Në një intervistë për emisioni “Opinion” ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana ka rrëfyer për eksperiencën e tij në fushën e blertë për gjithë këto vite. Cana ka veçuar mes të gjithave momentet e vështira në lojë kundër Serbisë, momentet e lumtura, raportet me lojtarët e trajnerët e skuadrave të ndryshme ku ai ka luajtur. Po ashtu Cana ka treguar trajnerin që ka patur raporte më të mira në gjithë këto vite e deri tek raportet me bashkëshorten dhe djalin, një rrëfim ne ‘Opinion’ të cilin Cana e jep pas lamtumirës me kombëtaren Cana tregon edhe për të ardhmen e tij.
Intervista ne Opinion
Fevziu: Lorik, si ndihesh sot? Zyrtarisht je divorcuar me fushën e blertë, flas me fushën e blertë si futbollist, sepse karriera mund të vazhdojë më tej. Si ndihesh?
Cana: Në fakt ndihem shumë mirë, në fakt shumë njerëz edhe para edhe pas ceremonisë më pyetën çfarë ndjenje ke.
Fevziu: A ishte ceremonia ajo që realisht kishe menduar për largimin tënd?
Cana: E kisha menduar ndryshe. Qoftë unë, qoftë edhe me federatën apo shokët e mi.
Fevziu: Çfarë domethënë e kisha menduar ndryshe? Si e ke menduar ndryshe?
Cana: Në protokoll, më e mira dhe dëshira është që ta lesh duke luajtur. Unë e kisha menduar gjatë vitit, pas Europianit, nëse është i mundur realizimi i një ndeshjeje miqësore me një kundërshtar të mirë, dhe të marrësh pjesë disa minuta, dhe ta lesh duke luajtur, do kishte qenë mënyra më e mirë. Por kjo për vetë faktit të programit, kundërshtarët, janë vështirësi logjistike dhe mandej, filloj dhe arriti në një afat i cili mori një far lloj përshëndetjeje, zyrtare nuk kishte më kuptim të bëhej më vonë. Kështu e vendosëm me federatën që ta bënim me Italinë.
Fevziu: Kishte ndonjë simbolikë zgjedhja e ndeshjes me Italinë?
Cana: Ishte thjeshtë ndeshja e fundit e edicionit këtu, një kundërshtar kampion bote 4 herë, një vend ku kam luajtur disa vite, bashkëshortja ime është italiane, shumë tifozë, kështu që ose e bëja me Italinë, ose nuk e bëja fare.
Fevziu: Çfarë emocioni ndjen një futbollist i cili ka ndenjur në fushën e blertë më shumë se 15 vjet, dhe befas kur zbret për lamtumirën e fundit ndjen gjithë stadiumin që çohet në këmbë dhe brohoret emrin e tij?
Cana: Në fakt unë kisha një vit e gjysmë që po përgatitesha për ta lënë. Jo se e kisha menduar që do e lija kaq herët, por u vura para faktit, para një realiteti të gjendjes time të shëndetit të cilën unë e dija që pas Europianit do e mbyllja. Dhe 15 muaj kaluan që unë në kokën time e dija. Mua çfarë më bëri me emocione? Kur dola me djalin. Djali sapo i ka mbushur dy vjeç, nuk e kisha marrë asnjëherë në stadium, por ai më bëri mua me shumë emocione.
Fevziu: Për çfarë arsyeje?
Cana: Sepse e pashë veten për herë të parë ta kem djalin me vete, gjëra të cilat për një njeri janë prioritet në jetë.
Fevziu: Djali i ka ndërruar prioritetet e jetës tuaj?
Cana: Po patjetër. Por besoj për çdo njeri. Momentin që ti ke një fëmijë, fokusin e jetës dhe çdo lloj përparësie ja jep atij. Ço gjë që bën tani e më tutje e bën për jetën e tij.
Fevziu: Në fakt kthehemi te karriera juaj me ekipin Kombëtar. Ju keni ardhur me ekipin mos gaboj diku rreth vitit 2003?
Cana: Herën e parë jam grumbulluar në shtator të vitit 2002.
Fevziu: Dhe keni luajtur me ekipin Kombëtar në vitin 2003, dhe keni një karrierë 15-vjeçare me ekipin e Shqipërisë. Cili ka qenë momenti më i vështirë i juaji me ekipin Kombëtar?
