Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Flet babai: Natën që masakruan tezet e tyre, im bir çoi vrasësin në tallava

2016/01/19 at 12:00 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Intervista/ Flet babai: Natën që masakruan tezet e tyre, im bir çoi vrasësin në tallava

Fahri Kaçanolli, babai i Artur Kaçanollit, i cili akuzohet për organizimin e vjedhjes me pasojë vdekjen e dy kunatave në Durrës mbrëmjen e 2 shtatorit 2014, shprehet se i biri nuk ka lidhje fare me ngjarjen dhe po mbahet në burg për armëmbajtje pa leje.

Sipas tij, të birit, i cili është edhe nip i viktimave, nuk i është gjetur asnjë provë që e përfshin në ngjarje, veç njohjes me Indrit Shaqen, i cili mori përsipër krimin e dyfishtë.

Fahri, si e pritët deklaratën e Indrit Shaqes në gjykatë, i cili mori përsipër krimin, duke përjashtuar djalin tuaj nga krimi?

Për mua nuk ishte surprizë, sepse isha i bindur që djali im, Arturi, nuk kishte shkuar në vendin e ngjarjes, sepse ishim bashkë gjithë mbrëmjen dhe e gjeta gjithashtu në gjumë në mëngjes. Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur konkretisht në atë ngjarje, kush dhe si janë përfshirë, por dal garant që Arturi nuk ka marrë pjesë në grabitjen me pasojë vdekjen e dy të afërmve tanë.

Sipas hetuesve, Arturi dyshohet të jetë organizatori i

ngjarjes…

Arturi është arrestuar se u gjet me armë pa leje dhe kishte njohje me Indrit Shaqen, të cilin e kemi banor të lagjes. Atë mbrëmje, Arturi e ka çuar me makinë deri në një lokal me muzikë tallava Indritin dhe ka ardhur menjëherë në shtëpi. Nuk ka dalë më deri në mëngjes. Kur e zgjova unë, i tregova çfarë kishte ndodhur. Në grabitje, Arturi nuk ka marrë pjesë dhe për këtë hidhem në zjarr, sepse ishte me mua gjithë mbrëmjen.

Si e shpjegoni faktin se Indrit Shaqa shkoi për të vjedhur pikërisht tezen e shokut të tij?!

Nëse Arturi do donte të grabiste dhe t’u merrte të moshuarave paratë, nuk kishte përse të vepronte me persona të tjerë. Arturi shkonte shpesh në atë shtëpi, sepse e kishte teze njërën prej tyre. Nuk do ta kishte të vështirë për të marrë ato që donte. Arturi nuk njihej fare me atë djalin nga Elbasani (Vilson Elmazi). Nuk di çfarë të them, por nuk mendoj se djali im ka qenë organizator, madje Indrit Shaqja, i cili mori përsipër krimin, i kërkoi falje Arturit për gjestin e shëmtuar që kishte kryer kundër tezes së tij, Gjinovefa dhe Elsa Vava.

Pse e shoqëroi djali juaj Indrit Shaqen atë mbrëmje?

Arturi dhe Indriti janë rritur në të njëjtën lagje dhe kanë aq konfidenca sa për t’i kërkuar njëri­tjetrit të tilla ndere. Vetëm sa e ka shoqëruar me makinë deri te lokali dhe është kthyer në shtëpi. Sikurse thashë, nuk ka lëvizur deri mëngjesin tjetër. Indriti ka deklaruar në gjykatë se kanë qëndruar disa orë në lokal dhe me Vilson Elmazin janë nisur drejt Durrësit ku kryen grabitjen. Më pas, janë rikthyer në lokal dhe kanë pirë dhe festuar deri në orët e para të mëngjesit. Ne shpresojmë që Arturi shumë shpejt do të dalë nga burgu, pasi është i pafajshëm.

Durrës Leonidha Musaj Panorama.al

Ju sugjerojmë

A do të pezullohen ndihmat për Ukrainën? Ja çfarë thotë Donald Trump
Bota

A po heq dorë SHBA nga Ukraina?

