POGRADEC- Një incident është shënuar në orët e mëngjesit në Pogradec kur një 48-vjeçar ka tentuar të hyjë në ambientet e rezidencës qeveritare në lagjen nr 1 të qytetit. Siç thonë dëshmitarët në vendngjarje, shtetasi Fatos Afëzi, banues në fshatin Vërdovë-Pogradec mbante një thikë në dorë.
Gjatë ndërhyrjes së policëve për ta ndaluar, dy prej tyre kanë mbetur të lënduar në duar.
Nuk ka ende të dhëna mbi këtë person, arsyet që e shtynë drejt këtij veprimi. Pritet që policia të zbardhë ngjarjen.