Cana: Ka pas disa. Do ti përmend disa momente. Nuk e veçoj dot 1, janë disa momente përshëmbull, kur ti vjen dhe ke mundësi të realizosh disa objektiva të tuat personale. Veç faktit që kur një njeri mban fanellën e Kombëtares, ka ndjenja të jashtëzakonshme krenarie që e përfaqëson vendin.
Fevziu: E ndjen realisht krenarinë e fanellës? Domethënë e ndjen kur vesh këtë fanellë që unë kam veshur, që është fanella jote?
Cana: E ndjen shumë. Sidomos kur luan me një klub, dhe kur luan me përfaqësuesen tënde. Çdo lloj ndjenje qoftë zhgënjimi, qoftë gëzimi njëqindfishohet, kjo është diçka të cilën ti e percepton vetë.
Momentet më të vështira ishin besoj disa ndeshje ku kombëtarja jonë nuk arriti të bëj hapin më tej. Kur ne shpresonim, që ishte botërori i Brazilit, kur ne kishim një mundësi për të shkruar më tej, një ndeshje që duke luajtur mirë humbëm. Disa momente ku ne ishim duke e mbyllur kualifikimin, ndeshja me Serbinë përshembull, ku njerëz aq të shumtë pritën nga ne, dhe këtu aq shumë rëndësi mori kombëtarja. Ky ishte momenti më i vështirë, jo vetë fakti, ndeshja. Ishte një treditor pas ndeshjes, unë kështu kam perceptuar, por më e vështirë ishte pas ndeshjes me Serbinë deri tek ndeshja me Rumeninë.
Fevziu: Psikologjikisht pati goditje për ju?
Cana: Jo për faktin që e humbëm ndeshjen, por për faktin e reagimit të njerëzve.
Fevziu: Nuk është hera e parë që keni marrë një reagim të tillë. Për kombëtaren kur humb reagimi gjithmonë është pak i vështirë. Përse ju vrau kaq shumë me Serbinë?
Cana: Ne jetojmë në një vend ballkanas. Ballkanasit kanë një luhatje të shfrenimit të pasionit. Qoftë në pozitivistet, qoftë në negativitet. Ne pas ndeshjes ndjemë shumë presion negativ. Ajo që na ndihmoi neve në atë edicion që shkoi si e shkruar duke filluar që nga ndeshja me Portugalinë dhe më tej ndeshja e vajtjes në Beograd. Kur një njeri, një qenie njerëzore e bëjnë si një hero e afrojnë me qiellin, pra tek neve çfarë ndodh e ngrenë më shumë se sa duhet, por edhe e ulin më poshtë se a duhet. Këtë e kemi ndjerë shumë, disa herë. Disa herë në të kaluarën e kemi ndjerë. Ajo periudha ku e kemi punuar shumë brenda ekipit, dhe ku me të vërtetë është dashur të mbajnë një fokus, ishte për t’u larguar nga gjithçka dhe për t’u fokusuar vetëm tek ndeshja me Armeninë.
Fevziu: E humbët besimin se do të kualifikoheshit pas ndeshjes me Serbinë?
Cana: Jo nuk e humbëm. Përkundrazi, sepse kemi kaluar aq shumë gjëra të vështira dhe po aq shumë kemi bërë që gjithë njerëzit të thonë dhe të na rinë mbrapa.
Fevziu: Ndeshja me Serbinë ishte ndeshja më e vështirë në gjithë historinë e futbollit shqiptar. Më shumë se sa ndeshje u kthye në një skenë emocionesh të mëdha ku reflektoheshin të gjitha raportet e tensionuara shqiptaro-serbe. Si ndiheshit para ndeshjes ju që vinit nga Kosova? Ndoshta një futbollist i lindur dhe rritur në Shqipëri nuk kishte të njëjtin emocion që kishit ju që ishit lindur dhe rritur në Kosovë. Shumë prej futbollistëve në ekipin tonë ishin fëmijë emigrantësh që ishin larguar pikërisht nga dhuna dhe presioni serb.
