Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Institucioni i Kosovës për Drejtësi: Anëtarët e Qeverisë pas betimit si deputetë s’mund të ushtrojnë detyra ekzekutive

2025/04/19 at 11:17 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Institucioni i Kosovës për Drejtësi: Anëtarët e Qeverisë pas betimit si deputetë s’mund të ushtrojnë detyra ekzekutive

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se anëtarët e Qeverisë në detyrë të Kosovës, që janë zgjedhur deputetë, duhet të japin dorëheqje pas betimit si deputetë dhe më pas nuk duhet të ushtrojnë funksione ekzekutive.

Disa orë para mbajtjes së vazhdimit të seancës konstituive – që ka nisur më 15 prill – IKD, gjatë një konference për media, u bëri thirrje partive politike që të miratojnë raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, për t’i hapur rrugë betimit të deputetëve të legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas këtij instituti, ligjet aktuale të Kosovës, Kushtetuta dhe Ligji për Qeverinë janë në mospërputhje, duke krijuar paqartësi sa i përket se kur i fillon mandati një deputeti të zgjedhur dhe kur duhet që anëtarët e Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë, të japin dorëheqje.

Melos Kolshi nga IKD tha se në nenin 66 të Kushtetutës thuhet se mandati i deputetit nis në ditën e seancës konstituive, ndërkaq neni 70 thotë se ai nis në ditën e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Ndërkaq, në Ligjin për Qeverinë thuhet se anëtarët e ekzekutivit, të zgjedhur deputetë, duhet të japin dorëheqje një ditë para certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, pra para 27 marsit.

Naim Jakaj nga IKD tha se letra e paraqitur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, më 15 prill në Kuvend, nuk përbën akt të dorëheqjes.

Kjo formë e dorëheqjes është kontestuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që ka shtyrë këto parti të mos e votojnë raportin për verifikimin e mandateve dhe të kërkojnë që anëtarët e ekzekutivit të dorëzojnë dorëheqje formale në Kuvend.

“Një gjë është e qartë, nga momenti i betimit [si deputet], në asnjë rrethanë asnjë person nuk mund të jetë edhe anëtar i kabinetit qeverisës edhe deputet, qoftë ky kryeministër apo ministër. Këtu nuk bëhet fjalë nëse bëhet dallim për një qeveri të rregullt apo qeveri në detyrë. Kryeministri dhe ministrat duhet që në momentin e dhënies së betimit të dorëzojnë menjëherë dorëheqjet e tyre pranë kryesuesit të seancës konstituive dhe administratës së Kuvendit”, tha ai.

Në letër dërguar Glauk Konjufcës, kryetar i Kuvendit të legjislaturës së kaluar, Kurti ka argumentuar se Qeveria e tij është e dorëhequr që nga 23 marsi, kur ka përmbyllur mandatin e plotë katërvjeçar.

Ai më pas ka thënë se thirrja e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, që ai dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë të mos ushtrojnë funksione ekzekutive rrezikon të krijojë “vakum institucional”.

Por, IKD tha se interpretimi që ekzekutivi i bën Ligjit për Qeverinë sa i përket mandatit të saj, vlen për Qeverinë si institucion, e jo për kreun e saj. Andaj ai tha se Kurti dhe ministrat e zgjedhur deputetë, duhet të ofrojnë dorëheqje formale te kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e jo te kryeparlamentari i mandatit të kaluar, Glauk Konjufca.

Nëse Kurti dhe ministrat e tij, të zgjedhur deputetë, edhe pas betimit si deputetë vazhdojnë punën në Qeveri dhe nuk japin dorëheqje, sipas IKD-së, deputetët e legjislaturës së re kanë dy rrugë: t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë, apo të ngrenë kallëzim penal për ushtrim të dy funksioneve.

IKD tha se pas dorëheqjes formale të anëtarëve të Qeverisë, të zgjedhur deputetë, ekzekutivi do të udhëhiqej nga zëvendëskryeministri në detyrë dhe ministrat dhe zëvendësministrat e tjerë, që nuk janë zgjedhur deputetë.

Ende nuk dihet nëse partitë do të lëkunden nga qëndrimet dhe në seancën e 19 prillit të votojnë për raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

Miratimi i këtij raporti do t’i hapte rrugë betimit të deputetëve, më pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Vetëm pas kalimit të të gjithë këtyre hapave, legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës do të konsiderohej e konstituuar.