7 Korrik, 2025 10:02 am
Kryeministri Rama mbërrin sërish në bashkinë e Vlorës
Kryesore

Kryeministri Rama mbërrin sërish në bashkinë e Vlorës

7 Korrik, 2025 9:44 am
Revista argjentinase (1930) / Metamorfoza dhe lulëzimi i Tiranës
Aktualitet

Revista argjentinase (1930) / Metamorfoza dhe lulëzimi i Tiranës

7 Korrik, 2025 9:39 am
Thirrja e Ramës për hapësirat publike/ Kontrolle në Tiranë, Durrës, Vlorë e Shkodër
Aktualitet

Thirrja e Ramës për hapësirat publike/ Kontrolle në Tiranë, Durrës, Vlorë e Shkodër

7 Korrik, 2025 9:31 am
Gjermania aleate e Shqipërisë për mjedisin dhe integrimin
Aktualitet

Gjermania aleate e Shqipërisë për mjedisin dhe integrimin

7 Korrik, 2025 9:22 am
A do të kenë sukses bisedimet për paqe Izrael-Hamas?
Bota

A do të kenë sukses bisedimet për paqe Izrael-Hamas?

7 Korrik, 2025 9:11 am
Tre javë rinumërim, KAS vendos sot “fatin” e zgjedhjeve në katër qarqe
Aktualitet

Tre javë rinumërim, KAS vendos sot “fatin” e zgjedhjeve në katër qarqe

7 Korrik, 2025 9:00 am
Cikli i rrezikshëm i emigracionit/ Të rinjtë përgjysmohen, ikja e tyre dyfishohet!
Aktualitet

Cikli i rrezikshëm i emigracionit/ Të rinjtë përgjysmohen, ikja e tyre dyfishohet!

7 Korrik, 2025 8:56 am
Nis rënia e shpejtë e popullsisë në moshë pune, shqetësime për tregun e punës dhe…
Aktualitet

Nis rënia e shpejtë e popullsisë në moshë pune, shqetësime për tregun e punës dhe…

7 Korrik, 2025 8:47 am
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, hyn në fazën vendimtare
Aktualitet

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, hyn në fazën vendimtare

7 Korrik, 2025 8:43 am
Para
Video/ Ja si përleshen gjimnazistet e Bilishtit në mes të klasës

Video/ Ja si përleshen gjimnazistet e Bilishtit në mes të klasës

VIDEO/ Mësuesja e fillores kapet “mat” teksa punon si prostitutë

VIDEO/ Mësuesja e fillores kapet "mat" teksa punon si prostitutë

Përgjimet, ja si ra policia në gjurmët e ‘skifterave’ shqiptarë

Përgjimet, ja si ra policia në gjurmët e 'skifterave' shqiptarë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

A po heq dorë SHBA nga Ukraina?

A do të pezullohen ndihmat për Ukrainën? Ja çfarë thotë Donald Trump
7 Korrik, 2025

SHBA ka ndaluar dërgimin e ndihmave me armë që i ishin premtuar Ukrainës. Kjo tregon se Trumpi vazhdon të jetë...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama mbërrin sërish në bashkinë e Vlorës

Kryeministri Rama mbërrin sërish në bashkinë e Vlorës
7 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sërish në bashkinë e Vlorës ditën e sotme. Aty është pritur nga kryetari i bashkisë...

Lexo më shumë

Revista argjentinase (1930) / Metamorfoza dhe lulëzimi i Tiranës

Revista argjentinase (1930) / Metamorfoza dhe lulëzimi i Tiranës
7 Korrik, 2025

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Korrik 2025 “Caras y Caretas” ka botuar, me 19 prill 1930, në faqen n°144,...

Lexo më shumë

Thirrja e Ramës për hapësirat publike/ Kontrolle në Tiranë, Durrës, Vlorë e Shkodër

Thirrja e Ramës për hapësirat publike/ Kontrolle në Tiranë, Durrës, Vlorë e Shkodër
7 Korrik, 2025

Vijon me intensitet zbatimi i planit të posaçëm të masave për sezonin turistik veror 2025. Operacioni po zhvillohet në të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com