Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Flet Shkëlqim Muça: Halili më hoqi prej tifozëve, Tirana si Partizani i Beogradit

2017/02/04 at 10:15 PM
në Aktualitet, Kryesore, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Intervista/ Flet Shkëlqim Muça: Halili më hoqi prej tifozëve, Tirana si Partizani i Beogradit

Shkëlqim Muça e sheh larg Europës edhe këtë vit Tiranën. Jo vetëm prej asaj që prodhon në fushë, por mbi të gjitha prej borxheve. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, ish-trajneri i bardhebluve ka analizuar me detaje çështjet më “të nxehta” që kanë prekur klubin kryeqytetas, duke filluar nga marrëveshja për stadiumin, kriza me tifozët, e deri te bllokimi i merkatos.


Muça, aktualisht shef i shumësportëshit të klubit Partizani, ka folur edhe për FSHF-në, ndërsa thekson që federata të jetë e kujdesshme në regjistrimin e klubeve që kanë detyrime të prapambetura.

Rinisi kampionati për 2017-ën, çfarë impakti ju la?

Surpriza për mua është humbja e Partizanit në Gjirokastër dhe situata e Tiranës. Paraqitje jo shumë bindëse e bardhebluve në Durrës. Për Kukësin pastaj flasin rezultatet, janë ekipi që kryesojnë. Bashkë me të, në lojë për titullin do të jenë Partizani dhe Skënderbeu. Do rivalizojnë deri në fund. Nuk mund të themi kush është një hap përpara, pasi janë edhe 51 pikë në lojë dhe skuadrat do të ndeshen nga dy herë me njëra-tjetrën. Do të jetë një garë interesante.

Pas 19 javësh, duket e vështirë të përcaktosh se kush merr titullin, kush shkon në Europë dhe kush rrezikon. E kishit parashikuar kështu?

Kjo e bën më interesant kampionatin. Parvjet mbaj mend që ka qenë një situatë e ngjashme, ka pasur shumë rivalitet. Kjo i bën mirë futbollit, pasi ka “luftë” jo vetëm për titullin, por edhe në fundin e tabelës.

Të ndalemi te Tirana, mendoni se problemet e ditëve të fundit kanë ndikuar tek ekipi?

Kjo lloj situate reflektohet në rezultate dhe renditje. Kur nuk ka qetësi në klub në të gjitha drejtimet, fokusi nuk drejtohet në një qëllim të vetëm. Ekipet e tjera e kanë një synim për shembull, të dalin kampion. Çdo gjë është në funksion të një objektivi. Por në këtë situatë, dhe sigurisht duke u bazuar tek ajo që pashë edhe në Durrës dhe me atë organikë, rrezikon që të marrë pjesë në Europë. Me këtë lloj ritmi bëhet gjithçka e vështirë.

Vendimi që Partizani të luajë në “Selman Stërmasi” është shoqëruar me kundërshtime të mëdha nga tifozët. Si e gjykoni reagimin?

Nuk kam ndonjë gjykim, pasi nuk jam në brendi dhe për më tepër nuk di statusin që ka bashkia dhe vetë klubi. Nëse presidenti i Tiranës i ka lidhur të gjitha vendimmarrjet me tifozët, ai duhet t’i dëgjonte edhe këtë herë. Sikundër ka vepruar gjithmonë. Nuk e di kujt i takon stadiumi dhe si janë letrat, ndaj nuk mund të flas konkretisht.

Klubi e ka në administrim stadiumin…

Atëherë është presidenti ai që vendos. Ka bërë një marrëveshje, që duhet respektuar. Pastaj problemet e inatet mes klubeve nuk më duken normale. Unë e kam thënë gjithnjë, tifozët duhet të jenë ata që të mbështesin ekipin në shkallët e stadiumit. Ata duhet të jenë aty në ditë të mira dhe të këqija, pa u përfshirë në çështje të tjera. Pastaj ajo që ndodhi në fushë, ishte shumë e shëmtuar.

Ka ndodhur ajo skenë në të shkuarën?

Ajo ka ndodhur edhe herë të tjera, edhe në shkallët e stadiumit madje. Këtë e kanë parë të gjithë. Ka ndodhur pas një humbjeje. Lojtarëve u është kërkuar llogari te hekurat.

Por këtë herë ishte më demonstrative dhe jo për çështje paraqitjeje…

Për mendimin tim, tifozi nuk ka drejtë t’u kërkojë llogari lojtarëve që të luajnë mirë. Futbollistët kanë drejtues. Tifozë të mirë janë ata që mbështesin skuadrën si në fitore, ashtu edhe në humbje. Baballarët, gjyshërit dhe të afërmit e këtyre tifozëve që ishin në “Skënder Halili”, kanë qenë tifozët tanë.

