Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Eksperti i Policisë Rrugore: Ja si do fiksohen fëmijët 0-12 vjeç me pajisje të veçanta në makinë

2016/09/19 at 11:32 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 9 min
A A
Intervista/ Eksperti i Policisë Rrugore: Ja si do fiksohen fëmijët 0-12 vjeç me pajisje të veçanta në makinë

Intervistoi Dritan Laci


Ka gjithmonë një ndjeshmëri përsa i përket sigurisë rrugore. Për më tepër kur pjesë e vdekshmërisë që vjen nga mosrespektimi i rregullave të sigurisë bëhen edhe fëmijë.

Këto aksidente fatale me humbje të shumta të jetëve njerëzore por edhe në grupmosha të ndryshme kanë çuar së fundi drejtues por edhe ekspertë të sigurisë rrugore në vendimin për disiplinimin dhe ashpërsimin e mëtejshëm të masave për drejtuesit e mjeteve, duke filluar nga detyrimi absolut për mbajtjen e rripit të sigurimit, vendosja e pajisjeve fiksuese për fëmijët në makina e me radhë.

Informacione që kanë krijuar një farë amullie te drejtuesit e automjeteve por që nëpërmjet intervistës së mëposhtme të realizuar nga Opinion.al me Ervin Dervishin, specialist në Drejtorine e Përgjithshme të Policisë Rrugore, do ti japim përgjigje ndryshimeve që kanë ndodhur në Kodin Rrugor së fundmi.

Ku është e detyruar të mbahet rripi i sigurimit? A është e detyrueshme në rrugët dytësore? Sa është gjoba në të tilla raste? Cilat janë grupmoshat e fëmijëve që duhet të qëndrojnë në pajisje fiksuese në makinë dhe si duhet të veprojnë drejtuesit e mjeteve që të mos ndëshkohen me gjoba? Këto edhe të tjera përgjigje i gjeni në intervistën e mëposhme.

Pyetje: Dervishi, Policia Rrugore ka përfshirë së fundmi në Kodin Rrugor disa masa administrative të cilat mendohen se do të rrisin sigurinë rrugore. Një ndër këto masa është edhe vendosja e padiskutueshme e rripit të sigurimit për cdo drejtues mjeti. Në fakt ka një paqartësi, gjithmonë për drejtuesit e mjeteve, që lidhet me akset ku është e detyrueshme dhe ku jo mbajtja e rripit të sigurimit. Pyetja është konkrete: Mbajtja e rripit të sigurimit nga një drejtues automjeti është e detyrueshme për të gjithë akset rrugore, pra edhe edhe për rrugët dytësore ku shpejtësia e lëvizjes është më e ulët?

 Përgjigje : Më parë duhet të sqarojmë diçka të rëndësishme e cila ka të bëjë me proçesin sesi erdhëm deri në këtë pikë ku aktualisht vlera e gjobës për mos vendosjen e rripit të sigurimit varion nga 5000-15.000 Lekë. Domosdoshmëria për vendosjen e rripit të sigurimit dhe detyrimi ligjor ka qenë i sanksionuar me ligj qysh kur Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë u hartua për herë të parë më 22.07.1998. Në atë kohë vlera e gjobës për mos vendosjen e rripit të sigurimit varionte nga 250-1000 Lekë. Duhet theksuar se për kohën kur u hartua kodi rrugor kjo ishte një vlerë e pranueshme por me kalimin e viteve gjithçka ka ndryshuar.

Pikë së pari nivelet e sigurisë rrugore pavarësisht se kanë qenë në rritje ajo nuk ka qenë në nivelet dhe sipas pritshmërive. Nëse e analizojmë këtë do nxjerrim shumë faktorë të jashtëm që kanë ndikuar ku njëra prej tyre padyshim mbetet edhe mos përdorimi i rripit të sigurimit gjatë udhëtimit me mjet. Policia ka rol parandalues dhe ndërgjegjësues në reduktimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për shëndetin.nga njëra anë parandalojmë dhe nga ana tjetër evitojmë pasojat e rënda pas ndodhjes së aksidentit.

