Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Djali i Totto Rinos “acaron” italianët

2016/04/07 at 10:44 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Intervista/ Djali i Totto Rinos “acaron” italianët

Ka shkaktuar polemika mjaft të ashpra intervista e transmetuar dje në emisionin “Porta a Porta” të gazetarit italian Bruno Vespa në kanalin “RAI 1″. Gazetari i njohur ftoi për intervistë djalin e mafiozit më famëkeq të Italisë, Salvatore (Toto) Rina, Xhuzepe Rina.


Toto Rina, i arrestuar në vitin 1993, njihet si “Shefi i Shefave” të familjeve mafioze siciliane. Ai akuzohet për dhjetëra krime dhe masakra mafioze, mes të cilave dhe vrasjen e prokurorëve Xhovani Falkone dhe Paolo Borselino. Po ashtu edhe djali i tij Xhuzepe Rina sapo ka përfunduar dënimin me 8 vjet burg për pjesëmarrje në organizatë mafioze. Xhuzepe Rina ka botuar muajt e fundit një libër. Libri i titulluar “Salvatore Rina, babai im” tregon historinë e familjes së tij dhe akuzave që u janë bërë për përfshirje në mafie.

Transmetimi i një interviste në emisionin më të ndjekur në Itali, me djalin e “Shefit të Shefave” ka sjellë një stuhi mediatike. Familjet e viktimave të Toto Rinës e kanë quajtur këtë intervistë si një “vrasje të dytë të tyre”. Vetë disa drejtues të RAI-t kanë qenë kundër transmetimit të saj.

“Të dëgjosh një rrëfim nga një djalë që nuk gjykon dhe nuk dënon veprimet e të atit të tij është e vështirë për t’u pranuar. Nuk mund t’u japim në media të njëjtin dinjitet si viktimave ashtu dhe autorëve”,- tha presidentja e RAI, Monica Maggioni.

Para transmetimit të intervistës, Partia Demokratike e Mateo Renzit, 5 Yjet e Bebe Grillos, Komisioni Antimafia i Parlamentit Italian dhe gruaja e Xhovani Falkones kërkuan që intervista të mos transmetohej. Drejtuesit e Komisionit Anfimafia kanë kërkuar takim me drejtuesit e RAI-t për të dhënë sqarime mbi motivet e transmetimit të një interviste që shkaktoi kaq shumë reagime.

Por pavarësisht kësaj bordi drejtuesi i “RAI 1” vendosi transmetimin. Gazetari Bruno Vespa nuk hoqi dorë nga intervista e cila u transmetua mbrëmë. Përballë kritikave ai solli vetëm një argument. “Për të luftuar mafien duhet ta njohim atë dhe ky rrëfim do të na bëjë të kuptojmë më mirë si funksionon mafia”,- tha Vespa.

Por çfarë tha Xhuzepe Rina në Intervistë? I pyetur nëse e kritikonte të atin, ai deklaroi se: “Nuk më takon mua të gjykoj. Ai është babai im. Një fëmijë mund të mos bjerë dakord me ato që bën babai, por këto nuk mund t’i thotë në publik. Është babai im”.

I pyetur për vrasjen e Xhovani Falkones dhe Paolo Borselinos, Rina tha: “Çfarëdo që të them për ta, do të keqpërdorej. Nëse shpreh një mendim, ky mendim do të instrumentalizohet. Unë kam gjithmonë respekt për të vdekurit. Për të gjithë të vdekurit”.

Rina tha se ka kaluar një fëmijëri të qetë edhe pse prindërit nuk e kanë lënë të shkonte kurrë në shkollë. “Ne kemi qenë pak ndryshe, jetonim ndryshe dhe asnjëherë babai nuk na tregonte se cilat ishin shqetësimet e tij”,- tha Rina.



Ju sugjerojmë

Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha…
-U tha në Opinion

Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha…

29 Maj, 2025 9:52 pm
Rubio takohet me homologun maqedonas
Bota

Rubio takohet me homologun maqedonas

29 Maj, 2025 9:39 pm
Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin
Aktualitet

Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin

29 Maj, 2025 9:38 pm
Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë
Aktualitet

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë

29 Maj, 2025 9:27 pm
Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin
Kronikë

Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin

29 Maj, 2025 8:53 pm
OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte
Bota

OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte

29 Maj, 2025 8:44 pm
Bylykbashi: Ky sistem zgjedhor duhej zhdukur
Politikë

Bylykbashi: Ky sistem zgjedhor duhej zhdukur

29 Maj, 2025 8:26 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump paralajmëron Netanyahun: Mos ndërhy në negociatat me Iranin

29 Maj, 2025 7:49 pm
Rama takon Von der Leyen: Mike e çmuar
Aktualitet

Rama takon Von der Leyen: Mike e çmuar

29 Maj, 2025 7:41 pm
Ndalohet pirja e duhanit në vendet e hapura publike në Francë
Bota

Ndalohet pirja e duhanit në vendet e hapura publike në Francë

29 Maj, 2025 7:37 pm
Para
Panama Papers/ Reagon për herë të parë për akuzat kompania GFI

Panama Papers/ Reagon për herë të parë për akuzat kompania GFI

Hoxha: Ministrit i grabitën kasafortën në shtëpi, por fshehu ngjarjen

Hoxha: Ministrit i grabitën kasafortën në shtëpi, por fshehu ngjarjen

Majmuni i zemëruar i nxjerr gishtin e mesit fotografit

Majmuni i zemëruar i nxjerr gishtin e mesit fotografit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha…

Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha…
29 Maj, 2025

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ka dhënë një rrëfim ekskluziv për gazetarin Blendi Fevziu, i cili ka udhëtuar deri...

Lexo më shumë

Rubio takohet me homologun maqedonas

Rubio takohet me homologun maqedonas
29 Maj, 2025

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është takuar në Uashington me ministrin për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme...

Lexo më shumë

Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin

Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin
29 Maj, 2025

Tomorr Barohoxha është një qytetar nga Tirana është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan. Ai tregon se...

Lexo më shumë

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë
29 Maj, 2025

Disa muaj më parë emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi sesi Arben Kotollaku, polic rrugor dhe vëllai i ish-gjyqtares së Elbasanit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com