Tifozeria e Partizanit ka sulmuar autobusin e tifozerisë korçare duke i thyer 3 xhama.
Mbështetësit e demave të kuq i kishin zënë pritë tifozerisë korçare në vendparkimin e autobusëve, duke thyer xhamin e parë dhe dy anësorët.
Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar ndërkohë tifozët korçarë bëjnë të ditur se në vend parkimin e mjeteve të tifozerise korçare nuk ka patur prezencë të uniformave blu.