Sqarojmë se vendosja e rripit të sigurimit redukton ndjeshëm, pothuasje mbi 50% të mundësisë për të pësuar pasoja fatale gjatë një aksidenti të mundshëm. Rripi i sigurimit mundëson shpërndarjen e forcës goditëse të përplasjes mbi pjesët e gjëra dhe të fuqishme të trupit,  duke na ndihmuar kështu të reduktojmë dëmët serioze.  Gjithashtu vendosja e rripit të sigurimit lidhet edhe me trajtimin mjekësor i cili për rastet e të dëmtuarve të lidhur me rripin e sigurimit janë afërsisht 60% më pak sesa të dëmtuarve të pa lidhur me rripin e sigurimit. Ndërkohë po në aspektin ekonomik ka përfitime pasi nëse vendos rripin e sigurimit çdokush  eviton gjobën e punonjësit të policisë rrugore.

Nëse do i referohemi edhe statistikave ndër vite mund të themi se përdorimi i rripit të sigurimit nga viti 2009 deri më sot ka ardhur në rritje, por përsëri në një nivel jo të pranueshëm. Sipas të dhënave, vetëm 31 % e të aksidentuarve në total janë konstatuar me rrip sigurimi apo me kaskën mbrojtëse të vendosur. Ndërkohë më shumë se 90% e të dëmtuarve që kanë qenë pasagjerë janë konstatuar pa rripin e sigurimit.

Të vijmë tek pyetja konkrete. Kodi rrugor parashikon shumë qartë cilët janë rastet  kur përdoret rripi i sigurimit, cilët janë personat që duhet të vendosin rripin e sigurimit si dhe rastet kur përjashtohet nga detyrimi i vendosjes së tij.

Pra, gjatë lëvizjes me mjet cilido është i detyruar të vendosë rripin e sigurimit. Ky detyrim qëndron dhe për pasagjerët që zënë vendet e pasme në automjete.

Përsa i përket se në cilët rrugë apo zona përdoret rripi i sigurimit, sesa km/orë duhet të jetë shpejtësia e lejuar për ta vendosur rripin e sigurimit apo në cilët kushte atmosferike vendoset rripi i sigurimit, Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë ka qenë mjaft i qartë ku e ka specifikuar shprehimisht se rripi i sigurimit vendoset në çdo lloj lëvizjeje me mjet. Kjo fjali është shteruese nga ana juridike dhe  nuk interpretohet dhe nuk mund të marë asnjë nënkuptim tjetër.

Pyetje: Në rast se një drejtues mjeti kapet në një rrugë dytësore pa rrip sigurimi, masa e gjobës është e njëjtë si për një drejtues që lëviz me automjetin e tij në akset nacionale?  Sa është masa e gjobës për drejtuesit e mjetit që lëvizin pa rrip sigurimi?

Përgjigje: Siç e thashë edhe më lart nuk ka asnjë dallim se në cilën rrugë po udhëton drejtuesi i mjetit apo pasagjerët në të. Ajo që është e rëndësishme dhe që ka vlerë për zbatimin me korrektësi të ligjit është vendosja e rripit të sigurimit sapo të hipësh në mjet, qoftë ky drejtues, qoftë pasagjer apo sipas rastit fëmijët deri në moshën 12 vjec të cilët duhet të jenë me rripa sigurimi apo me pajisje fiksuese. Rruga duhet përdorur për qëllime sociale dhe jo në mënyrë aggressive. Cdo përdorues rruge zgjedh vetë sesi sillet me sigurinë e vet apo të personave të cilët janë në përgjegjësinë e tij. Por nga ana tjetër policia rrugore ka për detyrë  të marë masa për rritjen e sigurisë rrugore duke ndëshkuar cilindo që nuk i bindet zbatimit të ligjit. Pra, kushdo zgjedh nëse do që të gjobitet ose jo.

Aktualisht masa administrative me gjobë për mos përdorimin e rripit të sigurimit dhe të pajisjve fiksuese për fëmijët deri në moshën 12 vjec është 5000-15.000 Lekë.

auto-kindersitz-pallas-fix

Pyetje: Sigurisht që mbajtja e rripit të sigurimit bëhet edhe më e vlefshme kur në automjet ka edhe fëmijë. Cilat janë gjobat që vendosen për drejtuesit e mjeteve të cilët fëmijët nuk i kanë të siguruar me rrip siguri?

