Ritmi i inflacionit në vend ka shënuar një ulje të lehtë gjatë muajit maj. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, ndryshimi vjetor i çmimeve për shpenzimet e konsumit është 2,3 %, ndërsa, krahasuar me një muaj më parë, çmimet janë ulur me 0,3 %.
Rritja më e madhe e çmimeve u regjistrua në grupin “Argëtim dhe kulturë”, me 8,4 %, pasuar nga pijet alkoolike dhe duhani me 3,6 %, si dhe restorantet dhe kafenetë me 3,1 %.
Ekspertët vlerësojnë se ulja mujore e çmimeve është ndikuar nga faktorë sezonalë, por inflacioni vjetor mbetet ende mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë.
Tv Klan