Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Flet regjisori Leka Bungo: “Në firmat piramidale lanë para edhe ambasadorë të huaj”

2016/12/25 at 10:00 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Intervista/ Flet regjisori Leka Bungo: “Në firmat piramidale lanë para edhe ambasadorë të huaj”

I ftuar në emisionin “Zululand” të gazetarit dhe analistit Mustafa Nano, regjisori Leka Bungo, përveç filmit të tij më të ri “Rrokullisja”, një bashkëpunim me Televizionin Publik Shqiptar, do të ndalej gjatë në një nga çështjet më të nxehta që shqetësojnë teatrin në vendin tonë: drama kombëtare.


Bungo u përgjigjet pyetjeve të Nanos për “Rrokullisjen”, i cili rikthehet në vitet e firmave piramidale, marrëzisë kolektive ku shqiptarët humbën kursimet, shtëpitë, gjithçka që kishin. Një film që sjell në ekranin e madh një kastë të zgjedhur aktorësh, si Robert Ndrenika, Bujar Asqeriu, Viktor Zhusti, Mariana Kondi, Xhevahir Zeneli etj.

Leka, çfarë ishte 97­-a për ty?

97-­a është “viti i mbrapshtë” i Ismail Kadaresë, në të gjitha kuptimet. Ishte vit i mbrapshtë për shqiptarët, do thosha një nga vitet më të mbrapshta të të gjithë historisë së shqiptarëve. Historia e firmave piramidale është në qendër të filmit tuaj… Ideja që ti paguan një lek sot edhe merr nesër tre, solli dhe “Rrokullisjen”… Po, është një ide, ide që i bëri shqiptarët të shesin shtëpitë, të shesin ç’kishin mall. Me idenë që t’i shesim këto se pas tre muajsh do të bëhet nami dhe do bëhej pare e madhe.

Në film gjejmë një pensionist që shet shtëpinë, kemi një fshatar që shet lopën, madje kemi edhe një të huaj… Këtu më duket pak një gjetje artistike në fakt, sepse nuk besoj se ka pasur të huaj atëherë?

Po, po, ka pasur shumë, jo një, por shumë. Ka pasur edhe ambasadorë… Se ti ke parë vetëm tregtarë, por atje ka pasur edhe ambasadorë. Titullarë të ambasadave të huaja në Shqipëri kanë futur lekë në firmat piramidale. Këtë e di shumë mirë.

Leka, në fakt pas ’97­s nuk di të jetë bërë asgjë e ngjashme lidhur me këtë temë. Ju si e shpjegoni, një ngjarje që ka tensionin brenda, absurdin, groteskun… si shpjegohet që s’i ka shkuar në mendje njeriu?

Nuk e di, nuk di ç’të them. Ajo që di unë është se kjo është një nga temat më serioze, më emocionale, tema që servirin një moment të historisë së jashtëzakonshme për nga rëndësia. Unë shkoj deri atje sa them që, pas Luftës së Dytë Botërore, kjo është ngjarja më tronditëse e popullit shqiptar, që shkoi në prag të luftës civile. Por megjithatë, kjo është një temë që ka jetë, nuk është nga ato tema që vdesin. Pas dy apo tri vitesh, kjo mund të trajtohet ndryshe. Në këtë moment unë e kam trajtuar në mënyrën time, nuk kam bërë kinokomedi, siç mund të mendohet, kjo nuk është një kinokomedi, në të vërtetë kjo është një dramë, një dramë satire. Amerikanët i thonë “black humour”, dhe unë jam përpjekur që të shkoj drejt këtij humori.

Si funksionon? Ti u nise për të bërë pikërisht këtë, apo në rrugë e sipër doli kështu?

Pa dyshim ky ishte pikësynimi im. Një histori e tillë dhe me një kastë aktorësh të tillë të piazzës më të lartë shqiptare, si Robert Ndrenika, Bujar Asqeriu, Viktor Zhusti, Mariana Kondi, Xhevahir Zeneli etj., unë po të doja “të abuzoja”, në kuptimin që të vilja humor, unë do të kisha vjelë më shumë humor sesa vilnin pambuk ata të Fierit.

Ju keni kritikuar ministren e Kulturës për faktin që në Teatrin Kombëtar nuk vihen në skenë drama kombëtare. Pyetja ime është: Ministrja ka përgjegjësi me të vërtetë lidhur me atë që ndodh në Teatrin Kombëtar?