Ata na kanë mbështetur realisht shumë, por edhe na kanë kundërshtuar e kontestuar, por vetëm gjatë 90-minutëshit. Kjo vjen prej relatave që ka krijuar presidenti. Edhe në kohën kur isha unë trajner (një vit më parë) ka ndodhur. Kishim një mbledhje me skuadrën për ecurinë negative dhe presidenti më solli në takim edhe 20 tifozë. Unë i kam kontestuar dhe pastaj, pas 5 ditësh, me sa mbaj mend, jam shkarkuar.

Doni të thoni që presidenti u ka krijuar terren tifozëve?

Presidenti ka krijuar raporte të tilla me tifozët, që këta të fundit vijnë dhe kërkojnë llogari. Presidenti i ka pasur në krah kur ka dashur, ndaj edhe ata tani kërkojnë që të jenë pjesë e vendimmarrjes. Edhe në rastin tim, që e përmenda më lart, unë i thashë që kam shumë respekt për figurën e tifozëve, por llogari s’i jap kujt. Si trajneri dhe lojtarët, përgjigjen vetëm para presidentit, me të cilin kanë nënshkruar edhe kontratë.

Po përleshja që ndodhi me Gilman Likën. Si u ndjetë, kur e patë atë skenë?

Ajo është shumë e shëmtuar, madje nuk besoj se e pranojnë edhe vetë tifozët. Edhe ata që kanë qenë në protestë, pjesa më e madhe, nuk e pranojnë që të preket lojtari. Pastaj, kur vijnë tifozët në fushë, lojtarët duhet të futen në dhomë. Nuk kanë pse të qëndrojnë aty, pasi ndodhin edhe konfrontimet, sikundër ngjau në “Skënder Halili”. Klubi dhe trajneri duhet ta largonin ekipin. Ç’punë kanë lojtarët me të tilla çështje, ata duhet të marrin çantat dhe të ikin në shtëpi.

A ka zgjidhje për këtë situatë?

Ata që kanë klubin në kurriz duhet t’i japin zgjidhje. Pronarët në këtë rast, presidenti dhe bashkia.

Mund të precipitojë gjendja kur Partizani të zbresë në “Selman Stërmasi” në fundjavë?

Partizani ka bërë një marrëveshje, bën ndeshje dhe organizon gjithçka. Nuk ka pse ndodh gjë, pasi normalisht do merren masa. Nuk do ketë probleme. Vetëm se tifozët e Partizanit duhet të jenë shumë korrektë. Të shmangin thirrjet nëpër rrjetet sociale, pasi aty ndizen situatat. Ky është thjesht sport dhe qëllimi mbetet “fair play”.

Shumë fëmijë të vegjël shohin këto pamje dhe mund të ngarkohen. Është shumë turp t’i përballësh fëmijët e dy klubeve me skena të tilla. Nuk ndihmon fare në edukimin e tyre. Sporti shërben që të bashkojë njerëzit dhe jo t’i ndajë. Edhe Partizani e ka pasur një çështje të tillë kur erdhi zoti Demi, por e zgjidhi shumë shpejt. Secili duhet të mbajë pozicionin që i takon.

Tiranës iu bllokua merkatoja për rastin “Kavdanski”. I pagoi 5 mijë euro, por sërish u dënua nga FIFA…

Nuk është vetëm kjo çështje. FIFA ka pasur shumë vendime ndaj Tiranës dhe të mos bëjmë sikur nuk i dimë. Brenda një viti të paktën. Ata punojnë, nuk janë si ne në Shqipëri. Kur shohim që një klub ka shumë vendime, ata marrin vendime. Kështu vepruan me Partizanin e Beogradit, e dënuan me 5 vite. Kush klub nuk është korrekt dhe ka probleme me lojtarët, trajnerët, vuan penalitetet.

Pastaj vendimi nuk është i formës së prerë, pasi vazhdon. Mund të ketë të tjera masa, që mund të agravojnë situatat. Siç i ndodhi Partizanit të Beogradit, që u përjashtua. Por në këtë moment federata jonë duhet të jetë protagoniste. Nuk duhet t’i regjistrojë klubet në gusht, pa shlyer detyrimet. E nisi këtë proces këtë vit me Tiranën dhe Flamurtarin. Nëse situata përsëritet, para se të vendosë FIFA, duhet të jetë FSHF-ja ajo që të vendosë. Ky është vendim paralajmërues.

Tirana tentoi të federonte Elis Bakajn dhe dështoi. Si ka mundësi që këtë lajm e mori vesh vetëm atë ditë?

