Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Drejtori i kufirit: Për emigrantët do të angazhohet ushtria

2016/03/14 at 3:44 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Intervista/ Drejtori i kufirit: Për emigrantët do të angazhohet ushtria

Në rrugët dhe pikat kufitare ku mund të lëvizin grupe migratore siriane, drejt vendeve të Europës, ditët e fundit policia shqiptare ka vendosur masa përforcuese. Drejtori i Përgjithshëm i kufirit në Policinë e Shtetit, Genc Merepeza, thotë se efektivët e policisë kufitare do të asistohen edhe nga një grup i policisë italiane.


Në rast të flukseve të larta migratore, Merepeza nuk përjashton mundësinë e aktivizimit të ushtrisë, në mënyrë që kufiri të jetë nën kontroll.

Aktualisht situata në pikat kufitare me Greqinë është e qetë, pavarësisht se ditët e fundit në Konicë dhe Kallpac 27 km larg Kakavijës kanë mbërritur disa grupe emigrantësh. Shqipëria konsiderohet si rrugë e mundshme e kalimit të refugjatëve që gjenden në Greqi. Burime të policisë bëjnë me dije se vendi ynë mund të akomodojë deri në 2 mijë refugjatë në rast nevoje.

Intervista e plotë me Drejtorin e Përgjithshëm të kufirit në Policinë e Shtetit, Genc Merepeza.

Merepeza cila është situata aktuale në kufirin me Greqinë për sa i përket emigrantëve sirianë?

– Mund tju them që policia e shtetit e ndjek në vazhdimësi situatën në kufirin me Greqinë duke informuar në çdo kohë nga baza në qendër të gjithë lëvizjen e fluksit migrator. Gjatë gjithë kësaj jave kemi patur një situatë të qetë, shërbimet e policisë kufitare dhe të Policisë së Shtetit që janë të dislokuara në afërsi të vijës së kufirit me Greqinë, ndjekin në çdo çast këtë situatë dhe mund të themi që situata është e qetë. Nuk ka pasur asnjë tentativë për të lëvizur grupe të mëdha emigrantësh drejt Shqipërisë.

Para dy ditësh në Konicë janë vendosur 160 emigrantë sirianë, përse këta emigrantë janë vendosur vetëm në pjesën e Konicës? A ka emigrantë që janë të vendosur në kufi me Kakavijën?

Nëse do të flasim për shpërndarjen e emigrantëve në territorin grek, mund të them që kjo shpërndarje e emigrantëve nuk është vetëm në Konicë, ka pothuajse në të gjithë territorin grek, ka në Grebena, ka në Konicë, ka në afërsi të Janinës, ka në Larisë, ka në Idomeni, në Pire. Pra ato janë të shpërndarë në të gjithë territorin grek, në të gjitha hapësirat e mundshme që autoritetet greke kanë për t’i sistemuar këta emigrantë, duke patur parasysh dhe mbylljen e kufirit me Maqedoninë dhe nuk ka rrugëdalje.

U fol që trafikantë të ndryshëm dhe grupe shqiptare mund të marrin nisma për të dërguar sirianët qoftë në kufirin tokësor nëpërmjet Malit të Zi drejt vëndeve të BE, qoftë në kufij detar.

Ky është një lajm që unë e kam lexuar përmes mediave, nuk është diçka që vjen nga burime policore që janë aktivizuar grupe trafikantësh. Unë mund t’iu them që deri në këtë moment nuk kemi asnjë tentativë të grupeve të organizuara të trafikimit të qenieve njerëzore që të marrin njerëz për t’i kaluar nëpërmjet Shqipërisë në drejtim të vendeve të tjera të BE.

Çfarë po bëhet për të parandaluar, sepse shqetësimi i italianëve është riaktivizimi i linjës së skafeve nëpërmjet bregdetit, ndërkohë po ashtu shqetësim është linja e Hanit të Hotit edhe kufirit tjetër me Malin e Zi.

Unë mund të them se Policia e Shtetit, të gjitha autoritetet dhe agjencitë ligjzbatuese janë në krye të detyrës për të parandaluar çdo veprim antiligjor që do të bëhet nëpërmjet kufijve të Republikës së Shqipërisë.

Plani i masave të ministrisë në bashkëpunim me autoritetet italiane çfarë parashikon?