Pas konstituimit të Kuvendit, do të hapej rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Asnjëra parti nuk ka fituar vota të mjaftueshme që të qeverisë e vetme. LVV-ja, që paraprakisht kishte shprehur dëshirën që të formonte një ekzekutiv vetëm me partitë joserbe, së voni ka ndryshuar qëndrim, duke thënë se i duhet bashkëpunimi edhe me një nga partitë shqiptare të përfaqësuara në Kuvend.

Më 17 prill, deputeti i zgjedhur nga LVV-ja, Haxhi Avdyli, tha se kjo parti ka arritur marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, megjithëse jo të shkruar, për ta formuar Qeverinë e re të vendit.

Nisma, e udhëhequr nga Fatmir Limaj, garoi në koalicion me AAK-në dhe disa parti të tjera. Kjo parti ka fituar tri ulëse në përbërjen e re parlamentare.

Partitë e tjera shqiptare, që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës, kanë thënë se nuk preferojnë një bashkëpunim me LVV-në./REL

Ju sugjerojmë

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së
-U tha në Opinion

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së

16 Tetor, 2025 10:51 pm
Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj
-U tha në Opinion

Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj

16 Tetor, 2025 9:44 pm
“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…
-U tha në Opinion

“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…

16 Tetor, 2025 9:38 pm
Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë
-U tha në Opinion

Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë

16 Tetor, 2025 9:29 pm
Reforma e re tatimore në Poloni, taksë zero për prindërit që rrisin të dy fëmijë
Bota

Reforma e re tatimore në Poloni, taksë zero për prindërit që rrisin të dy fëmijë

16 Tetor, 2025 7:53 pm
Gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College
Aktualitet

Gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College

16 Tetor, 2025 6:53 pm
Bie nga lartësia e pallatit ku po punonte, ndërron jetë punëtori në Shëngjin
Kronikë

Bie nga lartësia e pallatit ku po punonte, ndërron jetë punëtori në Shëngjin

16 Tetor, 2025 6:50 pm
Qeveria-“Kushtetueses”: Shkarkimi i Veliajt u propozua nga Këshilli Bashkiak
Aktualitet

Qeveria-“Kushtetueses”: Shkarkimi i Veliajt u propozua nga Këshilli Bashkiak

16 Tetor, 2025 6:47 pm
Kushtetuesja “rrëzon” Begajn për mandatin e Sonila Bejtjes
Aktualitet

Kushtetuesja “rrëzon” Begajn për mandatin e Sonila Bejtjes

16 Tetor, 2025 6:38 pm
FOTO/ “Ngatërroi grup në WhatsApp”, Bardhi nxjerr mesazhin e Ballës: Ishte skenar…
Kryesore

FOTO/ “Ngatërroi grup në WhatsApp”, Bardhi nxjerr mesazhin e Ballës: Ishte skenar…

16 Tetor, 2025 5:54 pm
Para
Atentati në Tiranë, motori i autorëve u zhduk në drejtim të Elbasanit

Atentati në Tiranë, motori i autorëve u zhduk në drejtim të Elbasanit

Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar

Shkodër/ 70-vjeçarja përplas me makinë këmbësoren, ndërron jetë në spital

“Maliqi, bastion i palëkundur i PS”/ Rama: Përtej ngjyrave partiake duhet t’i japim mbështetje negociatave për anëtarësim në BE

“Maliqi, bastion i palëkundur i PS”/ Rama: Përtej ngjyrave partiake duhet t’i japim mbështetje negociatave për anëtarësim në BE

TE FUNDIT

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së
16 Tetor, 2025

Procesi i gjykimit të katër liderëve të UÇK-së në Hagë ka arritur shifra marramendëse. Në një lidhje direkte me emisionin...

Lexo më shumë

Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj

Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj
16 Tetor, 2025

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar në emisionin “Opinion” se partia më e madhe opozitare do...

Lexo më shumë

“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…

“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…
16 Tetor, 2025

Gazment Bardhi, kryetari i Grupit Parlamentar i PD thotë se Presidenti Bajram Begaj duhet të shkarkohet edhe për shkak të...

Lexo më shumë

Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë

Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë
16 Tetor, 2025

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka zbuluar në emisionin “Opinion” të gjitha arsyet pse selia blu kërkon...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com