Antonio Konte është zyrtarisht trajneri i ri i Interit. Lajmin e bëri të ditur klubi zikaltër përmes një postimi në faqen zyrtare.
“Këmbëngulës dhe ambicioz, Antonio Konte nis udhëtimin e tij me Interin: dy entitete me të njëjtin qëllim, të njëjtin horizont, atë të fitores. Koka, zemra dhe këmbët janë fjalët kyçe të karrierës së Kontes” thuhet ndër të tjera në njoftimin mirëseardhës të Interit.
Tashmë pas eksperiencës me Chelsea, ku fitoi një Premier League dhe një FA Cup, Konte rikthehet përsëri në Itali. Herën e fundit që ai drejtonte një ekip në Serie A, ishte Juventus me të cilin fitoi tre skudeto radhazi.
Konte pritet të paguhet 12 milion euro në sezon.
“Zgjodha Interin për klubin, seriozitetin dhe ambicien e projektit” tha Konte. /Opinion.al