Le të ndalemi te fëmijët, duke qenë se kjo kategori ka edhe ndjeshmërinë më të lartë. Është folur shumë për detyrimin që përcakton Kodi i Ri rrugor për mbajtjen e pajisjeve fiksuese. Ka një amulli te drejtuesit e mjeteve përsa I përket moshës dhe vendin që fëmijët do të fiksohen në pajisje fiksuese. A është e vërtetë që një fëmijë 12 vjeç do të qëndrojë në makinë me pajisje fiksuese? Si do të procedohet me pajisjet fiksuese për fëmijët në automjete?  Cilat janë moshat që janë të detyruara të mbajnë pajisje fiksuese? Dhe si ndahen pajisjet fiksuese sipas moshave? Sa është gjoba për drejtuesit e mjeteve të cilët shkelin rregullin e pajisjeve fiksuese?

 Përgjigje: Përsa i përket detyrimit për pajisjet fiksuese për kategorinë e fëmijëve deri në moshën 12 vjec Kodi Rrugor me ndryshimet e fundit ka shtuar fillimisht vetëm vlerën e masës me gjobë. Ndërkohë,  gjithmonë sipas këtij ndryshimi të ri nëse një fëmijë i kategorisë së sipërcituar konstatohet pa pajisjen fiksuese apo pa rripin e sigurimit atëherë përgjegjësia bie mbi personin përgjegjës që mun dtë jetë gjithashtu drejtuesi i mjetit. Dhe nëse është drejtuesi i mjetit, përvec masës me gjobë këtij të fundit i pezullohet edhe leja e drejtimit për një periudhë nga 6-12 muaj. Gjoba është e njënjtë, nga 5000-15.000 Lekë.

Përsa i përket interest qytetar në lidhje me grupmoshat që do duhet të jenë të fiksuar në pajisje fiksuese ju sqaroj se sipas Kodit Rrugor të gjithë pasagjerët që për cfarëdolloj arsye do të ulen në vendet e para do duhet detyrimisht që deri në moshën 12 vjec të jenë të pajisur me pajisjen fiksuese. Ky kusht eshte i pa negocueshëm.

Nga ana tjetër, fëmijët që ulen në sediljet e pasme, deri në moshën 4 vjec detyrimisht do duhet që të jenë të pajisur me pajisje fiksuese. Pra, cdo fëmijë mbi moshën 4 vjec, nëse do ulet në sediljet e pasme është e mjaftueshme pajisja e tij vetëm me rripin e sigurimit.

kombibusPyetje:Kalojmë te një pjesë tjetër që është po kaq e ndjeshme. Sapo ka filluar viti i ri shkollor, dhe shumë prindër zgjedhin që për të çuar fëmijët e tyre ti dërgojnë në shkollë me minibusa?  Cilat janë masat që janë marrë nga Policia Rrugore për të administruar këtë dukuri? Sa është numri i automjeteve që përdorin për transport shkollor që janë të palicencuar (Një shpjegim i hollësishëm). A i plotësojnë kushtet këto automjete për të shërbyer për transportin shkollor (cila do të jetë ngjyra identifikuese, cilat janë kriteret që duhet të përmbushin automjetet dhe drejtuesit e mjeteve)

Përgjigje: Ka një vkm nr. 1101, datë 28.12.2015 “për miratimin e kushteve dhe përcaktimin e rregullave për transportin rrugor të nxënësve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe të studentëve”.

Qëllimi i këtij vendimi është rregullimi i shërbimeve të transportit rrugor të nxënësve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe studentëve në përputhje me standardet evropiane, rritja e sigurisë në transport, nëpërmjet zbatimit të kushteve dhe rregullave, nga subjektet transportuese dhe organet e kontrollit në rrugë.

