Insifa, lider në tregun shqiptar për ëmbëlsira, mori pjesë në ANUGA 2025, panairin më të madh ndërkombëtar për industrinë e ushqimit dhe pijeve, i zhvilluar në Këln, Gjermani, nga 4 deri më 8 tetor 2025.
Ky event, i njohur si panairi më i madh në botë për ushqim dhe pije, mblodhi mijëra kompani nga dhjetëra vende, duke u bërë qendra globale e inovacionit, cilësisë dhe partneriteteve në sektorin ushqimor.
Pjesëmarrja e Insifa-s në këtë ngjarje prestigjioze përbën një arritje të rëndësishme për industrinë shqiptare, duke e pozicionuar markën si një përfaqësuese të denjë të prodhimit “Made in Albania” në një platformë ndërkombëtare të nivelit më të lartë.
Me një histori suksesi të konsoliduar, Insifa është sot një emër i njohur në të gjithë Shqipërinë me gamën e saj të gjerë të produkteve, të cilat prodhohen me teknologji moderne dhe standarde të certifikuara të cilësisë.
Në çdo shtëpi shqiptare, emri Insifa lidhet me produkte të dashura për familjet si Dolce Mio, Happy Muffins, Big Roll, Mini Roll, Choco Cake, Biskota Pit etj. – ëmbëlsira që shoqërojnë çdo moment të ditës me shije, freski dhe siguri ushqimore.
Por prania e kompanisë shkon përtej kufijve vendas – Insifa operon aktualisht në 45 vende të ndryshme të botës, duke plotësuar të gjitha kriteret ndërkombëtare të cilësisë, sigurisë dhe standardeve të prodhimit.
Në panairin ANUGA 2025, Insifa prezantoi disa nga produktet më të kërkuara të portofolit të saj, duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve dhe profesionistëve të industrisë me prezantimin modern dhe identitetin e qartë të markës.
Gjatë ditëve të panairit, janë krijuar kontakte të reja me përfaqësues të tregjeve ndërkombëtare, me qëllim zgjerimin e eksporteve dhe hapjen e bashkëpunimeve në vende të reja si Brazili, Zelanda e Re, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tregje të tjera të largëta.
Ky hap konfirmon synimin e Insifa-s për të forcuar praninë globale dhe për të çuar produktet e saj në çdo cep të botës.
Për më shumë informacion mbi gamën e produkteve, vizitoni faqen zyrtare: https://insifa.al
Insifa – E bërë për ty, me dashuri.