Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Flet Mirush Kabashi: “Bujar Lako u dënua me riedukim, si e mblodhi pianistja”

2016/12/31 at 7:20 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Intervista/ Flet Mirush Kabashi: “Bujar Lako u dënua me riedukim, si e mblodhi pianistja”

Aktori i njohur, Mirush Kabashi, tregon vitet e Kursit të aktrimit me Bujar Lakon, dënimin që atij iu bë gjatë shkollës, rolet e tij, por dhe amanetin e tij për të mos pranuar homazhe në teatrin kombëtar. Në një intervistë për gazetën “Panorama” Kabashi Kabashi tregon dhe momentet e depresionit që kaloi aktori i njohur, që sapo u nda nga jeta, pas viteve ’90.


Ju keni interpretuar në disa filma me Bujar Lakon. Si kanë qenë njohjet tuaja të para?

Me Bujar Lakon kemi konkurruar për të hyrë në shkollën e aktrimit. Ai ishte një djalë shumë i pashëm, që unë e krahasoja me aktorë të njohur francezë, por kishte një dhunti të brendshme aktrimi. Bujari shquhej për një diksion të kthjellët dhe të pastër, me muzikalitet dhe ëmbëlsi në drejtshqiptim. Ai kishte një plastikë krejt të veçantë. Kur e pashë Bujarin që po konkurronte, u vura në një siklet se si do të përballesha unë me të që të fitoja të drejtën e shkollës. Fati e desh që unë të isha në një kurs me të deri në vitin e tretë, ku patëm pedagogë të mirë, si Serafim Fanko, me Esat Oktrovën që kishte mbaruar në Bashkimin Sovjetik dhe në vitin e tretë u bëmë studentë të Pirro Manit. Përveç Bujarit, në kurs kishim edhe Sali Doçin, Pavlina Manin, e cila filloi të luante filma që kur ishte studente, Ahmet Pashën, Anastas Kristoforin, Kol Kaftallin etj. Bujari, ndryshe nga ne, kishte dëshirën të bënte shoqëri edhe me kurset më të larta dhe me aktorë, por dhe pedagogë. Ishte mjaft i pranueshëm.

Nuk ka qenë tip i mbyllur Bujar Lako, siç thonë së fundmi?

Jo, përkundrazi, nuk e kam parë asnjëherë Bujarin si tip të mbyllur. Ai ishte natyrë që nuk e gjente kollaj vetveten, edhe për shkak të cilësive që kishte, ishte edhe tiranas, ishte më i përparuar se ne që vinim nga rrethet dhe kjo e bënte të pranueshëm edhe me nivele më të larta se ne. Bujari ishte i admirueshëm, jo vetëm për rrethet studentore, por dhe ato femërore.

Si kanë qenë historitë tuaja të asaj kohe?

Siç janë pak a shumë historitë e të gjitha brezave në fund të fundit, ku më të pashmit janë më të preferuarit. Bujari pati ndonjë çapkënllëk të kësaj natyre, për të cilën unë nuk mund të dëshmoj se ku fillon e vërteta dhe ku është amplifikimi, që ndoshta arsyet kanë qenë krejt të tjera. Në kursin tonë u bë një mbledhje për një histori të Bujarit me një vajzë. Në atë mbledhje u vendos që Bujari të largohet nga kursi i Aktrimit për riedukim, siç ishin masat disiplinore në atë kohë. Se cilat ishin shkaqet e vërteta, këtë mund ta dinë vetëm ata që e ngritën këtë çështje. Sepse, edhe nëse ishte versioni që pretendohej, që Bujari pati një lidhje dhe më pas u nda prej saj, sepse nuk e gjente vetveten, këto janë gjëra që ndodhin rëndom dhe të natyrshme. Në atë kohë kur donin të të godisnin, shfrytëzonin raste të tilla për të t’u kundërvënë.

Ishte një lidhje brenda kursit apo shkollës së aktrimit?

Jo, nuk kishte të bënte me pjesëtarë të shkollës sonë, ishte jashtë shkollës. Nuk më kujtohet mirë.

Çfarë mase iu dha?

Iu dha masa e largimit nga shkolla dhe dërgimin në një kolektiv pune për t’u riedukuar, siç thuhej atëherë. Por kjo ishte një goditje shumë e madhe për një të ri që aspiron të ecë në rrugën e artit. E tregova këtë histori për të thënë se pikërisht në këtë moment, ai pati fatin e madh që të lidhej me një vajzë që ishte studente në Akademinë e Arteve, me Mirën, një instrumentiste me të cilën Bujari lidhi jetën dhe krijoi familjen e tij. Mira, përveçse një studente shumë e mirë dhe një vajzë shumë e bukur, ishte dhe një artiste dhe qytetare me shumë karakter, një vajzë solide me të cilën ata krijuan një afeksion të madh. Unë marr guximin të gjykoj se në vitet në vijim, ajo ndikoi pozitivisht, edhe pse puna jonë si artistë na detyron që të jemi paksa larg familjes. Mira “e mblodhi” Bujarin, e ndihmoi atë, iu bë krah në formimin e tij, jo vetëm njerëzor, por dhe artistik, duke krijuar një familje të ngrohtë, duke ndihmuar edhe Bujarin në një karrierë solide të tij artistike, e duke sjellë edhe djalin e tyre, Bojkenin.