Cana: Patjetër, kjo është besoj një gjë e lehtë për ta kuptuar. Por ne vinim në fakt nga një fillim shumë i mirë. Nga një frymëzim shumë i mirë brenda ekipit. Dhe gjëja e mirë ishte që njerëzit e dinin që përfaqësuesja po luan në nivele të mira, po përfaqëson vendin e tij dhe e dinin që ne nuk ishim absolutisht favorit. Dhe mbi të gjitha, presioni sidomos në aspektin rezultativ ishte mbi palën Serbe. Ata e kishin filluar keq edicionin dhe ata ishin pretendent. Gjithë presioni i njerëzve aty ishte kundër nesh. Janë disa gjera që unë i kam përmend disa herë. Ka më shumë se 150 vjet që gjithë njerëzit që e kanë udhëheq historinë e nacionalizimin serb e kanë trashëguar këtë edhe në gjeneratat e reja. Kjo është diçka e cila neve na ka bërë një përshtypje të madhe. Me të vërtetë pa u futur në fushë, edhe kur u futëm në fushë ne ndjenim një far urrejtje.
Fevziu: Dalja në stadium, unë isha atje, ishte e jashtëzakonshme. E paimagjinueshme në asnjë stadium tjetër të botës nuk ndodhte.
Cana: OK, ti mund të kesh presion, por kur sheh fëmijët, njerëz të cilët janë 20 vjeç. Aty kupton që ata në genin e tyre kanë trashëguar urrejtje ndaj njerëzve tanë.
Faviu: Ndikon kjo në fushë?
Cana: Kjo ndikoi për pozitivistet tek ne.
Fevziu: A ishte edhe një moment i rrezikshëm edhe fizikisht në momentin që plasi përplasja?
Cana: Ne kur kemi mbërritur unë asnjëherë s’kisha parë masa sigurie te tilla. Ishin masa sigurie të ngjashme më ndonjë personalitet të lartë botëror në fakt. Dhe ne ishim të qartë që do të ketë presion, do të ketë sharje, por në momentin e fushës nuk do të ndodh gjë. Dhe kur e kemi parë që me të vërtetë po sulmojnë, përfaqësuesen brenda fushës, ajo kaloj çdo lloj perceptimi, apo imagjinate të një sportisti.
Fevziu: Ti pate frikë?
Cana: I vetmi moment që ne patëm pak frikë ishte kur u afruam tek tuneli. Sepse aty të sulmonin dhe te gjuanin me gjithçka.
Fevziu: Ishin tifozë të cilët nuk i kontrolloje dot më?
Cana: Absolutisht.
Fevziu: Cila ka qenë Lorik gabimi më i madh që ke bërë me ekipin kombëtar, që të ka mbetur i pashlyer?
Cana: Ka pas disa gabime, gabime në lojë .
Fevziu: Gabime që të kanë dhembur dhe që e ke të vështirë ta harrosh?
Cana: Janë disa episode të cilat unë nuk mund ti fal, por mund ti kuptoj. Unë jam rritur me vlera nga familjarët e mi dhe kur kam ardhur në ekip në përfaqësuese kam ardhur për të bërë diçka. Gjithmonë me dëshirë të madhe dhe me qëllime të mira. Dhe kanë ndodhur disa episode. Mua më kujtohet një ndeshje miqësore disa muaj para europianit në Austri kur me një gabim komunikimi me Mërgim Mavrajn, topi kalon dhe vjen kundërshtari dhe shënon gol, dhe në atë moment u tha që Loriku i ka thënë Mërgimit me qëllim lëre topin të kaloj e te shënoj sulmuesi i Austrisë. Kjo të dhemb në shpirt. Ti mund të kuptosh qe mund të ketë ndonjë budalla që është në botën e tij dhe i shef gjërat kështu, por atyre njerëzve nuk mund t’ja u fal. Por opinionin e përgjithshëm unë e di, por ka edhe njerëz që mendojnë ndryshe.
Fevziu: Një nga momentet që unë kam pasur një bisedë private më De Basin, një nga trajnerët që la gjurmë në kombëtaren shqiptare ishte kur ai më tha. Lorik Cana u tregua një kapiten shumë i madh. Sidomos para ndeshjes me Rumanin, kur unë u detyrova ti them që për arsye të situatës do të qëndroi në stol dhe do ta ndiqte ndeshjen nga stoli edhe pse ai e dinte që ishte ndeshja e fundit me kombëtaren. Ai më tha që i kishe thënë se nëse do të ishe në vendin e tij do të veproje njësoj si ai. Është e vërtetë?
Cana: Po është e vërtetë.
Fevziu: U ndjeve keq?
