Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Flet ish-mbrojtësi i Bardh e Bluve: Tirana duhet të bjerë nga kategoria

2017/04/22 at 10:18 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Intervista/ Flet ish-mbrojtësi i Bardh e Bluve: Tirana duhet të bjerë nga kategoria

Erion Dushku parashikon një 90-minutësh pa histori në “Zeqir Ymeri”. Nuk merret fare me zërat për një aleancë të mundshme, por thekson se Kukësi është shumë herë më lart se Tirana dhe nuk do ta diskutojë ndeshjen që luhet nesër. Ish-mbrojtësi i të dy ekipeve i sheh verilindorët për titull, ndërsa u bën një analizë të detajuar bardhebluve.

Gjatë një interviste të dhënë për “Panorama Sport”, ai nuk ngurron të akuzojë presidentin Refik Halili dhe njerëzit pranë tij për paaftësi dhe intriga. Pesha e rëndë e fanellës bardheblu tashmë ka humbur dhe këtë, sipas tij, e konfirmon fakti që asnjë skuadër s’e ka më frikë. Në fund i jep të drejtë grupimit “Fanatics”, pasi sipas tij ata drejtues nuk i meritojnë këta tifozë.

Kukësi lufton për të mbajtur vendin e parë, Tirana është në rrezik për të rënë nga kategoria, si e parashikoni këtë takim?

Kukësi-Tirana mendoj që do të jetë një ndeshje pa histori, luhet për 3 pikë, të cilat do t’i marrë Kukësi. E them këtë për shumë arsye, gjendja e Tiranës, hapi fals i Kukësit me Vllazninë nuk do të lërë më hapësira për blof, në të kundërt Kukësi i thotë lamtumirë titullit.

Si ju është dukur Kukësi këto kohë?

Kukësi vazhdon të ketë një ritëm, është ekipi që nuk njeh humbje. Dhe, po e mbylli kështu, do të jetë një rekord që do duhet shumë vite për ta thyer. Shpresoj t’ia dalin, duke marrë edhe titullin kampion.

Tirana ka 12 javë që nuk fiton dhe rrezikon ndjeshëm, pse?

Tirana?! Çfarë të them për këtë fanellë?! Shumë gjëra nuk funksionojnë aty, mendimi im është që Tirana të bjerë nga kategoria vetëm që t’u shpëtojë kthetrave të disa njerëzve që vetëm po e mbajnë peng dhe çdo vit, duke i humbur rëndësinë këtij klubi të madh.

Cilët janë këta njerëz?

Presidenti dhe njerëzit e paaftë që e rrethojnë. Përtej kualifikimit, Tiranën e rrezikoi dhe Besëlidhja.

E patë atë takim?

Tirana vetëm me ndonjë aleancë mund të fitojë tani, pasi ndeshjet i ka të vështira, kështu që më vjen keq, por këtë sezon rrezikon me të vërtetë. Thjesht këtë vit do mbahet mend që doli në finale duke mundur Besëlidhjen.

Edhe pse mes shumë problemeve, mjafton vetëm fanella e rëndë e Tiranës për të marrë rezultat pozitiv?

Nuk mendoj që fanella e Tiranës rëndon më. Kjo është e dukshme, asnjë ekip nuk e ka më frikë, madje edhe Besëlidhja luajti si e barabartë me ta. Turp për drejtuesit e Tiranës!

Në fazën e tretë u fol për një aleancë ndërmjet të dyjave, mendoni se do të ketë kompromis edhe të dielën?

Nuk e di nëse ka pasur aleancë për ndeshjet e Kupës, por dua të theksoj që kjo ndeshje s’ka nevojë për aleanca. Fiton Kukësi, pasi ka nivel shumë më të lartë.

Kukësi në 2015-ën e humbi titullin në ndeshjen me Skënderbeun, kur ju ishit edhe kapiten. Mendoni se kanë mësuar nga ai gabim?

Po të flasim për Skënderbeun e 2015-ës, është histori tjetër me këtë të sivjetshmin. Sakaq, Kukësi po të ishte si këtë vit, para dy vitesh do të ishte kampion. Që të shkosh drejt suksesit duhet ose mbështetje politike, ose një menaxhim perfekt i klubit. Neve na kushtoi kjo e dyta, për faktin se nga dëshira e madhe për të dalë kampionë, na shtoi një presion të paparë. Kjo reflektoi negativisht në atë ndeshje, të cilën vazhdoj ta vuaj.

Po garën për titull si e shikoni, kush është favorit për t’u shpallur kampion?

Në këtë fazë të kampionatit është e vështirë ta përcaktosh, pasi të tre ekipet janë aty. Ndeshjet direkte do jenë vendimtare, por unë shpresoj që titullin ta fitojë Kukësi.

Skënderbeun dhe mikun tuaj Tefik Osmani i shikoni në garë për titull?

Osmanit i uroj suksese, por këtë vit do ta kenë të vështirë, të paktën Tefiku do jetë fitues në diçka këtë vit, në rrjetet sociale (qesh).

Për kë do bëni tifo këtë javë?

E kam thënë gjithmonë që jam tifoz i Tiranës, por këtë ndeshje është mirë ta fitojë Kukësi.

Mendoni se mungesa e “Fanatics” e ka dobësuar Tiranën?

Tifozët kanë të drejtë që nuk shkojnë në stadium dhe kjo ka ndodhur për motivet që duken dhe të brendshme, që shumë prej tyre i dinë. Kanë 5 vjet që vetëm intriga dëgjojnë dhe vetëm zhgënjime marrin. Ata drejtues nuk i meritojnë ata tifozë.

Etiketa: Erion DushkuFK Tirana

Ju sugjerojmë

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
Bota

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

2 Korrik, 2025 10:58 pm
Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Aktualitet

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

2 Korrik, 2025 10:39 pm
Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
Bota

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

2 Korrik, 2025 10:22 pm
Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
Rajoni

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

2 Korrik, 2025 9:50 pm
Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend
Kryesore

Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend

2 Korrik, 2025 9:22 pm
“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in
Aktualitet

“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in

2 Korrik, 2025 9:15 pm
NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…
Politikë

NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…

2 Korrik, 2025 8:59 pm
Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë
Bota

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë

2 Korrik, 2025 8:46 pm
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
Bota

BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040

2 Korrik, 2025 8:28 pm
Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!
Politikë

Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!

2 Korrik, 2025 8:08 pm
Para
E fundit/ Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje kalimtaren

E fundit/ Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje kalimtaren

“Barcelona e përzuri si sindikalist, ja pse erdhi Maradona te Napoli”

"Barcelona e përzuri si sindikalist, ja pse erdhi Maradona te Napoli"

Rama foli për bashkim Kosovë-Shqipëri, Serbia paralajmëron luftë

Rama foli për bashkim Kosovë-Shqipëri, Serbia paralajmëron luftë

TE FUNDIT

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
2 Korrik, 2025

Një grindje publike midis Presidentit Donald Trump dhe aleatit të tij, miliarderit Elon Musk, u rihap këtë javë pas një...

Lexo më shumë

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
2 Korrik, 2025

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas arrestimeve në “Bankers Petroleum”. Në një postim në rrjetet sociale sindikata bën të...

Lexo më shumë

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
2 Korrik, 2025

Sipas mediave shtetërore, Presidenti iranian Masud Peseshkian ka nënshkruar një ligj që pezullon bashkëpunimin e vendit të tij me Agjencinë...

Lexo më shumë

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
2 Korrik, 2025

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka mbajtur në fuqi të mërkurën një dënim prej 12 vjetëve burgim për Ekrem...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com