Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

INSIG del në shitje, ja vlera që i caktoi Qeveria

2016/01/17 at 12:41 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
INSIG del në shitje, ja vlera që i caktoi Qeveria

Mbi 1700 objekte e kompani shtetërore do të dalin në treg për privatizim gjatë vitit 2016, mes të cilave edhe INSIG.

Kompania e konsulencës e kontraktuar për të bërë vlerësimin ka mbaruar punë dhe tashmë është vendosur një çmim dysheme, 15 milionë euro.

Duke sqaruar procedurat për privatizimin e sektorëve strategjikë, burime nga Ministria e Ekonomisë shprehen se po kryhen procedurat për tre shoqëri kryesore, INSIG, si dhe dy paketat e mbetura të shtetit tek kompania ARMO dhe Albtelecom.

Vlerësimi i kompanisë së INSIG-ut është 15 milionë euro, çka do të thotë se do të jetë dhe vlera fillestare e tenderit të hapur për shitjen e tij.

INSIG është një ndër kompanitë e pakta që kanë mbetur ende me pronësi publike. Në të kaluarën, qeveria shqiptare ka tentuar disa herë ta shesë kompaninë, por pa sukses.

Privatizimi i kompanisë INSIG filloi si procedurë që vitin e kaluar, proces i cili u krye nga një kompani konsulence ndërkombëtare.

Sipas burimeve nga ministria, dosja është dërguar në Ministrinë e Financave, e cila do të shpallë publikimin për hapjen e tenderit.

Forma e tenderit është e hapur. Lidhur me kompaninë shtetërore të naftës Albpetrol, ministria shpjegon se po kryhet studimi për mënyrën e privatizimit.

Albpetrol-i është kompani 100% shtetërore, e cila administron dhe ka në pronësi të saj pasuri shumë të rëndësishme kombëtare, siç janë karburantet dhe gazi.

Mendohet të bëhet një studim i hollësishëm, gjë që ka nisur që një vit më parë në bashkëpunim edhe me ministrinë e Industrisë dhe Energjetikes si dhe specialistë të fushave.

Qeveria do të bëjë më parë ristrukturimin e Albpetrol në mënyrë që privatizimi t’i shërbejë sa më mirë rritjes së eficencës ekonomike, për ta bërë atë sa më atraktive në interes të publikut dhe shtetit shqiptar.

Deri tani nuk është vendosur ende nëse do të bëhet privatizimi përmes shitjes së 100% të aksioneve, apo formave të tjera pasi po shqyrtohen edhe mundësi të tjera si bashkëpunimi i tipit “Joint Venture’ apo dhënia me koncesion për një afat të caktuar.

Edhe paketat pranë ARMO-s dhe Albtelecom, konkretisht 15% dhe 16%, para se të shiten, do të rivlerësohen. Vlerësimi i këtyre paketave do të bëhet me ekspertë ose kompani konsulente të njohura ndërkombëtare, ashtu siç e kërkon ligji, pasi janë sektorë strategjikë.

Tregu i sotëm do të japë një vlerë shumë të mirë në favor të shtetit nga këto aksione.

Pjesa tjetër e privatizimeve ka të bëjë me asete të ndërmarrjeve apo pasuri të ndryshme shtetërore që nuk janë pjesë e paketës strategjike.

Këto janë objekte të mbetura nga ish-ndërmarrje, pjesë të ndryshme të këtyre ndërmarrjeve apo shoqërive publike, si reparte ushtarake, objekte ushtarake apo të Ministrisë së Brendshme, Bujqësisë, Arsimit etj., që kanë dalë jashtë funksionit të tyre. /SHQIP/

Ju sugjerojmë

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 46-të

13 Korrik, 2025 11:39 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Mashtroi babain duke inskenuar rrëmbimin e tij për të përfituar para, 28-vjeçari…

13 Korrik, 2025 11:21 am
VIDEO/ Rama: Spektakël delfinësh në bregdetin magjepsës të Himarës
Aktualitet

VIDEO/ Rama: Spektakël delfinësh në bregdetin magjepsës të Himarës

13 Korrik, 2025 11:09 am
Dyshohet se plagosi nga pakujdesia me armë zjarri një shtetas,arrestohet 51-vjeçari
Aktualitet

Dyshohet se plagosi nga pakujdesia me armë zjarri një shtetas,arrestohet 51-vjeçari

13 Korrik, 2025 10:51 am
Shkodër/Sekuestrohen mbi 2 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 2 roje mjedisi
Aktualitet

Shkodër/Sekuestrohen mbi 2 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 2 roje mjedisi

13 Korrik, 2025 10:15 am
Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut
Aktualitet

Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

13 Korrik, 2025 9:58 am
Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë
Aktualitet

Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë

13 Korrik, 2025 9:44 am
DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?
Bota

DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?

13 Korrik, 2025 9:34 am
Kurti pas takimit me diplomatin amerikan Hanrahan:Kosova,partnere e besueshme e SHBA
Rajoni

Kurti pas takimit me diplomatin amerikan Hanrahan:Kosova,partnere e besueshme e SHBA

13 Korrik, 2025 9:23 am
Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin
Bota

Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin

13 Korrik, 2025 9:13 am
Para
Shqiptari i talentuar nga Mirdita kërkon titullin Europian në Kikboks

Shqiptari i talentuar nga Mirdita kërkon titullin Europian në Kikboks

Vrau gruan greke, flet nena: Ja marredhenia jone me Klodin

Vrau gruan greke, flet nena: Ja marredhenia jone me Klodin

‘I kam ofruar seks Arian Çanit, besoj të më thotë po’

'I kam ofruar seks Arian Çanit, besoj të më thotë po'

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 46-të

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
13 Korrik, 2025

Kuvendi i Kosovës nuk është konsituuar as të dielën e 13 korrikut, dhe kështu deputetët kanë shënuar herën e 46-të...

Lexo më shumë

Mashtroi babain duke inskenuar rrëmbimin e tij për të përfituar para, 28-vjeçari…

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
13 Korrik, 2025

Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 28- vjeçar, pasi mashtroi babain duke inskenuar rrëmbimin e tij për të...

Lexo më shumë

VIDEO/ Rama: Spektakël delfinësh në bregdetin magjepsës të Himarës

VIDEO/ Rama: Spektakël delfinësh në bregdetin magjepsës të Himarës
13 Korrik, 2025

Një grup delfinësh kanë dhuruar spektakël për turistët dhe pushuesit në bregdetin e Himarës. Pamjet janë ndarë nga kryeministri Edi...

Lexo më shumë

Dyshohet se plagosi nga pakujdesia me armë zjarri një shtetas,arrestohet 51-vjeçari

Dyshohet se plagosi nga pakujdesia me armë zjarri një shtetas,arrestohet 51-vjeçari
13 Korrik, 2025

Policia ka vënë në pranga një 51-vjeçar, pasi dyshohet se nga pakujdesia plagosi me armë zjarri një 34-vjeçar. Mësohet se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com