Cana: Jo nuk u ndjeva. Vjen një kohë, që unë e kisha një lloj pozicioni, një lloj identiteti dhe një detyre brenda ekipit kombëtar veç lojtarit.
Fevziu: Këtë e thoshte dhe De Biasi, që luante rolin e një lideri brenda ekipit për ta mbajtur të konsoliduar.
Cana: Nëse detyra është që ti nuk duhet të jesh aktiv brenda fushës për ta filluar ndeshjen, është detyrë e personit për t’u tërhequr, është detyra jote që të bësh që ekipi të ecë.
Fevziu: Ju e nisët nga stoli, por në momentet e fundit kur hytë, në fushë, i gjithë stadiumi përfshirë, shqiptarë dhe francezë që ishin në stadiumin e Lionit u ngritën në këmbë t’ju përshëndesnin. Si u ndjeve në këto momente?
Cana: Fantastike. Në mënyrë të jashtëzakonshme. Pata shumë emocione para ndeshjes dhe i përshëndeta. Në Lion ishin gati 30 mijë shqiptarë dhe e dija që do ishte hera e fundit që do të luaja dhe që do të kem njerëz në fushë, ishte pak e vështirë për ta përballuar me emocionet dhe kur jam futur në fushë jam futur me një dëshirë të jashtëzakonshme, dhe doja ta fitonim atë ndeshje, sepse kishim vërtetë shpresa për tu kualifikuar. Dhe kur fituam kisha shumë besim që ne do të kualifikoheshim. Atë i kërkova ekipit një ditë më parë, pas stërvitjes ju thashë; djema luani që të mos të jetë ndeshja ime e fundit dhe faktikisht kemi bërë maksimumin që të mos jetë ndeshja e fundit.
Fevziu: Cili ka qenë momenti që je ndjerë krenar dhe i lumtur në këto 15 vite me ekipin kombëtar?
Cana: Pas ndeshjes me Armeninë.
Fevziu: Ishte shumë e çuditshme Cana, Shqipëria arriti kulmin e një historie 100 vjeçare, që është e vështirë të arrihet prapë. E arriti befas në një vend jashtë, me shumë pak tifozë, me shumë pak entuziazëm. Si u ndjeve nga ajo atmosferë?
Cana: Ne e dinim për çfarë kishim ardhur dhe çfarë lumturie do të kemi mbrapsh. Dhe e dinim kur o të ktheheshim në Tiranë se çfarë pritje do të kemi.
Fevziu: Kur ju jeni aktivizuar me ekipin kombëtarë të Shqipërisë, Shqipëria kishte rezultate modeste. Ndërkohë kur ju u larguat nga ekip[i kombëtar i Shqipërisë, ajo mund të konsiderohet një ekip i vështirë. Një ekip që arriti të kualifikohet në finalet e evropianit, që pretendon të kualifikohet sërish në Euopian, që zuri venin e tretë kualifikueset e botërorit me dy skuadra të vështira si Spanja dhe Italia, çfarë ndodhi me futbollin shqiptarë? Çne kjo kurbë e rritjes së futbollit shqiptarë në këto 10 vitet e fundit?
Cana: Është shumë e thjeshtë, ne cilësi dhe burime lojtarësh doi të kemi gjithmonë, nuk kemi pasur thjeshtë mundësi që nga panorama të zgjedhim më të mirët, edhe nga emigracioni.
Fevziu: Shqipëria është edhe një ekip emigrantësh apo jo?
Cana: Sigurisht që po.
Fevziu: Cilët nga ekipet më të cilët je aktivizuar, duke nisur që nga Lozana e deri tek Nanta, ju jeni njerëz më mirë?
Cana: Sigurisht që të gjithë e dinë që unë kam pasur dashuri për Marsejën, që fëmijë. Kur jam larguar nga Kosova kemi mbërritur në Lozan që në vitin 1990. Lozana është pjesa frankofone në ato vite kuadra që fitoi champions-in ishte skuadra e Marsejës dhe që prej 1990 unë u bëra tifoz i Marsejës. Aty ndodhi që unë ika me Parisin, dhe isha me fat që ika me Parisin ishit klubi i parë që ke mundësi të luash si profesionistë. Por unë shkova i thashë ekipit dua të shkoj tek Olimpiku, kjo krijoi pakënaqësi sepse ai është rivali më i madh ën Francë i Parisit.
