Departamenti Amerikan i Shtetit njofton në faqen e tij zyrtare se Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, do të vizitojë Tiranën në 14 Shkurt.
Kerry do të takojë përfaqësuesit qeveritarë për të diskutuar mbi integrimin e mëtejshëm Euro Atlantik të vendit tonë dhe forcimin e bashkëpunimit bilateral të Shqipërisë me SHBA.
Kerry do të udhëtojë gjithashtu në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e 52-të për Sigurinë.