Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Infermieret pensioniste në punë, fituesit e portalit lihen rrugëve 

2024/04/05 at 9:29 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Infermieret pensioniste në punë, fituesit e portalit lihen rrugëve 

Nga portali “Infermierët për Shqipërinë” në Malësinë e Madhe, kanë dalë fitues 37 infermierë, që presin për një vend pune. Në Qendrën Shëndetësore të Tamarës ka dalë një vend vakant në 30 Mars 2024. Përveç këtij vendi, në këtë qendër janë dhe dy infermiere të cilat kanë mbushur moshën e pensionit, por vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë. 


Një vajzë i është drejtuar emisionit “Stop” duke thënë se është fituese në portal dhe pret një mundësi punësimi. 

“Unë kam mbaruar studimet për Infermieri të Përgjithshme. Në Shtator 2023 jam futur në portalin e Infermierit dhe së bashku me 35 studentë të tjerë presim për një vend vakant. Konkretisht, në qendrën shëndetësore të Tamarës janë 2 pensioniste rreth 70 vjeç që vazhdojnë të bëjnë punën e infermierit sepse drejtori dhe mjeku i asaj qendre shëndetësore i mban këto vende vakante peng për të mbuluar veten e tij që nuk paraqitet në punë. Tani së fundmi kanë shpallur një vend vakant në këtë qendër shëndetësore, por nuk kanë lajmëruar askënd, ende sot pas 1 muaji nga shpallja e vendit vakant. Na thonë që të mos largohemi nga Shqipëria, por nga ana tjetër nuk na japin mundësi që të punojmënë këtë vend”, shprehet denoncuesja. 

Por infermieret që kanë mbushur moshën, mbahen nga drejtuesi i qendrës, i cili nuk shfaqet në punë dhe mban zonjat në fjalë për ta mbuluar. 

Vetë infermieret pranojnë se kanë mbushur moshën e pensionit, por thonë se nuk ka se kush t’i zëvendësojë. 

Qytetari – Si jeni? 

Infermierja – Mirë! 

Qytetari – S’është doktori këtu? 

Infermierja – Urdhëro! 

Qytetari – Sa vjet ke ti në punë? 

Infermierja 1– Vetë kam, më 15 korrik bëj 47-vjet, që jam infermiere. 

Qytetari – Ti duhet të ishe në shtëpi, në pension, për qejf, ohoho! 

Infermierja 1– E kam plotësuar moshën po… 

Infermierja – Nuk vijnë, s’pranon kush me ardhë. 

Infermierja 1– Ne të dyja jemi tamam infermiere, që jemi këtu, të dyja. 

Qytetari – Po të dyja keni dalë në pension ju? 

Infermierja 1– Po të dyja, s’na zëvendëson kush. 

Vetë mjeku i qendrës shëndetësore në Kelmend nuk paraqitet dhe pranon se punën ia mbajnë 2 infermieret që do duhet të ishin në pension. 

Mjeku – Ouu. Për XXXXX jam unë më i interesuar! 

Qytetari – Po do ta rregullojmë? Si do ia bëjmë? 

Mjeku – Shiko tani! Kemi dy gjëra. Vetë janë interesuar njerëzit e pushtetit dhe personalisht, por mënyra e të marrit në punë, nuk varet nga unë. Unë nuk marr në punë, por unë, ne jemi lutur, që ajo të futet në punë. Kush është problematika? Problematika është, se nëpërmjet portalit, portal është nji i treti fjala vjen, do futet ai i treti në punë, pastaj futet i 30-i. 

Qytetari – Të pres takohemi dhe lart në fshat, o burrë, po ti s’s….para 

vjen atje, ça të bëj unë. 