Si ka qenë Bujar Lako në fushën e xhirimit, apo në përgatitjen e një filmi? Nuk kam të drejtë të flas për natyrën e tij krijuese, sepse me Bujarin nuk kam pasur shumë bashkëpunime të drejtpërdrejta, vetëm në dy filma, pavarësisht se nuk kemi pasur skena të përbashkëta. Bujari ishte mjaft skrupuloz në punën e tij, ndonjëherë edhe më shumë se ç’duhej. Bujar Lako ka qenë i preferuari i të gjithë regjisorëve të Kinostudios, por dhe të Teatrit, ai ka qenë ndër aktorët që edhe ka refuzuar shumë herë role, për mendimin tim shpeshherë ndoshta edhe me të drejtë. Sepse shumë herë regjisorët, të nisur nga subjektivizmi, të ofrojnë role të të njëjtit karakter dhe artisti detyrohet të përsërisë veten. Bujari ka pasur ekzigjencën artistike dhe nuk ia ka lejuar vetes që të përsëriste veten. Ndonjëherë me këtë përgjegjësi Bujari edhe mund ta ketë tepruar, duke refuzuar role, sepse automatikisht i ka munguar publikut për një kohë të gjatë.

Pas viteve ’90, Bujar Lakon e shohim gjithnjë e më larg skenës dhe ekranit. Përse?

Me ardhjen e demokracisë, u zbeh kjo forcë artistike në vend. Pati një minimizim të fondeve për artin dhe kulturën e, veçanërisht për filmin, duke futur frymën e rentabilitetit, nëse ka fitim apo nuk ka, e duke lënë jashtë vëmendjes një traditë të mrekullueshme të kinematografisë sonë, e cila prodhonte 14­15 filma artistikë në vit. Edhe sot, pavarësisht nga korniza ideologjike që i përshkonte, ata filma janë shumë të mirëpritur. Një pjesë e mirë kanë marrë edhe çmime në aktivitete jashtë vendit. Këta filma ishin një pishinë e madhe ku të gjithë ne mësuam notin. Ne sot nuk vuajmë për anën materiale, por kemi një prapambetje në zhvillimin kulturor të vendit.

Si i vlerësoni rolet e Bujar Lakos, si te “Gjeneral Gramafoni”, por edhe në filmin “Ballë për ballë” apo “Udha e shkronjave”?

Ato janë krijime me të vërtetë fondamentale në fondin e krijimtarisë sonë artistike në film, por dhe në teatër. Bazën e krijimtarisë së tij Bujari e ka pasur te teatri, si një aktor teatri shumë potent. Te ne teatri të jep mjeshtërinë, kinematografia të jep popullaritetin. Por një nga interpretimet më të larta të teatrit shqiptar është roli kryesori i Bujarit në dramën “Vizita e inspektorit” të Artur Milerit, ku ai shpërfaqi jo vetëm potencën e temperamentit, por edhe kjartësinë dhe komunikimin brilant të tij. Në kinematografi unë nuk mendoj se Bujari shquhet si një aktor karakteresh, nuk është se ai shkonte shumë te personazhi, një pjesë e personazheve ai e merrte te vetvetja. Bujari kishte një lëvizshmëri shumë të madhe, por rolet e tij mbeten lapidarë të interpretimit të tij në kinematografi. Kryesisht kanë qenë role të heronjve, por pa neglizhuar edhe rolet e karaktereve, siç është Halit Berati apo Tunxhi. Te filmi “Ballë për ballë ” apo te sekretari i partisë te “Përballimi”, kanë ndryshime, sepse ai lëviz në kohë. Te “Gjeneral Gramafoni” jo vetëm tregon një plastikë të përkryer, por dhe kulturë muzikore. Prandaj mendoj se edhe Bojkeni ka marrë shumë jo vetëm nga e ëma, që është muzikante, por dhe nga Bujari, që kishte një vesh shumë të mirë muzikor, që është shumë i rëndësishëm në formimin e një aktori. Në atë rol ai tregon edhe shpirtin e tij muzikor. Bujari ka qenë edhe shumë sportiv. Kjo lidhej jo vetëm me pjesën e përkujdesjes, që çdokush duhet të ketë, por lidhej shumë me pikësynimin e tij artistik. Kjo ishte pjesë e përgatitjes së tij aktoreske. Por, nga ana tjetër, Bujari  edhe pinte dhe unë gjykoj që pija nuk ishte vetëm pjesë e punës apo edhe natyrës së tij, por ishte një shoqëruese e një depresioni që e ka shoqëruar në vitet e fundit. Sepse pasi u shua mundësia për të vijuar punën në kinematografi, teatri erdhi duke u dhënë pas vlerave krejtëisht të naturës komerciale dhe të pavlera, duke e degraduar atë, atëherë ekzigjencat e Bujarit, por edhe të të artistëve të tjerë për të mos shitur veten në këtë treg pa vlerë komercial dhe mungesat e akltivizimit u bënë shprehje e nje lloj depresioni, me nje lloj mungese dëshire për tiu afruar insititucionit të teatrit. Bujari ishte shumë fisnik dhe nuk i qahej njeriu.

