Interi ka fituar Kupën e Italisë teksa ka mundur 2-1 me përmbysje Fiorentinën në finale, me dy gola të realizuar nga Martinez.
Ziklatrit e nisën keq ndeshjen, pasi Fiorentina kaloi në avantazh me një gol të realizuar nga Gonzalez që në minutën e tretë.
Megjithatë, zikaltrit reaguan që në pjesën e parë. Kampioni i botës, Lautaro Martinez ishte njeriu i kësaj finaleje pasi shënoi në minutën e 29 dhe 37.
Në pjesën e dytë, Fiorentina bëri të gjitha përpjekjet për të gjetur golin e barazimit, por u treguan të pasaktë përballë Handanovic. Në anën tjetër, Interi i Inzaghit humbi disa raste të pastra në kundërsulm.
Tashmë, zikaltrit janë gati dhe me moralin e ngritur për t’u përballur me Manchester City-n në finalen e madhe të Champions League, e cila do të zhvillohet më 10 qershor në Stamboll.