Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inteligjencë Artificiale për të mbrojtur sigurinë kombëtare, Biden firmos direktivën

2024/10/25 at 8:24 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Biden në OKB: Paqja, ende e mundshme në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë

Presidenti Jo Bien nënshkroi të enjten një direktivë që i kërkon Pentagonit dhe agjencive të zbulimit që të përqafojnë me shpejtësi teknologjinë e inteligjencës artificiale, si një çështje që i përket sigurisë kombëtare.

Direktiva synon që Shtetet e Bashkuara të mbajnë rolin udhëheqës në teknologjinë e inteligjencës artificiale, ndërsa synon parandalimin që vendi të bjerë viktimë manipulimeve me këtë teknologji nga vende kundërshtare si Kina.

Memorandumi, ku inteligjenca artificiale (AI) cilësohet si “një teknologji përcaktuese për epokën”, gjithashtu parashtron udhëzime për të cilat Shtëpia e Bardhë thotë se janë krijuar për të parandaluar përdorimin e AI për të dëmtuar liritë civile ose të drejtat e njeriut.

Rregullat e reja do të “sigurojnë që agjencitë tona të sigurisë kombëtare t’i përdorin këto teknologji në mënyra që përputhen me vlerat tona”, tha për gazetarët një zyrtar i lartë i administratës, duke folur për memorandumin në kushte anonimiteti përpara publikimit të tij zyrtar.

“Dështimi për ta vënë menjëherë në funksion këtë teknologji”, tha zyrtari, “mund të na vërë në rrezik të një surprize strategjike nga rivalët tanë”.

“Për shkak se vende si Kina i kuptojnë mundësitë që ofron kjo teknologji për të modernizuar dhe revolucionarizuar aftësitë e tyre ushtarake dhe të zbulimit përmes inteligjencës artificiale, është veçanërisht e domosdoshme që ne të përshpejtojmë përfshirjen dhe përdorimin e AI nga agjencitë e sigurisë kombëtare”, tha zyrtari.

Por disa organizata që mbrojnë liritë civile kanë shprehur shqetësimet se udhëzimeve të reja u mungojnë masa mbrojtëse të mjaftueshme.

Udhëzimet e reja bazohen në një urdhër ekzekutiv të lëshuar vitin e kaluar që u kërkon agjencive qeveritare që të hartojnë politika mbi mënyrën e përdorimit të inteligjencës artificiale.

Dispozitat në memorandum kërkojnë një sërë veprimesh për të mbrojtur zinxhirët e furnizimit që prodhojnë pajisje të avancuara kompjuterike, kritike për sistemet e inteligjencës artificiale. Gjithashtu kërkohen veprime shtesë për të luftuar spiunazhin ekonomik që do të lejonte kundërshtarët ose kompanitë jo-amerikane që të vjedhin risitë kritike.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, tha se: “Nëse nuk e fusim në përdorim me shpejtësi AI dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse për të forcuar sigurinë tonë kombëtare, mund të vëmë në rrezik epërsinë tonë të fituar me djersë”./REL

Ju sugjerojmë

Qëlloi me thikë vajzën dhe plagosi dy persona të tjerë, arrestohet autori në Durrës
Kronikë

Qëlloi me thikë vajzën dhe plagosi dy persona të tjerë, arrestohet autori në Durrës

26 Janar, 2026 3:46 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident me dy të vdekur dhe një të plagosur rëndë në Gramsh

26 Janar, 2026 3:03 pm
Rama me Netanyahun:Shqiptarët nuk shprehën urrejtje ndaj Izraelit, me palestinzët…
Aktualitet

Rama me Netanyahun:Shqiptarët nuk shprehën urrejtje ndaj Izraelit, me palestinzët…

26 Janar, 2026 2:36 pm
Netanyahu pret Ramën: Përfaqësoni shpirtin e vërtetë të Shqipërisë
Aktualitet

Netanyahu pret Ramën: Përfaqësoni shpirtin e vërtetë të Shqipërisë

26 Janar, 2026 2:33 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

Ankimimi i Veliajt, Kushtetuesja vendos kalimin në seancë të çështjes

26 Janar, 2026 2:31 pm
Stuhia dimërore në SHBA, shkon në 11 numri i viktimave
Bota

Stuhia dimërore në SHBA, shkon në 11 numri i viktimave

26 Janar, 2026 2:28 pm
Dallëndyshe Bici jep dorëheqjen nga drejtimi i IKMT
Aktualitet

Dallëndyshe Bici jep dorëheqjen nga drejtimi i IKMT

26 Janar, 2026 1:52 pm
Fundoset trageti me mbi 350 persona në bord në Filipine, 18 të vdekur
Bota

Fundoset trageti me mbi 350 persona në bord në Filipine, 18 të vdekur

26 Janar, 2026 1:35 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari

26 Janar, 2026 12:55 pm
Të vegjlit nuk i besojnë PD-së, bashkimin e opozitës e merr në dorë shoqëria civile
Politikë

Të vegjlit nuk i besojnë PD-së, bashkimin e opozitës e merr në dorë shoqëria civile

26 Janar, 2026 12:21 pm
Para
Shembja e urës në Baltimore, pronari dhe operatori i anijes do të paguajnë 100 milionë dollarë

Shembja e urës në Baltimore, pronari dhe operatori i anijes do të paguajnë 100 milionë dollarë

Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen një orë mbrapa

Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen një orë mbrapa

Ç’është Starlink-u i Elon Musk dhe çfarë do të përfitojë Kosova

Ç’është Starlink-u i Elon Musk dhe çfarë do të përfitojë Kosova

TE FUNDIT

Qëlloi me thikë vajzën dhe plagosi dy persona të tjerë, arrestohet autori në Durrës

Qëlloi me thikë vajzën dhe plagosi dy persona të tjerë, arrestohet autori në Durrës
26 Janar, 2026

Policia e Durrësit ka arritur të arrestojë pas disa orësh 57-vjeçarin Mikel Ndoji, i cili paradite plagosi me thikë vajzën...

Lexo më shumë

Aksident me dy të vdekur dhe një të plagosur rëndë në Gramsh

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
26 Janar, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme aksin rrugor Kabash-Poroçan, në afërsi të fshatit Bardhan të Gramshit në Elbasan....

Lexo më shumë

Rama me Netanyahun:Shqiptarët nuk shprehën urrejtje ndaj Izraelit, me palestinzët…

Rama me Netanyahun:Shqiptarët nuk shprehën urrejtje ndaj Izraelit, me palestinzët…
26 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Jeruzalem të Izraelit, e cila ka nisur prej 25 janarit dhe do të mbyllet...

Lexo më shumë

Netanyahu pret Ramën: Përfaqësoni shpirtin e vërtetë të Shqipërisë

Netanyahu pret Ramën: Përfaqësoni shpirtin e vërtetë të Shqipërisë
26 Janar, 2026

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, mirëpriti në Jerusalem Edi Ramën, të cilin e quajti një mik të madh të tijin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com