqen, direkt kam dalë nga kabina dhe notova në ujë. Ka mundur të notoj disa metra, derisa pashë se drejt meje po vinte një varkë që më shpëtoi.

Ishit nisur me shërbim?

Po. Ishim nisur me shërbim. Ishim në krye të detyrës. Ishte një fluturim patrullimi. Jemi nisur në mesditë, nga ora 12 e pak minuta.

Gjatë fluturimit, në çfarë lartësie ishit nga liqeni?

Nuk ishim shumë lartë. Nuk mund ta them me saktësi, por rreth 10 ose 15 metra mbi ujë.

Keni hasur probleme gjatë fluturimit? Ulje­ngritje?

Jo, jo. Helikopteri ka qenë në rregull. Nuk kemi pasur asnjë shqetësim. Nuk e di se si ndodhi. Nuk më kujtohet mirë gjithçka ndodhi, por di të them se është fat që jam gjallë.

Gjatë kohës që keni notuar në ujë, ke ndjerë dhimbje?

Jo, nuk kam ndjerë asgjë në ato momente. Kur kam hipur në varkë, më ka rënë në fikët dhe nuk mbaj mend asgjë derisa jam zgjuar në spitalin e Shkodrës.

Po me dy shokët e tu more vesh gjë më vonë se çfarë u bë?

Në ato momente jo. Dhe nuk mundem ta kujtoj të gjithë skenën se çfarë ndodhi.

Kur familja juaj e mori vesh se ishit i plagosur, si reagoi?

Ata e dinin që isha mirë. Sapo jam përmendur në spital, i kam kërkuar telefonin një infermieri dhe kam marrë mamin. E dija që lajmi do të kishte marrë dhenë dhe i thash: “Unë jam mirë dhe mos ki merak”.

Fatmirësisht je jashtë rrezikut për jetën. Mund të më tregosh se ku i ke plagët e marra?

Kam thyerje në krahun e majtë. Kam edhe këto gërvishtjet e vogla në fytyrë (tregon shenjën afër hundës dhe një në kokë). Por më e rëndësishmja është se jam gjallë. Dua të shpreh edhe ngushëllimet për dy shokët e mi./ Panorama.al

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Lajme të mira për Kastron, ja me cilin label botëror nënshkruan kontratë

Lajme të mira për Kastron, ja me cilin label botëror nënshkruan kontratë

E fundit/ Gjykata jep masën e sigurisë për gardistin që vrau gruan

E fundit/ Gjykata jep masën e sigurisë për gardistin që vrau gruan

Nëntë gjërat që duhet eksperimentojë një çift para se të martohet

Nëntë gjërat që duhet eksperimentojë një çift para se të martohet

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com