Njeriu i momentit quhet Rey Manaj. Kopertina i takon atij dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim në shtëpinë e Interit. Sepse goli fantastik, i shënuar në finalen e Kupës së Italisë, me skuadrën e të rinjve të Interit, fituar 21 ndaj Juventusit, është vula që flet qartë për aftësitë e një djaloshi, i cili ende duhet të përpunohet, por që ka cilësitë për t’u bërë një profil i rëndësishëm.
Sapo ka hyrë në të 19at, por ecuria në rritje e sulmuesit i ka bindur të gjithë në shtëpinë zikaltër. Dhe ishte pikërisht Juventusi, në fatin e karrierës së tij, sepse drejtori sportiv i bardhezinjve, Paratici, një vit më parë ka bërë gjithçka për ta marrë Manajn te “Zonja e Vjetër”, por pa sukses.