Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Berisha çon Atalantën në Europa League: U solla fat unë, sikundër Shqipërisë

2017/05/21 at 9:23 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Intervista/ Berisha çon Atalantën në Europa League: U solla fat unë, sikundër Shqipërisë

Nëse Atalanta ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Europës, shumë meritë ka padyshim edhe Etrit Berisha. Portieri i përfaqësueses shqiptare ka ruajtur në 11 ndeshje portën të paprekur në këtë sezon me klubin e tij dhe falë një serie të shkëlqyer rezultatesh pozitive, tani Atalanta ka siguruar një vend në futbollin e rëndësishëm. Në një intervistë për faqen e klubit, Berisha ka treguar edhe emocionet e tij për këtë arritje me klubin, ndërsa mendon se është pikërisht ai që sjell shumë fat ngado që shkon.

Etrit ke vënë firmën mbi një sezon historik për Atalantën… Jam i lumtur si në aspektin personal, si për atë që ka bërë skuadra. Që nga dita e parë që erdha në Bergamo, kam parë mundësitë e kësaj skuadre. Kam parë një skuadër e cila kishte shumë dëshirë për të bërë diçka të tillë dhe unë isha i bindur që nga fillimi se mund t’ia dilnim mbanë. Edhe pas një fillimi të vështirë. Kishte zhgënjim, pasi nuk arrinim të fitonim, por gjëja më e rëndësishme ishte se shihnim që kishim një grup të fortë. Mbi të gjitha ishte trajneri, një njeri që ka bërë diferencën dhe që na çoi drejt shumë gjërave të mira. Kur hynim në fushë, e dinim të gjithë se çfarë duhej të bënim.

Detyra juaj ishte të prisnit topin dhe e keni bërë mirë. Nëse do të zgjidhnit pritjen më të mirë, cila do të ishte? Mua më ka pëlqyer shumë një e tillë. Ajo ndaj gjuajtjes me kokë të Khediras me Juventusin në ndeshjen e kthimit. Ishim në vështirësi, ajo pritje ishte e rëndësishme. Dhe mua më pëlqejnë ato ndërhyrje që shërbejnë për diçka, që rezultojnë vendimtare pasi të mundësojnë të fitosh ndeshjen. Nuk është e njëjta gjë nëse bën një pritje kur po fiton 3­0 apo mundesh. Por pas ndeshjeve, bashkë me përgatitësin e portierëve shohim në video jo pritjet, por ku mund të përmirësohem. Kjo është shumë e rëndësishme për mua, pasi të nd Si të duket që je bërë pjesë e historisë së Atalantës? Është e bukur. Kur je duke arritur një objektiv, e kupton se rritet pritshmëria nga të gjitha anët. Pasi të gjithë presin edhe më shumë. Rritet trysnia, por forca jonë ishte që të mos vuanim nga ky aspekt. Një sforco e vogël për një sezon të shkëlqyer… Do të ishte edhe më shumë nëse do të përfundonim në vendin e katërt, pasi ai është pozicioni që sipas meje është më i duhuri dhe që do të meritonim për atë që kemi treguar në fushë, kemi humbur pikë në ndeshje në të cilat meritonim që të fitonim. E rëndësishme është që të mos gabojmë deri në fund dhe pastaj të shohim çfarë bën Lacio. Disa shokë të skuadrës për kualifikimin europian kanë bërë disa premtime: Kaldara dhe Grasi kanë qethur flokët, Konti dhe Frojler janë bërë bjondë. Ti a ke programuar ndonjë gjë të ngjashme? Nuk kisha bërë asnjë premtim. Në të kaluarën, në Kombëtare, unë dhe Basha kishim premtuar se nëse do të arrinim të paktën në gjysmëfinalet e Europianit me Shqipërinë, do të ishim qethur në zero, edhe pse për të në fakt do të ishte më e lehtë pasi ka pak flokë (qesh). Në fillim Europiani me Shqipërinë e pastaj Europa me Atalantën, dy arritje historike në pak kohë… Do të thotë se jam unë që u sjell fat. Pastaj kur bën paraqitje të bukura, gjërat ecin në rrugën e duhur. Përkthyer dhe përshtatur nga Panorama Sport Online

Ju sugjerojmë

Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!
Aktualitet

Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!

3 Shtator, 2025 10:26 pm
Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…
Bota

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…

3 Shtator, 2025 9:54 pm
Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”
Bota

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”

3 Shtator, 2025 8:35 pm
Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide
Aktualitet

Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide

3 Shtator, 2025 7:40 pm
Plazhet më të pistë në Shqipëri
Aktualitet

Plazhet më të pistë në Shqipëri

3 Shtator, 2025 6:52 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë

3 Shtator, 2025 6:28 pm
PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar
Kryesore

PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar

3 Shtator, 2025 6:11 pm
Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror
Kryesore

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror

3 Shtator, 2025 5:34 pm
Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirave

3 Shtator, 2025 5:32 pm
Sylvinho komenton zgjedhjen e Bajramit: Fola 30 minuta me të, kjo gjë ndodh kudo
Sport

Sylvinho komenton zgjedhjen e Bajramit: Fola 30 minuta me të, kjo gjë ndodh kudo

3 Shtator, 2025 5:25 pm
Para
Profil/ Kush janë 6 ministrat teknikë të propozuar nga opozita

Profil/ Kush janë 6 ministrat teknikë të propozuar nga opozita

Gjesti i zakonshëm, Mourinho ikën nga konferenca pas 30 sekondash

“E premtja e shenjtë në Shqipëri”

"E premtja e shenjtë në Shqipëri"

TE FUNDIT

Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!

Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!
3 Shtator, 2025

Një hapësirë ku kreativiteti dhe biznesi takohen, ky është vizioni pas ‘Muza Fashion Fair’ (MFF),  një nisëm e re e...

Lexo më shumë

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…
3 Shtator, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën se pjesëmarrjen e tij në paradën ushtarake në Pekin e shfrytëzoi për...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”
3 Shtator, 2025

Presidenti Donald Trump sapo ka folur në Zyrën Ovale së bashku me Presidentin polak Karol Nawrocki. Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë

Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide

Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide
3 Shtator, 2025

Kroacia ka asgjësuar 4 ton me domate shqiptare, pasi ato rezultuan të ishin të spërkatura 5 herë më tepër se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com