Kjo është një shkëmbim i ndërsjellë eksperiencash që ne do të kemi me palën italiane, për të menaxhuar një fluks të mundshëm të migracionit që vjen nga Greqia. Nuk flitet për vendosje shërbimesh në kufi, thjeshtë do të kemi një asistencë të vazhdueshme dhe do të kemi një menaxhim më të mirë të një situate hipotetike që mund të na ndodhë në kufi.

Çfarë do të thotë menaxhim më i mirë? Do të thotë që do të vijnë efektivë policorë italianë?

Duhet të kemi parasysh që autoritetet italiane kanë një eksperiencë në menaxhimin e flukseve të mëdha migratore. Të gjithë e kemi ndjekur në media se si kanë menaxhuar në Lampedusa dhe në pjesën tjetër të Italisë jugore, dhe ne thjeshtë do të marrim eksperiencën e tyre për të menaxhuar një fluks.

Kanë mbërritur në momentin që flasim?

Jo nuk kanë mbërritur

Kur pritet?

Kjo është në varësi të bisedimeve që do të bëhen nga autoritetet vendimmarrëse.

Mendoni se i ka Policia e Shtetit të gjitha kapacitetet për të mbikqyrur kufirin e gjelbër?

Policia e shtetit është në punë për të mbikqyrur kufirin e gjelbër dhe kufirin blu. Ne nuk e kemi për herë të parë përballjen me flukse të tilla migratore, kemi patur në vazhdimësi vitet e fundit flukse të tilla, që kanë hyrë në Shqipëri në grupe që mund të kenë shkuar dhe në 80 veta. Kështu që duke patur parasysh mënyrën dhe rrugët që ndjekin këto grupe migratore, ne kemi përforcuar shërbimet kemi vendosur mjetet dhe pajisjet që kemi për mbikqyrjen e kufirit për të identifikuar këto grupe.

Sa shërbime janë të aktivizuara nga policia shqiptare dhe ku? Cilat janë zonat e “nxehta”?

Ne shërbimin e kemi të organizuar përgjatë gjithë perimetrit të kufirit shtetëror, ne nuk kontrollojmë një segment dhe lëmë një tjetër. Kuptohet shërbimet tona vendosen në drejtimet më të nxehta që ne kemi. Janë rrugët tradicionale që mund të ndjekin emigrantët për të hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për të kontolluar akset rrugore të cilat do të jenë të përdorshme pastaj nga këto grupe, për të kaluar nëpërmjet territorit shqiptar.

Po në kufirin detar ka masa shtesë?

Masat janë në të gjithë perimetrin e kufirit, nuk flitet që ne do të përforcojmë një drejtim të kufirit duke lënë drejtimet e tjera, sepse puna e Policisë së Shtetit dhe policisë kufitare bazohet në mbikqyrjen e kufirit, kontrollin e tij, për të luftuar paligjshmërinë në kufi.

Në rast se do të kemi një rritje të numrit të personave që do të tentojnë të largohen, do të futen në Shqipëri, a po e merrni në konsideratë përfshirjen e ushtrisë në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes?

Unë mund t’iu them që zgjidhja për një fluks të mundshëm migrator nuk do të jetë zgjidhje shqiptare, do të jetë zgjidhje më e gjerë, sepse ne do të veprojmë në partneritet me vendet e BE, duke patur parasysh se nëse ato do të kërkojnë një qasje tjetër në lidhje me migracionin në Shqipëri dhe ne do të marrim ato masa të cilat do të na rekomandohen nga vendet e BE. Ne në kufi do të marrim masa për të mbikqyrur dhe për të kontrolluar kufirin me ato kapacitete njerëzore dhe teknike që kemi në përdorim dhe në raste që është e përballueshme nga policia kufitare, do të aktivizohen të gjithë përfaqësues të autoritetetve shtetërore që veprojnë, duke mos përfshirë vetëm ushtrinë, por edhe Ministria e Shëndetësisë, pushteti lokal, organizma joqeveritare, si dhe organizma ndërkombëtare që janë të atashuara në Shqipëri.

Sa emigrantë mund të presë sot Shqipëria, sa është kapaciteti?

Ne nuk kemi kapacitete të mëdha për të pritur emigrantë, kapacitetet tona janë të limituara, nuk mund të flasim për një numër të saktë, po të jap atë numër që ne kemi aktualisht që menaxhojmë, do të jetë një numër që nuk do të kënaqë askënd, kështu që të jemi më fleksibël në numrin që mund të presë Shqipëria. Kjo varet nga numri i personave që mund të tentojnë dhe nga masat që do të merren pastaj për t’i asistuar këta njerëz.

A keni një mesazh për emigrantët sirianë që duan të kalojnë nëpërmjet kufirit shqiptar?