Mjetet e transportit për shërbimin e rregullt dhe të rastit të transportit të institucioneve arsimore parashkollore, parauniversitar dhe universitar, duhet në çdo kohë të jenë të pajisura me certifikatën e kontrollit teknik të mjeteve rrugore, të lëshuar në përputhje me legjislacionin në fuqi. Të jenë të pajisura me aktvlerësimin në plotësim të kushteve për komoditetin e autobusëve në transportin e udhëtarëve brenda vendit, të lëshuar në përputhje nenin 9, të ligjit nr. 8308, datë 18.3.1998, “Për transportet rrugore”, të ndryshuar; si dhe udhëzimit nr. 1649, datë 16.8.1999, “Mbi plotësimin e disa kushteve të veçanta në transportin rrugor të udhëtarëve”, të ndryshuar.

Transporti i nxënësve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe studentëve kryhet vetëm me autobusë, me përjashtim të rasteve të zonave ku infrastruktura rrugore nuk përmbush kriteret e udhëtimit me autobus dhe numri i fëmijëve të institucioneve arsimore parashkollore dhe parauniversitarëve është më i vogël se 8 persona, lejohet përdorimi i autoveturës me 8+1 vende;

Përdorimi i autoveturave me 8+1 vende për transportin e nxënësve të arsimit parashkollor, parauniversitar bëhet vetëm me miratimin e Bashkisë.

Automjetet do të kenë ngjyrë portokalli, të kenë të shkruar dukshëm në mënyrë të rregullt në të gjitha anët e mjetit në qendër poshtë xhamave, me ngjyrë të zezë, fjalët “AUTOBUS SHKOLLE”. Poshtë shkrimit, në qendër  ose anash vendoset logo me shenjën e fëmijëve të shkollës,  Në këto mjete nuk duhet vendosur asnjë lloj reklame.

Këto janë disa të dhëna të përgjithshme nga më të rëndësishmet përsa I përket kushteve dhe detyrimeve që duhet të plotësojnë këto mjete për transportin e nxënësve të shkollave. Nga kontrollet në vitin 2015 organet e policisë rrugore në një nga prioritetet e saj kanë patur edhe këtë kategori mjetesh nga ku janë ndëshkuar më dhjetëra drejtues mjetesh per mos plotësim të kushteve teknike të përcaktuara sipas Ligjit për Ttransportet, Kodit Rrugor dhe të Urdhëresave të nxjerra nga Bashkitë. Edhe këtë vit prioriteti i policisë rrugore është rritja e parametrave të sigurise ku nuk do mungojnë kontrollet e shtuara kundrejt këtyre mjeteve që transportojnë nxënësit e shkollave.

Gjithashtu ka dhe një kategori mjetesh të cilët nuk janë autobus apo autovetura 8+1 por mjete 4+1 ose 6+1 që transportojnë fëmijë shkollash kundrejt marëveshjeve familjare mes disa familjeve dhe një drejtuesi mjeti I cili mund të  jetë një komshi i tyre apo i afërm i familjarëve. Këto raste janë jashtë vëmendjes së organeve të kontrollit për shkak se jo gjithmonë është e mundur konstatimi I tyre. I bëj lutje familjarëve që nëse zgjedhin këtë lloj transporti të sigurohen që mjetet të pajisen me pajisjet fiksuese.

Sigurisht që raste sporadike për mjete të palicensuara mund të ketë, por nëse ka një bashkëpunim të ngushtë mes policisë dhe komunitetit ju siguroj që edhe rastet sporadike do të eleminoheshin. Organet e kontrolit të cilët janë, organet e shërbimit të transportit rrugor, policia bashkiake dhe nga ana tjetër policia rrugore kanë për detyrë që ky transport të jetë i kontrolluar dhe në zbatim të dispozitave ligjore. /Opinion.al

 

Etiketa: ervin dervishifemijeintervistarrip sigurimishkollatransport


Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Kjo është fotoja më seksi e Aurela Gaçes

Kjo është fotoja më seksi e Aurela Gaçes

Arbana Osmani kombinohet me djalin

Arbana Osmani kombinohet me djalin

Protestë para maternitetit: Lironi kolegët tanë

Protestë para maternitetit: Lironi kolegët tanë
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com