Interi nuk ka arritur të përfitojë nga barazimi i Juventusit në Leçe për të rimarrë kreun e renditjes në Serie A.
Skuadra e Kontes barazoi 2-2 në San Siro me Parmën, në një ndeshje mjaftë emocionuese. Pjesa e parë e takimit dhuroi një spektakël të vërtetë pasi në 7 minuta u realizuan tre gola.
Në fillim shënoi Kandreva për vendasit por Parma arriti të kthejë gjithçka për 4 minuta me gola të Karamo dhe Zhervinjo.
Me fillimin e pjesës së dytë u duk se Interi do ta kthente ndeshjen në favor të tij pasi vetëm pas 6 minutash nga fillimi i pjesës, Lukaku gjeti golin e barazimit. Por megjithëse Interi dominoi në minutat e mbetura nuk arriti të gjejë golin e fitores.
Kështu që skuadra zi-kaltre mbetet në vendin e dytë, 1 pikë ndaj Juventusit kryesues. /Opinion.al