Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Devi Muka replika me Shkëlqim Muçan: Tirana ka të ardhme

2016/09/29 at 1:46 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Intervista/ Devi Muka replika me Shkëlqim Muçan: Tirana ka të ardhme

Devi Muka nuk e sheh Tiranën si Shkëlqim Muça. Sigurisht që drejtori sportiv i bardhebluve heziton të thotë edhe se ekipi është më mirë këtë vit, por nuk pajtohet kurrsesi se është më keq. Ai argumenton bindshëm qëndrimin e tij, madje ish ­numri 10 i kryeqytetasve bën apel për pak më shumë durim dhe qetësi në një skuadër që po projektohet për një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme. Muka nuk pajtohet as me kritikat që shpesh kanë ardhur nga brenda radhëve, siç kanë qenë ato të ish­ kapitenit Ervin Bulku. Ky i fundit ka deklaruar sistematikisht se Tirana, në shumicën e kohës, ka vuajtur për shkak të menaxhimit. “Ju siguroj se, në kushtet ku kemi qenë, është bërë maksimumi nga ana e drejtuesve. Jo gjithnjë gjërat shkojnë sipas planit dhe sipas dëshirave”, rrëfen ai ekskluzivisht për “Panorama Sport”.


Devi, ç’mendim keni për derbin e fundit?

Një ndeshje e luftuar maksimalisht, me skuadra që tentuan gjithçka, por që në fund mungoi eksperienca dhe qetësia.

Barazimi 0-­0 ishte vetëm pasojë e mungesës së eksperiencës apo edhe i cilësisë?

Ndoshta të dyja bashkë. Futbolli ka edhe fatin brenda dhe të gjithë mendojmë se skuadrat, me pak më shumë fat, mund të kishin shënuar gol që të dyja. Pra, ka disa faktorë. Por, gjithsesi, ishte një ndeshje shpresëdhënëse, sepse skuadrat luftuan dhe treguan karakter.

Shkëlqim Muça thotë që Tirana e një viti më parë ishte më e fortë se kjo. A pajtoheni me këtë?

Jo edhe aq. Ose më saktë, ai mund të ketë pjesërisht të drejtë në këtë konstatim.

Ç’domethënë me “pjesërisht të drejtë”?

Që, në aspektin e një skuadre me eksperiencë, ndoshta Tirana e vitit të kaluar ishte më e fortë. Bakaj, Muzaka, Lika, Karan ishin lojtarë të sprovuar dhe me personalitet. Për fat të keq, Bakaj dhe Karani nuk janë më pjesë e jona, pasi dëshironin diçka më shumë për karrierën e tyre, ndërsa Lika me Muzakën kanë pasur dëmtime. Në këtë këndvështrim, pra psikologjikisht, ajo skuadër ishte më e fortë. Por, me rikthimin e Gjergjit dhe Gilmanit, sigurisht do të jemi akoma më mirë.

Dakord, po çfarë ka më mirë Tirana këtë sezon?

Alternativat. Ka më shumë mundësi zgjedhjeje. Sezonin e kaluar, kur ne kishim kontingjentin të plotë, ishim në tri vendet e para, ndërsa pas dënimit të Bakajt, dëmtimit të Muçës dhe më pas të Karanit, skuadra pësoi rënie. Ndaj them që është e vështirë të bësh parashikime nëse kjo skuadër është më e fortë apo më e dobët se vjet. Vjet kishim më shumë eksperiencë, ndërsa tani më tepër alternativa. Të shohim se si do të ecim deri në fund.

Pse vuan kaq shumë Tirana për të gjetur golin? Po më thoni, cili ekip shqiptar nuk po vuan për golin?

Shikoni si u mbyll java e kaluar, shikoni edhe mesataren e golave të këtij sezoni. Nuk është aq e thjeshtë të gjesh një lojtar goli që përshtatet menjëherë. Ne jemi përpjekur të gjejmë një zgjidhje sa më të mirë, por tani duhet t’ia lëmë kohës.

Ju si mendoni, Edeh e kaloi apo jo klasën në derbi?

Duhej të kish shënuar dhe, të jemi të sinqertë, nëse një sulmues nuk shënon, rrezikon stolin. E njëjta gjë vlen edhe për Edeh, nëse nuk do të gjejë golin në vazhdim, atëherë do të ulet në stol. Nuk dua t’ia shtoj presionin, por kështu funksionon.

Kaq e vështirë është të gjesh një lojtar goli?

E vështirë, sepse ata të mirët, që janë produkt vendës, ikin jashtë. Shikoni Bakajn dhe Sukajn. Shënuan rregullisht sezonin e kaluar dhe ikën. Por të gjithë jemi dakord se, me ata në fushë, jo vetëm derbi që mund të kish shkuar ndryshe, por edhe skuadrat do të kishin ritëm tjetër. Por, nuk është aq e lehtë t’i mbash lojtarët kur kanë oferta nga j

Ervin Bulku ka thënë se Tirana ka vuajtur shpesh edhe prej menaxhimit jo të mirë…

Nuk dua të merrem me emra konkretë. Natyrshëm që njerëzit, të cilët e duan Tiranën, presin të rikthehemi në majat e futbollit dhe të fitojmë trofe. Unë mendoj se jemi në rrugën e duhur, por e përsëris, duhet pak durim. Sa durim, pasi u bënë shtatë vite që nuk fitoni një titull… Kemi një problem këtu, sepse e duam progresin të menjëhershëm. Kjo është e pamundur. Ose duhet të kesh shumë parà dhe të bësh një ekip që fiton menjëherë dhe, më pas, nuk dihet si i shkon halli, ose do ndërtosh një ekip me baza dhe të japë garanci për të ardhmen. Ne kemi zgjedhur rrugën e dytë dhe jemi të bindur se kemi bërë mirë. Të paktën po garantojmë të ardhmen. Por jo gjithçka ka qenë në dorën tonë…

Në ç’kuptim nuk është gjithçka në dorën tuaj?