Fevziu: Ndërkohë që një nga momentet interesante te gjithë kësaj kohe ka qenë që zgjodhe Shqipërinë, pse e zgjodhe Shqipërinë?
Cana: Unë nuk e kam zgjedhur Shqipërinë, sepse nuk kishte asnjë zgjedhje në mes, përveç faktit që unë babain e kam patur profesionist, ka luajtur me Prishtinën. Më ka rritur për të qenë futbollistë. E ka mbrojtur identitetin e shqiptarëve në ish-kapmionatin e jugosllavisë, unë nuk kisha zgjedhje për të bërë, ishte bërë prej fëmijërisë.
Fevziu: Kur Kosova krijoi ekipin e saj Kombëtar, u mendove të largoheshe?
Cana: Jo, sepse e dija se në momenti që ajo realizohet unë do e kem mbyllur atë kapitull.
Fevziu: Nëse sot do të ishe përball asaj zgjedhe?
Cana: Jo sepse ne kemi qenë pjesë e një ecurie dhe simboli kaq të madh, nuk na takon, kurse për ata që do të vijnë pas nesh ata duhet ti vinë në ndihmë.
Fevziu: Cili është trajneri që ka ndikuar më shumë në karrierën tënde?
Cana: Ka patur shume, ata të parët sigurisht ndikojnë. Trajnerin që kam patur një raport të veçantë ka qenë Eriger, trajneri i Marsejës.
Fevziu: Ju sot e keni mbyllur me fushën, por duket se futbolli do të mbetet ende drejtimi juaja, keni një plan konkret me cfarë do të merreni?
Cana: Po ne njerëzit e sportit jemi me fat që jemin në botën e sportit, dhe do të rimë në botën e sportit.
Fevziu: Ke pasur ofertë nga Federata Shqiptare e Futbollit?
Cana: Patjetër që kam patur ofertë. Nuk kemi biseduar për një rol konkret. Por gjithsesi për raportin që kam me federatën e di që i kam dyert e hapura. Dëshira ime nuk është të bëhem tani për tani trajner, por drejtues i një klubi. Brenda dy viteve do të filloj me një projekt të ri. Brenda dy viteve do ta zgjedh një vend ku do të punojë.
Fevziu: Pra doni të merrni menaxhimin e një klubi më shumë se sa drejtimin teknik të skuadrës?
Cana: Po, ajo është. Me shumë mundësi jashtë vendit.
Fevziu: Keni ndonjë preferencë për vendet se ku doni të shkoni?
Cana: Jo absolutisht jo, kam dy tre mundësi që mund të jetë Franca, Zvicra, mund të realizohet në SHBA, por kjo është pak larg.
Fevziu: Keni krijuar fondacionin ‘Lorik Cana’, me çfarë merret?
Cana: Fondacioni ‘Lorik Cana’ është një fondacion i cili promovon sportin dhe kulturën për rininë tonë. Fondacioni është hapur që nga muaji maj. Ne merremi me moshat e vogla të kopshtit. Në Shqipëri dhe muajin tjetër në Kosovë, shpresoj ta hapim edhe në Maqedoni dhe Mal të Zi. Po edhe për kërkesa që kemi pas nga bashkëkombës tanë në Amerikë.
Fevziu: Në fakt shumë veta nuk e dinë, por ju keni qenë promotori i ndërtimit të stadiumit të ri, në një ndeshje me Luksemburgun, ku mosgaboj jeni shprehur që s’ka asnjë ven të botës me një stadium të tillë. Ku kryeministri ju dëgjoi dhe nisi lëvizjet. Ndonjëherë ndodhin gjërat dhe në mënyrë të tillë.
Fevziu: Të pasuron futbolli Lorik?
Cana: Të pasuron sporti, kur je njeri i sportit dhe je rritur me vlerat e sportit pasurohesh.
Fevziu: Flas edhe financiarisht?
Cana: Patjetër, një futbollist i mirë mund të siguroj një jetë të mirë për të dhe familjarët e tij. Ata që luajnë në nivelet më të larta kanë edhe më tepër, absolutisht.
Fevziu: Cili është raporti juaj me bashkëshorten?
Cana: Kemi 6 vite që jemi bashkë.
Fevziu: Ju keni qenë një nga meshkujt më të pëlqyer nga femrat, cfarë kishte të veçantë bashkëshortja juaj që vendosët për atë?
