Shtëpia e Bardhë është mbyllur këtë mbrëmje pasi është raportuar për të shtëna afër rezidencës presidenciale.
Mediat amerikane raportojnë se një person është qëlluar nga rojet në afërsi të Shtëpisë së Bardhë. Arsyet dhe gjendja e të qëlluarit nuk janë të qarta.
Në atë moment Presidenti nuk ishte në shtëpi.
Reporterët në Shtëpinë e Bardhë thanë nëpërmjet Tëitter se ishin urdhëruar të qëndronin në bodrumin e ndërtesës.
Policia dhe shërbimet sekret janë në vend të ngjarjes.
Mirëpo, ky nuk është rasti i vetëm që Shtëpia e Bardhë ka pas incidente të ngjashme.
Në vitin 2014, Omar Gonzalez një veteran i luftës në Irak, me një thikë në dorë, kërceu gardhin e Shtëpisë së Bardhë dhe vrapoi drejt ndërtesës.
Një burrë tjetër, Joseph Caputo kapërceu gardhin e Shtëpisë së Bardhë në Ditën e Falenderimeve vitin e shkuar.
Në vitin 2011, Oscar Ortega-Hernandez qëlloi me armë në Shtëpinë e Bardhë dhe u akuzua se tentoi të vriste Presidentin Obama apo ndonjë pjesëtar të stafit të tij.
Oscar H besoi se Perëndia i kishte dhënë atij një mision personal për të sulmuar Shtëpinë e Bardhë.