Ministria ka caktuar drejtor, ka caktuar disa njerëz… Në pamje të parë duket sikur është dorëjashtë, pra ka bërë këtë që thatë ju. Nëse ajo i ka parë shfaqjet e Teatrit Kombëtar të një sezoni dhe ka vënë re që në këtë sezon nuk ka vepër shqiptare, asnjë dramë kombëtare, gjëja e parë që ajo duhet të bëjë është të thërrasë drejtorin e teatrit, të cilit ia ka besuar këtë politikë dhe t’i thotë: “Ose të ndryshojë emrin e Teatrit Kombëtar dhe ta vendosë Teatër Ndërkombëtar, ose të vendosë vepra kombëtare”. Nuk ka zgjidhje tjetër.

Ata kanë gjetur rrugën më të lehtë që është, vendosja në skenë e veprave të huaja. Cila është logjika e tyre?

Logjika e tyre është se nuk ka vepra nacionale, pra vepra shqiptare të mira. Nuk ka, por mund të bëhen vepra të mira kombëtare, në qoftë se ti ke predispozitën që të bësh vepra të mira. Teatri mund të shërbejë si një laborator dhe kjo është një eksperiencë e njohur që në kohë të teatrit.

Nëse nuk ka drama kombëtare, pse nuk ka?

Nuk ka sepse…

Po të pyes atëherë, pse nuk ka një festival të dramës kombëtare në Shqipëri? Kush e organizon, kush duhet ta organizojë?

Ti nuk di se ç’prurje mund të ketë dramaturgjia shqiptare, sepse Ministria e Kulturës bën lloj­ lloj festivalesh, edhe për tavllat e duhanit bën festival, për qeramikë. Për dramë shqiptare nuk bëjnë.

Unë nuk po them të shpikim filmin, sepse e ka shpikur tjetërkush. Kush mund ta bëjë këtë?

Këtë mund ta bëjë Mihallaq Luarasi, që është një nga regjisorët më të mëdhenj, por që është përzënë nga teatri, Pëllumb Kulla, Vladimir Prifti, që janë përzënë nga teatri.

Pse janë përzënë?

Janë të vjetër, më thonë. Kush janë të vjetër? Këta? Po pse janë të vjetër këta? Duket sikur keni një lloj nënvlerësimi për të rinjtë? Absolutisht jo. Ka të rinj të mrekullueshëm, e pranoj, siç është Altin Basha. Pastaj ka edhe humor tjetër, se këtu te ne kanë filluar të vënë nëpër afishe edhe emrat e drejtorëve, edhe thotë regjisor. Është njëlloj si të vë unë titullin veteriner. Këtu ndodhin çudira. Këtë shqetësimin tuaj me dramën nacionale që mungon në teatrin nacional e ka shprehur edhe Mihal Luarasi. Vë re që regjisorët që kanë njëfarë moshe, janë më të shqetësuar prej mungesës së dramës nacionale. Ka lidhje me moshën kjo? Jo, mor zotëri, kjo ka lidhje me profesionalizmin dhe me logjikën. Logjikisht në një Teatër Kombëtar nuk mund të vihen vetëm vepra të huaja, pikë. Kështu, ti nuk i jep kurrë zgjidhje dramës shqiptare, në këtë mënyrë dramë shqiptare s’do të ketë kurrë. Lexova të kishit thënë diku se “për mua regjisori duhet ta ketë emrin minimum Ali, që të jetë regjisor, pra duhet të jetë i vjetër”. Ju e keni pjesë të vizionit tuaj idenë që duhet të ketë një lloj përvoje tani që zgjasin vitet, sepse emri Ali këtë nënkupton që të jetë i vjetër? Pa dyshim. Nuk ka pengesë një 80­vjeçar për të qenë trajner i ulur në pankinë, ai ka pengesë për t’u futur në fushë. Është e njëjta situatë me regjisorin. Tani, nuk është fjala këtu që t’u bëjmë monumente të vjetërve dhe të pengojmë të rinjtë. Çështja është e thjeshtë për mua: Ka të rinj, të rinj, ka të rinj të vjetër, ka të vjetër të rinj dhe të vjetër të vjetër. Kjo është ndarja, s’ka tjetër, nuk mund të ndahen me thikë. Por ama këta të rinjtë që janë të vjetër, këta janë të rrezikshëm, sepse këta janë duke ardhur, ndërsa këta të vjetrit janë duke ikur, këta do të zënë vend edhe për 35 vite të tjera. Si e shpjegoni që të vjetrit janë jashtë loje? Shpesh nuk ka të bëjë vetëm me faktin që të rinjtë kanë pushtuar skenën… Ti ma shpjego pse drejtori i Teatrit Kombëtar lë jashtë ata regjisorë, të cilët e nderojnë Teatrin Kombëtar. Unë nuk them që të mos angazhojë regjisorë të rinj. Le t’i angazhojë patjetër. Por të bëjë njëfarë alternimi, jo kështu, një mohim total i këtyre dhe një pohim total i të rinjve. Nuk shkon, nuk ka sens.



