Teksa na ndajnë edhe vetëm dy ditë nga finalja e madhe e “Miss Universe Albania”, opinion.al zbulon për lexuesit një pjesë të panelit gjykues, që siç duket do të jetë i mbushur me zonja të bukura.
Producentja Holta Dulaku, regjisorja Inis Gjoni e këngëtarja Ledina Çelo, janë vetëm 3 nga anëtarët e jurisë që do të përbëhet nga 8 vetë.
Kështu përfaqësueseve të gjinisë femërore do t’i qëndrojnë në krah emra të tillë të njohur si drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Artan Shabani, apo drejtori i Klinikës “Keit”, doktori i njohur i kirurgjisë estetike Skerdi Faria.