Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Infrastruktura e re në shkolla, Veliaj: Roli i administratorëve është i domosdoshëm

2023/01/24 at 4:27 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Infrastruktura e re në shkolla, Veliaj: Roli i administratorëve është i domosdoshëm

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Arsimit zhvilloi një takim me administratorët e shkollave në kryeqytet.

Veliaj foli për infrastrukturën e re arsimore duke e bërë rolin e administratorëve të shkollave të domosdoshëm.

“Kemi futur një koncept të ri, që ka të bëjë me administrimin e shkollave. Testin e parë e bëmë me administrimin e pallateve. Ajo që kuptuam është se banorët mund të jenë dashamirës, mund të jenë bashkëpunues, por jo çdo gjë është perfekt. Gjithmonë është një ‘zevzek’ në komunitet, që i bën bisht atij kontributi të vogël që duhet të japë. Sot është vërtet kënaqësi të punosh me shumë lagje të Tiranës, kur e di që ka një organizim dhe ka një njeri që përfaqëson dhe pastaj, këtë ambicie ne e çuam te shkollat, kopshtet e çerdhet. Më vjen mirë që roli i administratorëve të shkollave ka ardhur gjithnjë duke u ngritur, si i pandashëm me ata që drejtojnë shkollat. Sot kemi dy administratorë, pra si një kompjuter ka: hardware dhe software.

Ne jemi ata të hardware, pra të hapësirës fizike, software e ka drejtoresha. Kur secili e bën mirë detyrën e tij, si në hapësirën fizike, ashtu edhe në hapësirën e dijeve, kemi rezultate, si ky rezultat i mrekullueshëm që kemi tek “Arben Broci”, e cila është një nga tre shkollat më të mira të Tiranës. Unë besoj se do ishte e mangët kjo ditë e arsimit, nëse nuk do merrnim kohë për të falënderuar të gjithë administratorët e shkollave, kopshteve e çerdheve të Tiranës. Jam këtu sot vërtet për t’ju parë në sy e për t’ju thënë faleminderit, sepse shumëkush e mori pak si një aventurë të pamundur konceptin e administratorit, si diçka të panjohur. U desh të sqaronim edhe prindërit dhe sot prindi, drejtuesi i shkollës, drejtuesi akademik dhe administratori, funksionojnë si një trekëndësh i pandarë,” -tha Veliaj.

Kryebashkiaku foli për këtë çështje duke thënë se është sigurim i investimeve të bëra. Skuadra e administratorëve është e rëndësishme për mirëmbajtjen dhe rregullin e shkollave.

“Sot edhe feedback-u që marrim nga prindërit është se investimet kanë duk. Më përpara bënim shumë punë, por kur nuk mirëmbaheshin, degjeneronte investimi menjëherë. Tani të gjithë sillemi si njerëz seriozë. Të gjithë kemi qenë në gjimnaz, të gjithë kemi bërë ndonjë zhgarravinë të vogël nëpër banka e jemi varur tek koshi e të gjithë kemi luajtur tek rrjeta, kështu që amortizimi është i natyrshëm, sidomos kur ke të bësh me të rinj që janë energjikë dhe që kanë shumë kontakt me ambientin. Por, unë besoj se vërtet është sikur kemi blerë siguracion për investimet tona. Ashtu siç blejmë siguracion për makinë, për t’i shtuar jetën e për t’u siguruar që çdo amortizim, defekt, apo aksident, menjëherë rikuperohet me skuadrën tonë të administratorëve,” argumentoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë e vuri theksin edhe te ambientet e reja sportive, veç atyre që janë shtuar për aktivitetet e brendshme shkollore duke u bërë sërish apel prindërve të regjistrojnë fëmijët në sport për një brez më të shëndetshëm./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Gjykata e Hagës anulon seancat për ish-krerët e UÇK-së për muajin nëntor dhe dhjetor
Rajoni

Gjykata e Hagës anulon seancat për ish-krerët e UÇK-së për muajin nëntor dhe dhjetor

20 Nëntor, 2025 11:56 am
Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i shtetit në Kosovë, Besim Kelmendi
Rajoni

Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i shtetit në Kosovë, Besim Kelmendi

20 Nëntor, 2025 11:50 am
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend

20 Nëntor, 2025 11:31 am
Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun
Kronikë

Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun

20 Nëntor, 2025 11:24 am
Trump miraton planin e paqes me 28 pika për të zgjidhur luftën në Ukrainë
Bota

Trump miraton planin e paqes me 28 pika për të zgjidhur luftën në Ukrainë

20 Nëntor, 2025 11:15 am
Australia ndalon rrjetet sociale për adoleshentët nën 16 vjeç
Bota

Australia ndalon rrjetet sociale për adoleshentët nën 16 vjeç

20 Nëntor, 2025 11:14 am
Rrezik nga prurjet në Mifol, Çako paralajmëron evakuime nëse lumi del nga shtrati
Aktualitet

Rrezik nga prurjet në Mifol, Çako paralajmëron evakuime nëse lumi del nga shtrati

20 Nëntor, 2025 11:01 am
Izraeli sulmon sërish Gazën, 28 të vrarë, mes tyre 9 fëmijë
Bota

Izraeli sulmon sërish Gazën, 28 të vrarë, mes tyre 9 fëmijë

20 Nëntor, 2025 10:15 am
Miratohet në parim me votat e PS buxheti dhe paketa fiskale, opozita kundër
Kryesore

Miratohet në parim me votat e PS buxheti dhe paketa fiskale, opozita kundër

20 Nëntor, 2025 9:26 am
Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve
Sport

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve

19 Nëntor, 2025 9:46 pm
Para
Rama dakord me Kim për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK:KLP të mos influencohet nga askush

Arrestimi i McGonigal në SHBA, Rama: Filloi gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e politikës

Arrestimi i McGonigal, Bardhi kërkesë SPAK: Hetoni Ramën,drejton një organizatë kriminale

Arrestimi i McGonigal, Bardhi kërkesë SPAK: Hetoni Ramën,drejton një organizatë kriminale

Gëlltiti një bateri, humb jetën 7-vjeçari në Zvicër

Gëlltiti një bateri, humb jetën 7-vjeçari në Zvicër

TE FUNDIT

Gjykata e Hagës anulon seancat për ish-krerët e UÇK-së për muajin nëntor dhe dhjetor

Gjykata e Hagës anulon seancat për ish-krerët e UÇK-së për muajin nëntor dhe dhjetor
20 Nëntor, 2025

Seancat gjyqësore për rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të gjithë të planifikuara për javët e...

Lexo më shumë

Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i shtetit në Kosovë, Besim Kelmendi

Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i shtetit në Kosovë, Besim Kelmendi
20 Nëntor, 2025

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) e ka shkarkuar të enjten Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit...

Lexo më shumë

Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend

Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
20 Nëntor, 2025

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar prurje të larta, rrëshqitje dherash dhe përmbytje në disa qarqe të vendit. Ministria...

Lexo më shumë

Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun

Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun
20 Nëntor, 2025

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme. Po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com