Ardit Gjerbrea ka reaguar ashpër pak ditë më parë kundër revistës satirike franceze, Charlie Hebdon. Por, kjo si duket nuk i ka pëlqyer aspak Instagramit, i cili ka fshirë mesazhin e Gjebresë nga rrjeti social.
Ky veprim ka revoltuar këngëtarin shqiptar, i cili ka shkruar sërish në llogarinë e tij në këtë rrjet social duke thënë se mund t’i fshihen mesazhet, por jo bindjet që ka rreth kësaj teme të ndjeshme.