Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Bylykbashi: Ja “kleçka” që e konsideron Elvis Rroshin ende në detyrë

2017/02/06 at 6:44 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Intervista/ Bylykbashi: Ja “kleçka” që e konsideron Elvis Rroshin ende në detyrë

Të shtunën në drekë ”Shuplaka” publikoi informacionin e rëndësishëm se Elvis Rroshi, kryetari i Bashkisë së Kavajës, i penalizuar nga Ligji i Dekriminalizimit, jo vetëm që nuk e kishte lënë detyrën por shkonte përditë në zyrën e tij. Një lajm që nxiti reagimin e Partisë Demokratike, Bashës dhe Bylykbashit.


Por sot, pas sqarimit të dinamikës së ngjarjeve nga Prokuroria, te KQZ-ja, pastaj te kryeministri Edi Rama, ”Shuplaka” publikon një intervistë të detajuar me kreun e Komisionit të Dekriminalizimit, deputetin demokrat Bylykbashi, i cili shpjegon me imtësi versionin mbi shkeljet ”tinëzare” siç ai i quan, të Kushtetutës dhe Ligjit të Dekriminalizimit nga kryeministri Edi Rama.

Rama e ka shkarkuar Rroshin për shkelje në detyrë, kur në fakt, sipas Bylykbashit duhej thjesht të njoftonte presidentin Bujar Nishani dhe presidenti të caktonte datën e zgjedhjeve të reja për Bashkinë e Kavajës. ”Rama ka përdorur një artificë, me qëllim, për të fituar kohë, duke e shkarkuar”, shpjegon Bylykbashi.

Z.Bylykbashi cili është konkluzioni juaj për shkarkimin e kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi? E keni quajtur veprim ”tinëzar” të Edi Ramës…

Duhet theksuar se, me porosi të Ramës, maxhoranca e majtë ka vënë si bazë ligjore për shkarkimin e Rroshit nenin 115 të Kushtetutës, i cili është neni që rregullon shkarkimin e kryetarëve apo shpërndarjen e Këshillit Bashkiak për shkelje të rëndë të ligjit. Pra, kur një kryetar bashkie bën një shkelje të rëndë që mund të jetë dhe e karakterit penal por nuk është gjykuar ende penalisht, kryeministri ka të drejtë ta shkarkojë. Kjo është praktikë e konsoliduar.

Dhe gjatë kësaj periudhe, brenda një afati prej 15 ditësh kryetari i shkarkuar ka të drejtën të ankohet në Gjykatë Kushtetuese, e cila konfirmon shkarkimin, ose e rrëzon, pra pranon ankimin e kryetarit të shkarkuar. Rasti më i fundit është Shukri Xhelili. Gjykata Kushtetuese konfirmoi shkarkimin, prandaj pati zgjedhje. Po kështu në raste të tjera, 2 ose 3 raste janë bërë në kohën e PD-së. Kjo dispozitë parashikon shkelje të rëndë te ligjit gjatë ushtrimit të funksionit.

Rasti i Elvis Rroshit është dispozitë krejt tjetër. Ai ka kryer një krim dhe ka marrë dënimin penal. Pra, për mendimin tim, me porosi të Ramës anëtarët e KQZ-së e kanë futur qëllimisht në hullinë kushtetuese totalisht të gabuar. Sepse duke e referuar te 115-ta, kryeministri ka marrë një vendim për shkarkimin dhe tani i ka hapur rrugën e ankimit në Gjykatë Kushtetuese me logjikën që deri sa të vendosë Gjykata Kushtetuese për të pranuar shkarkimin apo jo, i shkarkuari mbetet në detyrë. Kjo është arsyeja pse Rroshi rri sot në detyrë, kjo është vepër e qëllimshme e Ramës.

