Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inskenoi vdekjen e tij, drejtësia shqiptare kërkon 8 vite burg dhe ekstradimin e Davide Pecorelli-t

2024/02/09 at 9:50 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Inskenoi vdekjen e tij, drejtësia shqiptare kërkon 8 vite burg dhe ekstradimin e Davide Pecorelli-t

Prokuroria e Pukës ka kërkuar 8 vite burg për Davide Pecorellin, italianin i cili në Janar të vitit 2021 inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri.

Kjo kërkesë e autoriteteve shqiptare për të ka marrë vëmendjen e mediave italiane të cilat e konsiderojnë të ashpër kërkesën për sipërmarrësin, pavarësisht se ky i fundit kishte zgjedhur gjykimin e shkurtuar. Ai akuzohet për mashtrim, dhunim të varreve, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, shkatërrim prone me zjarr dhe kalim të jashtëligjshëm të kufirit.

Siç shkruan ‘Il Messaggero’, Prokuroria e Pukës ka kërkuar ekstradimin e Pecorelli-t, e cila është pranuar nga Zyra e Përgjithshme e Prokurorisë në Perugia. Por vendimi përfundimtar do të merret më 28 Maj në Gjykatën e Apelit.

Mediat shkruajnë se ka pasur disa shtyrje në gjykim pasi avokati shqiptar i Pecorelli-t ka komunikuar në Itali mbi mundësinë e një pranimi fajësie çka do i shmangte burgun sipërmarrësit. Megjithatë këto orë janë orë ankthi dhe shqetësimi për të ardhmen e Pecorelli-t. Në fund të muajit, pritet që të mbahet seanca ku do të thotë fjalën e saj mbrojtja e italianit. Sipas mediave nuk përjashtohet mundësia që avokati i tij të mbështet nga një jurist italian i konsullatës në Shqipëri.

Siç shkruan “Il Mesaggero”, historia e Pecorelli-t është tragjikomike. Ai u vu në pranga në vitin 2022 pasi kishte simuluar vdekjen e tij. Kur u mor në pyetje tha se gjithçka kishte nisur si pasojë e problemeve me paratë.

“Kisha dy kompani, një parukeri dhe një qendër bukurie. Punëtorët dhe furnizuesit nisën të më ndiqnin pasi nuk mund t’i paguaja më. Biznesi im “Parukeri Milano”, ku shisja edhe shampo, balsame, xhel, apo llak flokësh falimentoi si pasojë e Covid-19”, tha ai.

E këtu, gjithnjë sipas dëshmisë së Pecorelli-t, zgjidhjen mendoi ta gjente në Shqipëri ku mund të vinte pasurinë e tij.

“Kisha dëgjuar se mund të bësh para atje. E futa veten në biznesin e heqjes së qimeve me lazer, por nuk ia vlente. U futa në depresion, isha i dëshpëruar, shtova 20 kilogramë. Mendoja edhe si t’i merrja jetën vetes”, u shpreh ai.

Deri këtu çdo gjë duke reale, por më vonë fillon edhe merr forma surrealizmi.

“Takova një prift që më sugjeroi një mënyrë për të dalë nga kjo gjendje mjerimi, pretendimi për të vdekur në një aksident rrugor. Mora me qira një Skoda Fabia. Më 6 Janar 2021 e lamë me benzinë dhe i vumë flakën në Shkodër. Për ta bërë aksidentin të dukej i vërtetë hodha orën, celularin dhe disa kocka që m’i kishte sjellë prifti”,tregoi Pecorelli.

Më pas ai shkoi në Medjugorje, në një komunitet të vogël.

“Kryetari i komunitetit më ofroi një punë të vogël, domethënë të gjurmoja një thesar monedhash në Itali. Ai më tregoi disa harta për tre sëndukë dhe më tha që mund t’i ndanim për gjysmë, rreth gjysmë toni monedha”, rrëfeu Pecorelli.

Por gjatë kontrolleve, ai u ndalua në bordin e një gomoneje jo shumë larg ishullit të Montecristo-s. Siç pranon dhe vetë, atë moment kishte me vete lopatë, çanta dhe një kazmë. Aty nuk e mbajti më të vërtetën.

“Unë jam Davide Pecorelli, nuk kam vdekur siç mendojnë të gjithë”, tha ai.

Për këtë arsye, përfshirë edhe një dokument të rremë që e ka treguar në një hotel, ai u dënua me 1 vit burg e cila u konvertua në 12 muaj punë në komunitet nga një gjykatë në Itali./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
Bota

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

9 Janar, 2026 10:36 pm
Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
Bota

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

9 Janar, 2026 9:22 pm
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

9 Janar, 2026 8:52 pm
Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

9 Janar, 2026 8:22 pm
Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran
Bota

Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran

9 Janar, 2026 7:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar, i bindem vetëm moralit tim

9 Janar, 2026 7:26 pm
Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani
Bota

Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani

9 Janar, 2026 4:59 pm
Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët
Aktualitet

Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët

9 Janar, 2026 4:46 pm
Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë
Bota

Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë

9 Janar, 2026 4:09 pm
VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë
Sport

VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë

9 Janar, 2026 3:59 pm
Para
Rama: Pres me padurim që SPAK të hetojë 21 Janarin, një nga tragjeditë më të mëdha të vendit

Përplasja Kurti-Vuçiç në OKB, Rama: Seancë pa kuptim! Dy vendet të përqendrohen te dialogu

Po shtynin makinën kur u përplasën nga një tjetër mjet, vdes në spital 15-vjeçari. Arrestohet shoferi

Po shtynin makinën kur u përplasën nga një tjetër mjet, vdes në spital 15-vjeçari. Arrestohet shoferi

Biden thotë se Izraeli e ka “tepruar” në luftën në Gazë, kërkon pauzë në luftime

Biden thotë se Izraeli e ka “tepruar” në luftën në Gazë, kërkon pauzë në luftime

TE FUNDIT

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
9 Janar, 2026

Qeveria e Venezuelës ka nisur lirimin e të burgosurve politikë, në një hap që zyrtarët e përshkruan si një “gjest...

Lexo më shumë

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
9 Janar, 2026

Personeli diplomatik dhe i sigurisë nga njësia për Çështjet e Venezuelës në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, kanë udhëtuar sot...

Lexo më shumë

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
9 Janar, 2026

Partia Demokratike do të mbledhë nesër Kryesinë në ora 13:00. Kjo mbledhje do të fokusohet në aksionin opozitar dhe sesi...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
9 Janar, 2026

U mbajt këtë mbrëmje protesta e tretë radhazi para Bashkisë së Durrësit, ku u mblodhën dhjetëra qytetarë që akuzojnë pushtetin vendor...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com