E kam fjalën për të papritura të ndryshme. Dakord, vitin e kaluar u rikonstruktua stadiumi dhe mundësitë ishin disi të limitura, por nuk ishte vetëm ky problemi. Në disa raste na dilnin gjëra që nuk i kishim parashikuar. Në një moment të sezonit të kaluar u bëmë gati të shpenzonim një shumë të konsiderueshme për një sulmues, por papritur na u desh të shlyenim borxhe që nuk i dinim që ekzistonin, sepse ishin të trashëguara. Pra, të rikonstruktosh stadiumin, të shlyesh borxhe, të ndërtosh ekip për titull, por të hedhësh edhe bazat e së ardhmes, nuk është gjë që bëhet menjëherë. Kjo zor se ndodh edhe në vendet më të zhvilluara të Europës e jo më në Shqipëri. Ndaj jam i mendimit që kemi bërë gjithçka brenda mundësive.

Ju dhe Halili keni qenë ndër më të kritikuarit që Tirana nuk është aty ku presin tifozët…

Kritikat janë pjesë e punës sonë. Megjithatë, unë jam optimist për këtë skuadër. E them këtë sepse nuk shoh ndonjë diferencë tek ekipet e tjera. Më thoni sot kush është skuadra që ju ka mahnitur? Cili është ekipi që po shkëlqen në fushë…?! Diferencën e ka bërë vetëm Skënderbeu, që ka lojtarë shumë cilësorë, por mbi të gjitha ka ruajtur boshtin. Madje, edhe korçarët nuk është se kanë bindur në lojë. Ndërkohë edhe ne këtë po bëjmë: kemi ruajtur boshtin dhe po përpiqemi ta pasurojmë atë edhe me elementë të rinj e premtues.

Flisni shpesh për të ardhmen, por çfarë po ndryshon realisht me të rinjtë, sepse nuk po shohim ndonjë ndryshim rrënjësor…

Ndryshimi është i dukshëm, por jo rrënjësor. Nuk mund të jetë i tillë, sepse Tiranës i duhen edhe rezultate. Por ndryshime ka pasur. Deri para dy vitesh, të gjithë mbanin mend vetëm Kërçikun si produkt i akademive… Ndërsa sot kemi edhe Deliun, Peçin, Halilin dhe ndonjë tjetër që ju siguroj se janë lojtarë me të ardhme.

Sa larg mund të shkojë Tirana këtë sezon?

E sigurt është që do të luftojmë maksimalisht me të gjitha mundësitë dhe, duke qenë se diferencat nuk janë të mëdha mes pretendentëve, do të përpiqemi të surprizojmë ata që ndoshta dyshojnë më shumë se sa duhet. Nuk mund të them me saktësi se deri ku do të mbërrijmë, por jam optimist.

Pse mendoni se diferencat nuk janë aq të mëdha?

Sepse shoh një kampionat që nuk është në nivelin e vitit të kaluar. Në kuptimin që skuadrat nuk janë aq të forta dhe aq të konsoliduara sa një vit më parë. E kam fjalën për Skënderbeun, për Partizanin, por edhe për Kukësin. Ndryshimet e mëdha kanë prodhuar edhe një lloj frenimi dhe kufizimi në cilësinë e lojës. Megjithatë, kanë kaluar vetëm katër javë. Do të ishte gabim që të dilnim në konkluzione të prera.

Pse jeni tërhequr kaq shumë nga skena?

Që pas dënimit nuk kam dashur të përfshihem shumë dhe të ekspozohem as mediatikisht. Sigurisht, ishte një gjë e shëmtuar ajo që ndodhi dhe kam menduar gjithnjë se është më mirë kështu. Por edhe ndonjë ndryshim i madh nuk është, sepse në fund të fundit edhe si lojtar nuk kam pasur ndonjë qejf të madh të shfaqem para mediave… (qesh).

JETMIR HALILAJ



Ju sugjerojmë

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
Sport

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

7 Qershor, 2025 10:10 am
Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
Rajoni

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

7 Qershor, 2025 9:59 am
Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
Bota

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

7 Qershor, 2025 9:48 am
Para
Thirrja për armatosje/ Taulant Balla çon Berishën në Prokurori. Ja padia..

Berisha i penduar për vendimin e 2013: Kam reflektuar, plehrat janë helm

Portieri legjendar i bardhezinjve: “Donnaruma do të luajë me Juventusin”

Portieri legjendar i bardhezinjve: "Donnaruma do të luajë me Juventusin"

Sot në Asamblenë e PS-së/ Mimoza Hafizi: Pas Elbasanit ndihem e kërcënuar

Replika në Parlament/ Rama i kthehet Mimoza Hafizit: Ti s'je njeri
















TE FUNDIT

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
7 Qershor, 2025

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi për të thyer bllokadën institucionale në Kosovë, por jo të...

Lexo më shumë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
7 Qershor, 2025

Policia doganore ka gjetur paraditen e sotme 3 armë dhe 1580 fishekë të fshehura brenda një automjeti të braktisur prej...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme 7 qershor, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Policia...

Lexo më shumë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
7 Qershor, 2025

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ksamil, ku 5 persona u konfliktuan për një vend parkimi....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com