Shqipëria nuk është vend tranziti për emigrantët.

Që do të thotë?

Që do të thotë se Shqipëria nuk është si koridori maqedonas.

Përse?

Sepse nëse nuk do të ketë një portë dalje, ata emigrantë që do të vijnë mund të vijnë për të kërkuar mbrojtje humanitare në Shqipëri, por jo që të jenë tranzit për në vendet e tjera.

Sa efektivë italianë mund të asistojnë në Shqipëri, sa mund të jetë numri më i madh, 100 persona? Është përfolur në media për 100 ushtarë apo 200 persona të cilët mund të asistojnë.

Nuk e di ku i keni gjetur këto shifra.

Në mediat ndërkombëtare.

Unë isha prezent në Itali dhe nuk u fol për një numër të caktuar personash që do të vijnë në Shqipëri, thjeshtë u tha që do të shkëmbehet eksperiencë, do të shkëmbehet informacion dhe do të asistohet policia shqiptare për të menaxhuar sa më mirë një fluks të mundshëm emigrantësh.

Qoftë dhe financiarisht?

Çdo gjë ka koston e vet.

Tv Klan



Ju sugjerojmë

Media greke jehonë performacës së Shkodra Elektronike: Zjerm,trend në rrjete sociale
Kryesore

Media greke jehonë performacës së Shkodra Elektronike: Zjerm,trend në rrjete sociale

14 Maj, 2025 10:05 am
Pas heqjes së sanksioneve, Trump takohet me Presidentin e përkohshëm të Sirisë
Bota

Pas heqjes së sanksioneve, Trump takohet me Presidentin e përkohshëm të Sirisë

14 Maj, 2025 9:58 am
Netanyahu planifikon ofensivë të re në Rripin e Gazës
Bota

Netanyahu planifikon ofensivë të re në Rripin e Gazës

14 Maj, 2025 9:48 am
Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE në raport me popullsinë
Aktualitet

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE në raport me popullsinë

14 Maj, 2025 9:44 am
Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës
Bota

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

14 Maj, 2025 9:37 am
Konflikt mes disa personave në Tiranë, dyshohet se është qëlluar me armë
Aktualitet

Konflikt mes disa personave në Tiranë, dyshohet se është qëlluar me armë

14 Maj, 2025 9:33 am
Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën
Rajoni

Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën

14 Maj, 2025 9:26 am
Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50
Kryesore

Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50

14 Maj, 2025 9:20 am
Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik
Kryesore

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik

14 Maj, 2025 9:04 am
Vota e diasporës “përplas” PD dhe PS në KQZ
Kryesore

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës/ Ja ndarja deri më tani për partitë

14 Maj, 2025 8:51 am
Para
Foto/ Rovena Stefa dhe saga e fotove provokuese

Foto/ Rovena Stefa dhe saga e fotove provokuese

Foto +18/ Shpërthimi i tmerrshëm në Ankara, trupat në stacionin e autobusit

Autorja e masakrës në Ankara një grua e partisë së kurdëve

Gjykata e Apelit liron kapobandën e kokainës

Gjykata e Apelit liron kapobandën e kokainës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Media greke jehonë performacës së Shkodra Elektronike: Zjerm,trend në rrjete sociale

Media greke jehonë performacës së Shkodra Elektronike: Zjerm,trend në rrjete sociale
14 Maj, 2025

Mbrëmjen e së martës, më 13 maj, skena e gjysmëfinales së parë të Eurovision 2025 në Bazel u përfshi nga...

Lexo më shumë

Pas heqjes së sanksioneve, Trump takohet me Presidentin e përkohshëm të Sirisë

Pas heqjes së sanksioneve, Trump takohet me Presidentin e përkohshëm të Sirisë
14 Maj, 2025

Presidenti i SHBA, Donald Trump u takua ditën e sotme me presidentin e përkohshëm të Sirisë Ahmad al-Sharaa, takimi i...

Lexo më shumë

Netanyahu planifikon ofensivë të re në Rripin e Gazës

Netanyahu planifikon ofensivë të re në Rripin e Gazës
14 Maj, 2025

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, nguli këmbë gjatë një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për një zgjidhje paqësore për luftën...

Lexo më shumë

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE në raport me popullsinë

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE në raport me popullsinë
14 Maj, 2025

Në fillim të vitit 2023, në Bashkimin Europian (BE) jetonin 27.4 milionë persona që nuk ishin qytetarë të Bashkimit Europian,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com