Si e komentoni amanetin e Bujarit, që të mos i bëhen homazhe në Teatër?

Absolutist jo si një shprehje të ndonjë rezerve të tij ndaj institucionit apo më mirë le te themi ndaj shkollës shtëpisë së dytë, ku midis kolegëve të talentuar ai u rrit dhe u formua në këto përmasa të mëdha. Por gjykoj se drejtuesit e teatrit, përpara se të vendosnin një kurorë me lule në varrim, duhet ti kishin organizuar minimalisht qoftë edhe njeherë një ceremoni të thjeshtë. apo ti kishin dhuruar qoftë edhe një buqetë me lule. para se të shpejtonin për ta nxjerrë ne pension. Mrekullia e artistit të madh Bujar Lako qëndron në atë që ai vërtetë do ti mungojë shumë familjes, miqve, kolegëve … por do të jetë përjetësisht i pranishëm për publikun e gjerë mbarëkombëtar, të cilët do të vazhdojnë ta vlerësojnë e admirojnë nëpërmjet interpretimeve të shumta kinematografike.

Si ju duken vlerësimet e politikanëve për të?

Shumë të gjetura e të sakta. Po, që të jenë të besueshme e të sinqerta, ato duhet të shprehin dhe një reflektim të thellë ndaj politikave aspak dashamirëse (për të mos thënë frenuese) ndaj artit e artistëve, gjatë këtyre 25 vjetëve: të ndryshojnë urgjentisht ligjin autokratik dhe politizues të artit skenik, si dhe të aprovojnë (pa vonesë) Statusin e Artistit, mungesa e të cilit po i degradon artistikisht dhe moralisht, veçanërisht artistët e disa gjinive. Aristir Lumnezi/Panorama.al



Ju sugjerojmë

Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030
Aktualitet

Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030

13 Maj, 2025 4:15 pm
Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë
Rajoni

Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë

13 Maj, 2025 4:05 pm
Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër
Aktualitet

Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër

13 Maj, 2025 3:52 pm
Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’
Aktualitet

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’

13 Maj, 2025 3:33 pm
Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret
Aktualitet

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret

13 Maj, 2025 3:14 pm
QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt
Rajoni

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

13 Maj, 2025 2:56 pm
KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
Aktualitet

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

13 Maj, 2025 2:49 pm
Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin
Kryesore

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin

13 Maj, 2025 2:41 pm
Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!
Aktualitet

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!

13 Maj, 2025 2:34 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

A do të japë dorëheqjen? Kreu i PD, Berisha: Statuti do të respektohet, por..

13 Maj, 2025 2:26 pm
Para
Video/ Firmino driblon në mënyrë fantastike Sterling, fansat e Liverpool shpërthejnë në festë

Video/ Firmino driblon në mënyrë fantastike Sterling, fansat e Liverpool shpërthejnë në festë

Pas pritjes shpërthen shoferi te koalidimi: “Ik se ta q… motrën”

Pas pritjes shpërthen shoferi te koalidimi: "Ik se ta q... motrën"

Aktorja e famshme do të varroset e veshur me fustanin e saj të preferuar

Aktorja e famshme do të varroset e veshur me fustanin e saj të preferuar
















TE FUNDIT

Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030

Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030
13 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa tha se Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE edhe përpara...

Lexo më shumë

Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë

Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë
13 Maj, 2025

Dënimi i qartë i pushtimit rus të Ukrainës dhe dialogu me Kosovën janë kyç për integrimin e mëtejshëm të Serbisë...

Lexo më shumë

Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër

Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër
13 Maj, 2025

4 qarqet ku PS ka marrë fitoret me diferencat më të thella përballë Koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore janë Fieri,...

Lexo më shumë

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’
13 Maj, 2025

Pas denoncimit të bërë nga partia ‘Mundësia’ për shpalljen e pavlefshme të disa fletëve të votimit, situata tek qendra e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com