Cana: Më vuri mua prioritet para jetës së saj. Kur çoheshim në mëngjes ajo mendonte për çfarë ka nevojë Loriku? Dhe çfarë duhet të bëjë Loriku, para se të mendonte se çfarë do të bënte për veten e vetë.
Fevziu: Si ndihet tani që do të jetoni edhe në Shqipëri edhe jashtë?
Cana: Ajo ndihet mirë, e di që do jemi për disa muaj në Shqipëri, i pëlqen vendi. Ka krijuar pak shoqëri. Do shohim pas disa muajsh nëse do të rim këtu. Ndoshta fillon edhe aktivitetin e saj, ajo është arkitekte. Besoj që në Shqipëri ka edhe një mundësi për të pasur një karrierë profesionale. Ndihet mirë, Italia është afër, Kosova afër këshuqë për momentin jemi mirë.
Fevziu: Kur çohesh në mëngjes, një futbollistë që ka patur një karrierë 20 vjeçare, që çohet, ka orarin e gjumit, stërvitje paradite, stërvitje pasdite. Si ndihesh tani qe ke një ditë të gjatë bosh përpara?
Cana: Është me faza të ndryshme. Është faza kur jam komplet i lirë dhe që nga mëngjesi merrem me djalin dhe e kaloj ditën me të. Dhe ditë të tjera ku jemi në takime me fondacionin dhe disa lëvizje jashtë vendit, që më detyrojnë të jem jashtë disa ditë. Por besoj jam me fat. Kur njeriu mund të zgjedh kohën e tij dhe t’ja kushtojë atë fëmijës së vogël, jemi më shumë me fat besoj.
Fevziu: Pyetja e fundit, je larguar nga ekipi kombëtar, po largohesh me optimizëm, me shpresë, pra mendon që Shqipëria ka shanset më të mira, beson tek Shqipëria e Panuçit njëherë për njëherë se më pas nuk i dihet se si mund të shkojë?
Cana: Besoj që po, ka lojtarë të mirë, do të kemi lojtarë të mirë.
Fevziu: Do të ketë edhe të rinj të mirë që do të vijnë?
Cana: Po, po patjetër, do të jetë të rinj të mirë. Puna është që secili t ketë ecuri të mirë në karrierat e tyre personale. Dhe në vend të zhvillohen sidomos infrastrukturat, për të mos të pasur një ditur që ikën jashtë vendit.
Kurse këto ndeshjet e kombëtares që i kam parë mua ekipi më ka pëlqyer. Sinqerisht më kanë pëlqyer. Prandaj edhe Xhani kur është larguar e ka ditur se çfarë mund te marr trajneri mbrapsh.
Fevziu: Ju ka qëlluar që në fillimet tuaja kur keni shkuar të luanit nuk ju merrnin shumë seriozisht dhe tani e marrin më seriozisht, e ndjeni këtë?
Cana: Absolutisht, jehonat që bën në kualifikim. Ka ndryshuar përqasja edhe në raport me vendet. Unë ka jetuar në vende të ndryshme të Europës dhe vet feedbac-un, informacionin dhe mendimin që e marr e marr komplet ndryshe.
Fevziu: Do t qëndrosh gjithmonë në botën e sportit apo do të angazhohesh në politikë dhe gjëra të tjera
Cana: (Qesh). Jo jo, ka pasur oferta të tilla, qoftë këtu, qoftë në Kosovë. Unë mundohem që të jap një kontribut për shoqërinë. Njerëzit në vendin tonë deri diku janë edhe fatalistë, e thonë që nëse do me ndryshu diçka duhet të jesh në politikë, por unë mundohem të sensibilizoj të ndryshojë, përveç kontributit tim në fushe do mundohem ta jap ndihmën time nëpërmjet fondacionit tim për fëmijët, e ndërsa personale do të ri në botën e sportit dhe kjo do të jetë pjesa ime e profesionit.
Fevziu: Atëherë përpara se ta mbyll dua të të falenderoj personalisht për gjithë kënaqësinë që kam marrë për ndeshjet, për ndeshjet që ke qenë në stadium, për ndeshjet që ke qenë në fushë. Për herët që kam thirrur emrin tënd dhe për gjithçka që ke bërë për ekipin kuqezi. Faleminderit!
Cana: Të vlerësoj, faleminderit!/ Copyright Opinion.al