Skuadra e Roberto Mancinit vazhdon të luftojë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, ku në xhiron e 28’të në Serie A ka mposhtur me shumë lehtësi Palermon, me rezultatin 3:1.
Golat për Interin i shënuan Adem Ljajic, Mauro Icardi dhe Ivan Perisioc. Derisa golin e nderit për mysafirët e shënoi Franco Vazquez.
Pas kësaj fitoreje, Interi ka grumbulluar 51 pikë dhe gjendet në pozitën e pestë në tabelë. Skuadra e Mancinit gjendet pesë pikë prapa pozitës së tretë, vend ky që dërgon në Ligën e Kampionëve, e që momentalisht mbahet nga Roma