Ndërkohë kur u bë paketa e dekriminalizimit, përpara ligjit, u miratuan nenet e ndryshimit kushtetues për t’i dhënë bazën kushtetuese ligjit dhe pati një seri amendamentesh kushtetuese dhe në mes tyre është neni 179/1. Ai është nen tranzitor, i shtuar, i cili trajton në mënyrë specifike shkarkimin e zyrtarëve që janë në funksione në momentin kur ligji i dekriminalizimit hyri në fuqi, pra edhe për Rroshin. Nëse këta zyrtarë konstatohen në kushtet e ndalimit, sipas ligjit, humbasin mandatin. Pra, Elvis Rroshi e ka humbur sipas nenit 179/1.

Mbi bazën e kësaj është Kushtetuta që autorizon veçse konstatimin e faktit: Është i dënuar apo nuk është i dënuar. Nëse është i dënuar humbet mandatin! Dhe këtë e vendos Kushtetuta. Nuk është vendim KQZ-je. KQZ-ja vetëm konstaton faktin e ndodhur, dënimin dhe detyrimin kushtetues, shkarkimin. Pra nuk ka më rol kryeministri në këtë histori. Vendimi i Këshillit të Ministrave është nul dhe antikushtetues.

Por Rama e ka shkarkuar Rroshin, në fakt çfarë duhet të bënte brenda kornizave ligjore?

Pas vendimit të KQZ-së, pak më pas është një vendim i Këshillit të Ministrave që vendosi shkarkimin. Duhet të ishte vetëm kaq: Pra KQZ-ja mori vendim, e shkarkoi. Pikë! KQZ-ja njofton kryeministrin dhe kryeministri nuk duhet të bënte asnjë gjë tjetër, përveç se të njoftonte Presidentin për vakancën në Bashkinë e Kavajës.

Pra, nuk duhet të merrte një vendim shkarkimi për Rroshin?

Fare! Zero! E ka shkarkuar Kushtetuta atë. D.m.th vendimi sipas nenit 115 është diskrecion i kryeministrit për të gjykuar nëse kryetari ka bërë një shkelje të rëndë apo jo. Dhe thotë ”Ka bërë shkelje” dhe vendimin e kryeministrit e censuron gjykata: ”Ke të drejtë, nuk ke të drejtë!”. Sepse kryetari i bashkisë është i zgjedhur. Kurse në rastin konkret ky është një i zgjedhur që humbet mandatin për shkak të Kushtetutës sepse është dënuar për krim më parë.

*Vendimi i shkarkimit të Elvis Rroshit nga Edi Rama

elvisrroshishkarkimi-412x506

Ligjërisht, Rroshi është në të drejtën e tij duke vazhduar të jetë në krye të detyrës?!

Jo, ligjërisht Rroshi është i shkarkuar! Rroshi është në shkelje të Kushtetutës në detyrë, shfrytëzon vendimin antikushtetues të kryeministrit për t’u ankuar në Gjykatë dhe të presë deri sa të marrë vendim Gjykata. Si rregull Gjykata duhet të refuzojë kërkesën. Pra, jo ta rrëzojë, por ta refuzojë ta marrë në shqyrtim.

Rama ka përdorur maxhorancën e KQZ-së që ta keqdrejtojë procesin dhe të zgjasë qëndrimin e Rroshit në detyrë. Rama të përdorë bazë kushtetuese nenin 115, t’i japë mundësi Rroshit të ankohet dhe derisa të merret vendimi ky të qëndrojë në detyrë, mundësisht deri në zgjedhjet parlamentare sepse i duhet për të mbledhur vota. Ai vazhdon rri në detyrë dhe ju keni dhe prova të tjera për këtë.

Kurse rruga e tij duhej të ishte shumë e shkurtër: KQZ konstatoi që është në kushtet e dekriminalizimit, sipas 179/1 Rroshi humbet mandatin! Pikë! Sot presidenti duhet të kishte thirrur zgjedhjet, duhet të kishte caktuar datën e zgjedhjeve! Nuk po them që ka përgjegjësi presidenti, e gjithë kjo histori është e kryeministrit. Ai ka zgjedhur rrugën për ta çuar në gjykatë, për t’i dhënë kohë. Ky do ta mbajë në detyrë nëpërmjet kësaj artifice antikushtetuese.