Mjeku – S’para vij unë, po si atje në fshat do rri unë. Për mua më mirë një vend, që të mos vesh. Atje atë shërbim për mua e mbajnë ato dy plakat, që pe ti atje. Ato dy plakat, njëra 60-të vjeçe, tjetra 66-vjeçe, që po të mos kem ato unë, unë iki. 1 vit le të vijë në punë do ta mbajmë, se s’kemi tjetër, nuk marrim tjetër. Për dy javë, për një muaj maksimumi, 1 muaj do të jetë e sistemuar. Të thërras të paktën gjysmën. Kupton ti? 

Edhe pse nuk ka asnjë kërkesë, sërish sipas rregullit duhet që të shpallen vendet vakante. Në Njësinë vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, na u tha se është një vend i lirë në Tamarë. 

Qytetari – Si je? Interesohem për vendet e lira të punës për nusen. Ka dalë ndonjë? Interesohem për këtej nga zona e Tamarës.   

Punonjësi – Po, është një në zonën e Tamarës.  

Qytetari – Ai, që ka dalë në mars?  

Punonjësi – Është hala, është te vendet vakante. A e ke pa? Edhe mund të hysh aty te infermierët e Shqipërisë, aty e sheh vëndet vakante, që po i shof njitash. Është Kelmendi. Është Korab, Kelmendi. Vendi bosh është. 

Qytetari – Është vakant akoma, apo e kanë zënë?  

Punonjësi – Është vakant. Nuk është zënë hala. Hala s’është zënë, hala. Bosh është. Ekspertja për Kelmendin në Shkodër, te Elmira. Elmira Zefi është përgjegjësja aty. I thërrasin te burimet njerëzore, te Drejtoria,  te stadiumi, aty është. 

Në Drejtorinë Rajonale të Kujdesit Shëndetesor na premtuan se në pak ditë do të thirren të interesuarit për vendin vakant. 

Elmira Zefi – Ça kishe nevojë? 

Qytetari – Interesohem për një vend në Tamarë, infermiere për nusen. 

Elmira Zefi –Po ma thuj emrin e nuses! 

Qytetari – Po më thanë, që ka vend vakant. Janë zënë ato vendet, se kjo është e XX. 

Elmira Zefi –Në Kelmend. Po tashi ne do i thërrasim javës tjetër, do I thërrasim. Nusja jote të presi e-mailin edhe ditën, kur t’i njoftojmë, që të vijnë të paraqitet. 

Qytetari – Po ndonjë vend tjetër nuk ka atje? 

Elmira Zefi –Vend tjetër në Kelmend? Veç nji na kanë raportu. 

Qytetari – Është e XX, prandaj thashë mos nuk i vjen radha dhe… 

Elmira Zefi –Po s’e pranojnë asnji këto. Po i thërrasim të gjithë, meqë qënka XX e interesume. Mirë pra, pas deri të XX po bëj thirrjen për javën tjetër kismet. 

Qytetari – Se mos pranon ndonji nga ata para. 

Elmira Zefi – S’ma merr mendja. 

Qytetari – Edhe mos ka ndonjë vend tjetër, e kam fjalën. 

Elmira Zefi –Nuk e besoj ta pranoj kush Kelmendin. Ishallah e ka risk! 

Qytetari – Nuk ka vend tjetër bosh, desha… 

Elmira Zefi – Do lirohet ndonjë vend tjetër, se kam përshtypjen është një shkodrane aty, që është tu prit me u thirr për në Shkodër. Momentin, që kalon në Shkodër ajo, e liron prapë Kelmendin./tvklan.al 



Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Anëtar i bandës së “Babagjyshëve” dhe i dënuar me 30 vite burg, Fatmir Pjetri izolohet në regjimin 41 bis 

Anëtar i bandës së “Babagjyshëve” dhe i dënuar me 30 vite burg, Fatmir Pjetri izolohet në regjimin 41 bis 

Këto janë 5 shenjat më me fat për muajin Shkurt 

Horoskopi ditor, e shtunë 6 prill 2024 

Temperaturat arrijnë 33 gradë C, parashikimi i motit për sot në vendin tonë

Temperatura të larta me ndikim nga Afrika, njihuni me parashikimin e motit për sot 
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com