Presidenti aktuali i FIFA-s, Gianni Infantino ka konfirmuar ditën e sotme përsëri kandidaturën për një mandatë tjetër në krye të FIFA-s.
Lajmi është konfirmuar nga vetë Infantino, gjatë kongresit të FIFA-s, të mbledhur ditën e sotme për të vendosur dhe vendin se ku do të organizohet Botërori i vitit 2026.
Zgjedhjet e reja për president të FIFA-s do të mbahen vitin e ardhshëm në Paris.
Gianni Infantino zëvendësoi në shkurt të vitit 2016, Sepp Blatter, për shkak se ky i fundit ishte përfshirë në një skandal korrupsioni.