Ju keni qenë në dijeni të kësaj që ka ndodhur? Partia Demokratike, komisioni i Dekriminalizimit?

Komisioni i Dekriminalizimit e ka mbyllur punën.

Kur jeni njohur me këtë që ka ndodhur se ky është një fakt i rëndë dhe hedh krejtësisht poshtë gjithë përpjekjet për Ligjin e Dekriminalizimit…

Ne presim Kryeministrin që të njoftojë Presidentin. Ndërkohë që ai ka bërë të kundërtën. Ka dhënë këtë vendim dhe i hapi rrugën Rroshit për të shkuar në Gjykatë Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese nuk duhet ta marrë në shqyrtim ankimin për vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkim. Po arsyeja pse unë përdora termin ”tinëzar” ishte pikërisht kjo: mbajtja në detyrë e Rroshit. Kjo del e qartë tani kur dhe një ministër i referohet atij si kryetar dhe ju keni zbuluar fakte të reja që ai ka ushtruar detyrën, atëherë do të thotë që këtu jemi përpara një veprimi të qëllimshëm, 115-ta është përdorur pikërisht që ky të ankohet dhe të qëndrojë në detyrë e të vazhdojë punën.

Nuk mund të bëjë përjashtim Rroshi, se nga 179/1 nuk mund të bëjë përjashtim as ministri, as deputeti, as presidenti, as kryeministri, edhe as të zgjedhurit vendorë. Kushdo që është në detyrë dhe konstatohet në shkelje të ligjit të dekriminalizimit ikën! Pra nuk bën diferencë: deputeti na u zëvendësoka, kryetari i bashkisë rrika në detyrë?!

nenet-600x278

Çfarë mendoni se mund të ndodhë tani e tutje me Rroshin?!

Unë parashikoj që kryeministri do ushtrojë presion te Gjykata Kushtetuese dhe këtë e kam thënë publikisht. Në bindjen time ai e bën. E thotë Manjani që ”ushtron” presion, e kemi thënë ne përpara që ky ushtron presion te Gjykata Kushtetuese dhe gjyqtarët. Dhe unë prezumoj që ai do vazhdojë këtë histori ta mbajë sa më gjatë.

Kush është efekti? Ligji i Dekriminalizimit i largon të dënuarit që janë sot në detyra në mënyrë që të krijojë frikën, pra frenimin për kandidatët e tjerë kriminelë që mos kandidojnë në 2017-ën. Nëse kjo vritet, pra nëse efekti frenues mbytet, ata do kandidojnë përsëri.

Çfarë do bëni ju si opozitë tani e tutje për çështjen?

Ne do vazhdojmë presionin maksimal. Çështja është në axhendat më të larta të Bashkimit Europian dhe SHBA-ve. D.m.th dekriminalizimi është kusht tani! Po nuk është më një kusht politik, nuk është më një marrëveshje e firmosur më 24 dhjetor 2014 po sot ka dhe një ligj për t’u zbatuar me detyrim për këta dhe vë në ”offside” total kryeministrin me këtë veprim që bën, për më tepër që del dhe e tregon në sy të të gjithëve që ky jo vetëm është kryetar bashkie, por është edhe drejtues fushate.

Po kështu në Lezhë, e hoqi nga parlamenti deputetin, e çoi drejtues partie në Lezhë. Pra është një qëllim i strukturuar i Ramës që të vrasë efektet e dekriminalizimit. Ne jo vetëm kërkojmë, jo vetëm do insistojmë, kjo është një kauzë politike tani, pra rihap një kauzë politike që në 18 shkurt e merr përgjigjen në shesh.