FIFA punon me letra dhe të lajmëron një muaj përpara. Janë të gjitha gjëra që dihen, është tjetër çështje nëse mbulohen. Dhe për mua problemi nuk është vetëm tani, se nuk bleve dot një lojtar. Por çështja e vërtetë është në qershor, kur të mbyllet sezoni. Nëse do të ketë detyrime të pashlyera, mund të rrezikojnë pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Pasi nuk do t’i lejohet licencimi.

Në fillim të këtij sezoni ia pagoi, por tani vijnë të tjerat. Janë Bulku dhe Muzaka që duhen paguar. Federata duhet të nisë që tani me lajmërimet. “Deadline” i fundit është fundi i majit dhe fillimi i qershorit, për të dërguar letrat për pjesëmarrjen në Europë. Që aty mund të kemi “bllokazh” dhe penalitete të tjera. Ndaj klubet duhet të jenë të kujdesshme.

Mungesa e një faksi dhe një studioje ligjore krijoi një “hendek” në këtë rast. Pse klubet e kanë kaq të vështirë që të organizohen?

Klubet duhet të jenë serioze me stafe të plota, sikundër ndodh te Partizani. Mua më ka lidhur puna dhe e kam parë si funksionon. Të shkosh te Tirana, nuk gjen njeri. Nuk është vetëm te çështja e faksit, pasi shkresat dashur pa dashur vijnë, problemi është që duhet një studio ligjore, apo jurist që të ketë komunikim me “qeveritë” ndërkombëtare të futbollit. Ata nuk falin, ndaj duhet kujdes.

Dhe më thoni mua një vendim që ka marrë FIFA dhe nuk është zbatuar…?! Por shumë klube dhe presidentë janë mbrojtur ndër vite dhe nga federata jonë. Por ka ikur ajo kohë, pasi edhe FSHF-ja është bërë më e përgjegjshme. Dhe këtë herë i ka dalë të keqes përpara dhe i ka lajmëruar që tani klubet për të plotësuar kriteret. Të gjithë e dinë, që kush do ketë borxhe deri në maj, nuk do marrë pjesë në Europë.

A mund të ketë një lloj “frymëmarrjeje”, nëse bashkia mban premtimin për të dhënë detyrimet e veta për borxhet?

Bashkia do të lajë borxhet e mbartura për gjyqe me ish-punonjës administrate, që janë vendime të prera gjyqësore, por që nuk kanë lidhje me FIFA-n, UEFA-n dhe FSHF-në. Ato nuk ia kërkon njeri, përveç zyrave të Përmbarimit. Me “qeveritë” ndërkombëtare të futbollit kanë lidhje vetëm çështjet me ish-lojtarë apo ish-trajnerë, që rrjedhin nga kontratat.

A i bëri keq llogaritë Tirana kur largoi lojtarët në dhjetor, pasi tashmë ka një organikë realisht të cunguar?

Janë largime të menduara, besoj. Nuk i donte presidenti, pasi janë të shtrenjtë, por ata, në fund të fundit, prapë duhen paguar, pasi do respektohen kontratat.

A do t’i bënin punë emra si Muzaka, Vucaj e Nika?

Mendoj se po, nëse do të menaxhoheshin mirë, mund t’u merrej maksimumi. Edhe nëse do t’i largosh, prapë duhet të gjesh gjuhën e përbashkët, për të shmangur penalitetet. Pasi kështu dëmtohesh edhe financiarisht. U bë “luftë” e madhe me Muzakën, dhe në fund e humbën. Nuk merrem hiç me anën sportive të lojtarit, pasi nuk e kam ndjekur. Çështja e kontratave pastaj është tjetër anë dhe kjo i përket pjesës së menaxhimit dhe Tirana e ka vërtetuar që këtë e ka pikë të dobët.

A mund të shkojë larg Tirana me atë organikë që ka në dispozicion?

Tirana mund të pretendojë vetëm Europën, ashtu si vitet e fundit, dhe ka dështuar prej menaxhimit. E ka të rrezikuar këtë mision dhe me atë skuadër do ta ketë të vështirë. Duhet të luftojnë fort për të mbajtur vendin e katërt dhe garën do ta kenë të ashpër me Luftëtarin.

ADELA MERKO

Etiketa: Partizani i BeograditShkelqim Mucatirana


Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Fotolajm/ Tuna zbulon barkun e fryrë, ja si duket shtatzënia e saj

Fotolajm/ Tuna zbulon barkun e fryrë, ja si duket shtatzënia e saj

Mihajlovic sfidon Ajetin: Më trego inatin që ke

Mihajlovic sfidon Ajetin: Më trego inatin që ke

Video/ Spektakolare, futbollistja e Juban Danjës shënon eurogol nga goditja e dënimit

Video/ Spektakolare, futbollistja e Juban Danjës shënon eurogol nga goditja e dënimit
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com