Është infektuar me COVID-19, Rudy Giuliani, avokati personal i presidentit të SHBA, Donald Trump.
Lajmi është dhënë nga vet Trump, i cili i uron shërim të shpejt avokatit të tij. “Bëhu mirë më shpejt Rudy, ne do të vazhdojmë”.-shkruan Trump.
Giuliani, 76 vjeç, ka udhëhequr sfidat ligjore të fushatës Trump për rezultatet e zgjedhjeve 2020, dhe është personi i fundit në rrethin e ngushtë të presidentit që është infektuar.
Presidenti dhe ekipi i tij janë kritikuar për shmangien e udhëzimeve të sigurisë, ndërsa Trump kaloi COVID-19 në muajin Tetor.
Aktualisht gati 14.6 milion njerëz janë infektuar me Covid-19 në SHBA, sipas Universitetit Johns Hopkins, dhe 281,234 njerëz kanë vdekur, shifrat më të larta se në çdo vend tjetër në botë./ Opinion.al