Burimi: SHUPLAKA

Etiketa: edi ramaelvis rroshikleçkaOerd Bylykbashishkarkiki i rroshit


Ju sugjerojmë

Finalja e Superkupës Europiane në Shqipëri? Duka: Uroj në 2028
-U tha në Opinion

Finalja e Superkupës Europiane në Shqipëri? Duka: Uroj në 2028

15 Shtator, 2025 11:57 pm
Auto-Skicë
-U tha në Opinion

Shqipëri-Serbi / Duka zbulon prapaskenat e vendimit për ndryshimin e stadiumit

15 Shtator, 2025 11:44 pm
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, deputetja e PDK: Është degradim i drejtësisë
-U tha në Opinion

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, deputetja e PDK: Është degradim i drejtësisë

15 Shtator, 2025 11:10 pm
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, gazetarja: Po rrëzohen themelet e ngritjes së shtetit
-U tha në Opinion

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, gazetarja: Po rrëzohen themelet e ngritjes së shtetit

15 Shtator, 2025 11:02 pm
Kush është ish-komandanti që mund të ndikojë në hetimin ndaj ish-krerëve të UÇK?
-U tha në Opinion

Kush është ish-komandanti që mund të ndikojë në hetimin ndaj ish-krerëve të UÇK?

15 Shtator, 2025 10:39 pm
Sondazhi/ Shqiptarët, mbështetësit më të vendosur të NATO-s
Aktualitet

Sondazhi/ Shqiptarët, mbështetësit më të vendosur të NATO-s

15 Shtator, 2025 9:25 pm
Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA
Sport

Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA

15 Shtator, 2025 9:02 pm
Spanja kërkon që Izraeli të përjashtohet nga sportet ndërkombëtare
Bota

Spanja kërkon që Izraeli të përjashtohet nga sportet ndërkombëtare

15 Shtator, 2025 8:14 pm
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Rusia: Do të ndjekim çdo shtet që merr asetet tona

15 Shtator, 2025 7:51 pm
Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro
Bota

Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro

15 Shtator, 2025 6:59 pm
Para
Vota e Shqipërisë në Nato/Presidenca nxjerr blof Ministrinë e Jashtme: Gënjejnë …..

Vota e Shqipërisë në Nato/Presidenca nxjerr blof Ministrinë e Jashtme: Gënjejnë .....

Pas vëzhgimeve, De Biasi, i pakënaqur nga lojtarët e kombëtares

Pas vëzhgimeve, De Biasi, i pakënaqur nga lojtarët e kombëtares

A ka shqiptarë patriotë e të ndershëm?

A ka shqiptarë patriotë e të ndershëm?
















TE FUNDIT

Finalja e Superkupës Europiane në Shqipëri? Duka: Uroj në 2028

Finalja e Superkupës Europiane në Shqipëri? Duka: Uroj në 2028
15 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, kreu i FSHF Armand Duka shprehet optimist se mundësitë që Shqipëria mund të organizojë...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi / Duka zbulon prapaskenat e vendimit për ndryshimin e stadiumit

Auto-Skicë
15 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion”, Armand Duka, ka folur në lidhje me vendimin e UEFA për ndryshimin e stadiumit ku do të...

Lexo më shumë

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, deputetja e PDK: Është degradim i drejtësisë

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, deputetja e PDK: Është degradim i drejtësisë
15 Shtator, 2025

Blerta Deliu, deputetja e PDK-së, thotë se nuk gjyqi që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të UÇK nuk është drejtësi. Në...

Lexo më shumë

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, gazetarja: Po rrëzohen themelet e ngritjes së shtetit

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, gazetarja: Po rrëzohen themelet e ngritjes së shtetit
15 Shtator, 2025

Gazetarja Esmeralda Mulaj ka folur në emisionin “Opinion” për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë. Mulaj theksoi se dëshmitë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com