Ju sugjerojmë

Botërori 2026/ Ndeshja Shqipëri-Serbi, hapet procesi për rezervimin e biletave
Kryesore

Botërori 2026/ Ndeshja Shqipëri-Serbi, hapet procesi për rezervimin e biletave

15 Maj, 2025 12:33 pm
Kryeministri britanik Starmer në Portin e Durrësit, takohet me ministrin Hoxha
Aktualitet

Kryeministri britanik Starmer në Portin e Durrësit, takohet me ministrin Hoxha

15 Maj, 2025 12:27 pm
Takimi me Starmer / Begaj: Britania mbështetëse në fushën e mbrotjes e sigurisë
Aktualitet

Takimi me Starmer / Begaj: Britania mbështetëse në fushën e mbrotjes e sigurisë

15 Maj, 2025 12:13 pm
“Jam pa fjalë”/Veliaj reagon nga burgu për fitoren e PS:Shqiptarët folën më fort se…
Aktualitet

“Jam pa fjalë”/Veliaj reagon nga burgu për fitoren e PS:Shqiptarët folën më fort se…

15 Maj, 2025 12:09 pm
Diaspora/ Vota me dokumente të huaja, në KQZ ka zëra pro dhe kundër kërkesës së opozitës
Aktualitet

Vonesat në numërimin e votave, KQZ: Sanksione ligjore nëse s’mbyllen sipas afatit

15 Maj, 2025 11:58 am
“5 vota 500 mijë lekë”, Paloka: Kërkojnë t’u mbyllin gojën atyre që denoncojnë
Aktualitet

“5 vota 500 mijë lekë”, Paloka: Kërkojnë t’u mbyllin gojën atyre që denoncojnë

15 Maj, 2025 11:46 am
U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria
Aktualitet

U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria

15 Maj, 2025 11:41 am
“Ça i ke bërë vetes”/Paloka: Taksisti nxorri videon e blerjes së votës, u kërcënua..
Aktualitet

“Ça i ke bërë vetes”/Paloka: Taksisti nxorri videon e blerjes së votës, u kërcënua..

15 Maj, 2025 11:37 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Kryesore

Kosovë, dështon për herë të 16 konstituimi i Kuvendit

15 Maj, 2025 11:21 am
Rama pret me ceremoni Kryeministrin britanik, Keir Starmer
Aktualitet

Rama pret me ceremoni Kryeministrin britanik, Keir Starmer

15 Maj, 2025 11:16 am
Para
Shpërthen Mourinho, akuzon për konspiracion: “Po favorizohet Chelsea në kurrizin tonë”

Shpërthen Mourinho, akuzon për konspiracion: "Po favorizohet Chelsea në kurrizin tonë"

Video/ Bleona shfaqet në festën e Krishtlindjeve të Trump

Video/ Bleona shfaqet në festën e Krishtlindjeve të Trump

Rrëfehet Armina: Sekretet me Shkëlzenin. lidhja me Lirinë dhe plani për një fëmijë

Rrëfehet Armina: Sekretet me Shkëlzenin. lidhja me Lirinë dhe plani për një fëmijë
















TE FUNDIT

Botërori 2026/ Ndeshja Shqipëri-Serbi, hapet procesi për rezervimin e biletave

Botërori 2026/ Ndeshja Shqipëri-Serbi, hapet procesi për rezervimin e biletave
15 Maj, 2025

Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se është hapur procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për ndeshjen Shqipëri...

Lexo më shumë

Kryeministri britanik Starmer në Portin e Durrësit, takohet me ministrin Hoxha

Kryeministri britanik Starmer në Portin e Durrësit, takohet me ministrin Hoxha
15 Maj, 2025

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka vizituar Portin e Durrësit, nga ku u prit nga Ministri i Brendshëm...

Lexo më shumë

Takimi me Starmer / Begaj: Britania mbështetëse në fushën e mbrotjes e sigurisë

Takimi me Starmer / Begaj: Britania mbështetëse në fushën e mbrotjes e sigurisë
15 Maj, 2025

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer. Kreu u Shtetit Begaj...

Lexo më shumë

“Jam pa fjalë”/Veliaj reagon nga burgu për fitoren e PS:Shqiptarët folën më fort se…

“Jam pa fjalë”/Veliaj reagon nga burgu për fitoren e PS:Shqiptarët folën më fort se…
15 Maj, 2025

Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia lidhur me fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com